Lidhu me ne

Mix

Evropë apo Europë? Cila është e saktë ?

Evropë apo Europë?

Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë? Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim!

Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”. Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor.  Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizion etj. 

Pra, ngërçi për trajtimin e dyzuar të kësaj fjale lind, sepse:

a) së pari, në “Drejtshkrimin” dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe” të Akademisë së Shkencave (2006) kemi trajtat me “ev”: Evropë, evropian, evropianizoj, evropianizim, evropianolindor, evropianoperëndimor. Mirëpo në po të njëjtin fjalor kemi me “eu” fjalët: euro, euroatlantik; Euroazi, eurodeputet, eurolindor, europarlamentar, europerëndimor, Eurovizion, eurokomunizëm etj. Te ky fjalor gjendjen 6 fjalë me temë me grupin “ev” dhe 13 fjalë të tjera më të reja, me po këtë temë, por në këtë rast me grupin “eu”.

b) së dyti, sot në shtyp, në dokumente zyrtare etj., janë mbizotëruese trajtat me “eu”, ashtu siç këto trajta janë mbizotëruese edhe në “Fjalorin” e Akademisë së Shkencave (pra kemi 13 fjalë me grupin “eu”). Praktika e shkrimit të fjalës Europë dhe e të gjitha fjalëve të tjera, ku ajo hyn si element përbërës, sot e ka zëvendësuar formën e vjetër greko-sllave me “ev” me formën e gjuhëve perëndimore me “eu”. 

Edhe pse nuk është gabim të përdoren trajtat me grupin “ev”, derisa Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe të rishikohet, vetë zhvillimi dhe praktika e gjuhës shqipe sot për përdorimin e kësaj fjale kanë dhënë përgjigjen e vet, që duhet të jetë forma me “eu”. Pra, Europë, europian, europianizoj, europianizim, europianolindorët. 

Përgatiti: Emil Lafe; Sevi Agolli

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook