Lidhu me ne

Radar

India bëhet këtë vit vendi me popullsinë më të madhe në botë

Një foshnje e lindur këtë vit do të ketë mundësinë ta shohë Indinë në krye të vendeve me popullsinë më të madhe në botë.

Disa ekspertë thonë se kjo mund të ketë ndodhur tashmë pasi Kina raportoi ditë më parë se numri i popullsisë së saj është pakësuar.

Zëri i Amerikës bisedoi me Drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit të Popullsisë së Indisë, Poonam Muttreja.

“Nuk është e papritur. E dinim që do ta tejkalojmë popullsinë e Kinës në vitin 2027. Por për shkak të përshpejtimit të rënies së popullsisë së Kinës, kjo ndodhi më herët”.

Sikurse Kina, edhe India ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh. Por tejkalimi nga India nuk është vetëm një shifër, por një ndryshim tejet i rëndësishëm demografik.

Në dallim nga popullsia e Kinës në rënie dhe që po plaket, gati gjysma e Indisë është nën moshën 25 vjeç. Kjo grupmoshë përbën një treg të madh që mund të tërheqë investime globale, nga ku mund të dalin një numër i madh talentesh, në një kohë kur popullsitë e shumë vendeve të botës po plaken.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës S.Y. Quraishi, ish-komisioner zgjedhor dhe autor i librit ‘Miti i Popullsisë’, thotë se India është treg gjigand.

“Jemi një treg i madh nga ana e konsumit dhe furnizuesit më të mëdhenj të fuqisë punëtore të trajnuar”.

Por shifrat gjithashtu janë problematike, pasi popullsia e Indisë në moshë pune pritet të arrijë 1 miliard deri në vitin 2030. Një shqetësim për të rinjtë në një vend që përballet me shifra të larta papunësie.

“Më shumë njerëz, më pak vende pune, më shumë konkurrencë, ndaj nuk është e lehtë të gjesh punë”, thotë studenti Anmol Jain.

Të tjerët thonë se të rinjtë përfaqësojnë dinamizëm dhe mundësi.

“Mendjet e reja kanë më shumë ide. Sipërmarrja është zgjidhja. Padyshim që të rinj si unë nuk kanë kapital, por nëse kemi ide ne mund t’ia dalim”, thotë studenti Aaren Gulia.

Për të arritur këtë, ekspertët theksojnë nevojën që politikëbërësit të përmirësojnë qasjen në arsim cilësor. Vetëm rreth 5% e fuqisë punëtore të vendit është e trajnuar.

“Ka dy rrugë. Njëra është aftësimi i brezit të ri, tjetra është përmirësimi i aftësive të atyre që nuk kanë aftësi të larta për të qenë plotësisht produktiv… në të kundërt do të krijonte një konflikt social, me shumë të rinjë të papunë, të zemëruar dhe të pakënaqur”, thotë Poonam Muttreja me Fondacionin e Popullsisë së Indisë.

Studentët si Ishita Sud, gjithashtu duan të përgatiten më mirë për të përfituar nga ekonomia në rritje.

“Të na përgatisin me aftësitë e duhura, pasi ato që tani mësojmë në kolegj nuk janë shumë të rëndësishme për të ardhmen”.

India ka një hapësirë të ngushtë për të përfituar ekonomikisht nga popullsia e saj e re. Ndërsa kjo grupmoshë do të vazhdojë të rritet për 30 vitet e ardhshme, gratë kanë filluar të kenë më pak fëmijë ndërsa shtohet qasja në arsim dhe rriten të ardhurat. Kjo nënkupton se popullsia e Indisë, ashtu sikurse në Kinë, do të fillojë të plaket më shpejt.

/VOA

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook