Lidhu me ne

Mix

Çfarë i bën depresioni trupit – Si t’i dalloni shenjat e vazhdueshme

Kur përshkrujmë depresionin frazat që përdoren zakonisht kanë cilësime fizike apo pasoja direkte në trup.

Këtu përmendet lodhja, pagjumësia ose gjumi i tepërt, dhimbjet e zemrës e një sërë pasojash të tjera tërësisht fizike.

Duke qenë një gjendje me simptoma kaq reale në organizëm, depresioni padyshim që ka dhe efektet e tij afatgjata po aty.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju rendisim disa prej tyre që sipas ekspertëve e ndikojnë më së shumti trupin.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës dhe tensioni i vazhdueshëm shpesh shoqërohen me depresion.

Mund të ndjeni një pulsimi të vogël në mes të vetullave, pas veshit apo në zonën e qafës për të kuptuar se jeni nën tension.

Sëmundje të tjera të kokës si migrena shoqërohen gjithashtu me depresion.

Gjithësesi ka një dyshim nëse depresioni po j’ua shkakton migrenën apo migrena depresionin

Lodhja

Shumë njerëz në depresion raportojnë se ndiejnë një lloj lodhjeje të vazhdueshme.

Kjo pavarësisht se sa po flenë apo po pushojnë, një ndjenjë lodhje e lehtë apo e fortë është gjithë prezente.

Kjo lloj lodhje lidhet me mungesën e përqëndrimit dhe humbjen e fuqive papritur.

Dhimbje stomaku

Ka kaq shumë arsye përse mund të jeni duke përjetuar dhimbje stomaku sa mund të mos e lidhni fare me depresionin, por edhe ai është një shkak.

Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes trurit dhe zorrëve, që do të thotë depresioni dhe ankthi mund të jenë fajtor për dhimbjet e stomakut.

Sipas Universitetit të Harvardit, truri ka një efekt të drejtpërdrejtë në stomak dhe mund të shkaktojë dhimbje fare lehtë po ashtu edhe anasjelltas.

 Dhimbjet e shpinës

Dhimbja e shpinës ose një ndjenjë e përgjithshme e shimbje që duket se ndodh pa shkak mund të jetë një shenjë domethënëse që depresioni po shkakton në trupin tuaj

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis dhimbjeve të shpinës dhe depresionit.

Ekspertët thonë se  dhimbja e vazhdueshme e shpinës rrit rrezikun e depresionit dhe njerëzit që jetojnë me depresion kanë 60% më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje shpine.

Problemet me shikimin

Ndër problemet e para që vihen re dhe kurrësesi nuk mund të injorohen.

Turbullimi i shikimit është një nga shenjat që depresioni po shkakton në trupin tuaj.

Duke qenë në stres dhe nën tension të vazhdueshëm jeni shumë më të rrezikuar nga humbja e shikimit.

Ky rrezik rritet sa më shumë që të kalojë mosha veçanërisht nëse vuani nga depresioni.

Shenja të tjera

Probeleme të tjera fizike që mund të jetë duke j’ua shkaktuar depresioni në fshehtësi është dobësimi i imunitetit, ndryshimet në peshë apo në oreks, problemet me tretjen apo me gjumin.

Të gjitha këto janë shenja të qarta se depresioni po ju ndikon fizikisht duke dëmtuar organizmin në mënyrë të vazhdueshme./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook