Lidhu me ne

Mix

Georgina Rodriguez i dhuron Cristiano Ronaldos një makinë “Rolls Royce” për Krishtlindje

Georgina Rodriguez i dhuron Cristiano Ronaldos një makinë "Rolls

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e ka trajtuar bashkëshortin e saj me një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, duke i blerë yllit portugez një makinë “Rolls Royce”.

37-vjeçari është aktualisht në bisedime me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, dhe thuhet se është afër marrëveshjes për një marrëveshje historike prej 175 milionë funtesh (198.8 milionë euro) në vit me palën saudite.

Megjithatë, mes bujës së nënshkrimit të një kontrate të re, Ronaldo është parë në Instagramin e tij duke kaluar kohë në shtëpi me familjen e tij dhe duke marrë disa dhurata shumë luksoze nga partnerja e tij që duket të jetë një “Rolls Royce” krejt e re, e cila mund të vlerësohet me një çmim mbi 250 mijë funte (284 mijë euro).

Georgina Rodriguez i dhuron Cristiano Ronaldos një makinë "Rolls

Ronaldo postoi dhuratën e tij të re në Instagram që ishte e mbështjellë me një fjongo të kuq. Familja e futbollistit u fotografua e ulur në makinë përkrah një burri të veshur si babadimri.

“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Ronaldo sipër imazhit që postoi në InstaStory për 523 milionë ndjekësit.

Kanë qenë disa muaj të vështirë për futbollistin, i cili pas acarimit të raporteve me Erik ten Hag në Manchester United këtë vit, u larguar nga klubi me pëlqim të përbashkët, pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan, ku ai pranoi se nuk kishte respekt për menaxherin holandez.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë udhëtoi më pas si pjesë e skuadrës portugeze për në Kupën e Botës 2022, ku u përplas përsëri me trajnerin e tij, Fernando Santos, pasi ai refuzoi ta inkuadronte gjatë turneut.

Portugalia që atëherë u eliminua nga gara në çerekfinale nga Maroku, pasi Ronaldo erdhi nga pankina për të pasur pak ndikim në lojë, përpara se të largohej nga fusha i përlotur në atë që mund të jetë Kupa e tij e fundit Botërore.

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook