Lidhu me ne

Mix

Rose Hanbury, gruaja që po trondit pallatin mbretëror, rikthen thashethemet për lidhjen e saj me Princ William

Ish-modelja është në qendër të thashethemeve më të nxehta për flirtet e saj me trashëgimtarin e fronit britanik.

Rose Hanbury duket të jetë një person fatal për Princin William në të njëjtën mënyrë që Camilla ishte fatale për Charles. Emri i saj rikthehet, në intervale të rregullta, në lajmet dhe thashethemet për zonjën e pretenduar të Princit të Uellsit dhe se veset e saj në seks, shkaktojnë terror në Buckingham. Sot, ajo është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi pallati akuzohet se ka “sakrifikuar” Meghan për të mbuluar marrëdhënien “të papërshtatshme” të Rose Hanbury me Princin William.

Herën e parë, në prill 2019, pallati u trondit nga zbulimi i revistës “In Touch” se 35-vjeçarja e atëhershme Rose Hanbury kishte një lidhje me Princin e Uellsit, edhe pse Kate Middleton ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë. Princi Louis. Gjithçka u mohua.

Hera e dytë ishte këtë verë kur @Deuxmoi një llogari anonime në Instagram, e cila është e njohur për thashethemet e saj të pista për aristokracinë britanike, shkroi se “kjo lidhje jashtëmartesore në familjen mbretërore britanike është një sekret i hapur në Londër dhe një çështje diskutimi në çdo burim lajmesh. Në një festë të fundit mediatike, mësuam se arsyeja e vërtetë e tradhtisë është preferenca e princit për lodra të veçanta seksi”.

Postimi i djeshëm i Kathryn Whelan, një gazetare e Wall Street Journal, se pallati për të mbuluar marrëdhënien jashtëmartesore të Princit William me Rose Hanbury, e ktheu shtypin kundër Meghan Markle dhe e hodhi atë te “ujqërit” në mënyrë që për të mbuluar skandalin dhe për të mbrojtur Kate. Twitter hoqi llogarinë e gazetares dhe zhurma që pasoi ktheu vëmendjen në lidhjen e paligjshme të Princit William.

Sipas @Deuxmoi “Arsyeja e vërtetë e tradhtisë së William me Rose Hanbury është preferenca e princit për larmishmëri, pasi gruaja e tij ka ide konservatore. Sa i përket Kate, ajo nuk duket e shqetësuar dhe preferon që burri i saj të kthehet diku tjetër për të kënaqur nevojat e tij seksuale. Për sa kohë që gjërat nuk ndërlikohen emocionalisht”.

37-vjeçarja Rose Hanbury, para se të martohej me Markezin e Holmendeley në 2009, 23 vjet më i madh se ajo, një mik i ngushtë i Princit William, ishte një “kafshë feste” në qarqet e aristokracisë britanike.

Ajo ishte një modele për agjencinë Storm, kompania që bëri të famshme Kate Moss. Ajo dhe motra e saj Marina kishin pozuar me rroba banje përkrah ish-kryeministrit britanik Tony Blair në vitin 2005.

Ajo rrjedh nga një familje aristokrate, e cila ka qenë gjithmonë shumë e afërt me familjen mbretërore britanike. Gjyshja e saj, Lady Elizabeth Longman, ishte shoqe fëmijërie e Mbretëreshës Elizabeth dhe shoqëruese e nuses në dasmën e saj me Princin Philip.

Rose u përfol se ishte një nga nuset e mundshme të Princit William derisa erdhi Kate. Përfundimisht, ajo u martua me Markezin e Holmendeley dhe ata patën tre fëmijë së bashku. Çifti shpalli fejesën në vitin 2009, të nesërmen e dasmës u bë e ditur shtatzënia e saj. Sot ata kanë tre fëmijë, binjakët Alexander dhe Oliver dhe vajzën e tyre 4-vjeçare Lady Iris.

Kate dhe Rose, miqtë më të mirë u kthyen në armiq

Kate Middleton, e cila mbante një miqësi shumë të mirë me Rose Hanbury, duket se është në mosmarrëveshje me të tani. Përleshja e 40-vjeçares Kate me Rose ishte aq e madhe sa shkaktoi bujë dhe thashetheme në puset e Norfolk. Princesha e Uellsit u kërkoi hapur të gjithë të njohurve të izolonin markezët nga rrethi i tyre i miqve dhe diku aty filloi përplasja e madhe.

Kate dhe William kanë qenë fqinjë me Rose dhe David që nga viti 2014 kur ata u shpërngulën në zonë dhe njerëzit e afërt të tyre thonë se ishte Kate ajo që u ndje e kërcënuar nga Rose dhe humbi ndikimin e saj, duke e parë modelen e vjetër asnjëherë si rivale. Thashethemet se William dhe Kate po përgatiten të largohen përgjithmonë nga Norfolk mund të kenë ndezur zjarrin edhe një herë

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar21 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar21 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet21 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix22 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore22 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook