Lidhu me ne

Mix

Dieta mesdhetare shpallet “Dieta më e mirë për vitin 2023”

Dieta mesdhetare shpallet "Dieta më e mirë për vitin

Për të gjashtin vit radhazi, dieta mesdhetare fiton vendin e parë si dieta më e mirë. Këtë studim e zhvilloi “US News & World Report” së bashku me një panel ekspertësh mjekësorë të specializuar për sëmundje si diabeti, shëndeti i zemrës dhe i trurit. Sipas tyre kjo lloj diete është e lehtë të ndiqet dhe promovon një stil jetese të shëndetshëm krahasuar me dieta të tjera, pasi përbëhet nga fruta, perime, drithëra, fasule, arra, ushqime deti, yndyra të pangopura dhe nga vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi dhe sheqeri konsumohen vetëm në raste të veçanta. Mishi i kuq përdoret me masë, ndërsa vezët, qumështi dhe mishi i pulës hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietat tradicionale perëndimore.

Mjekët treguan se regjimi në fjalë ka një ndikim pozitiv në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe diabetit të tipit 2 dhe parandalon rrezikun për demencë dhe kancer gjiri. Gjithashtu, ajo mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e simptomave të ankthit dhe depresionit si dhe është një aleat i rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës. Një tjetër përfitim qëndron në faktin se kjo lloj diete nuk është shumë e kushtueshme dhe vlen për çdo pjestar të familjes pavarësisht historisë me shëndetin, moshës dhe peshës. Për më tepër, është e rëndësishme të përmendet se ky regjim inkurajon konsumimin e moderuar të yndyrave të shëndetshme dhe ul konsumimin e yndyrnave të pashëndetshme siç janë yndyrnat e ngopura.

Çfarë janë yndyrnat e ngopura dhe të pangopura?

Yndyrnat e ngopura përfshijnë gjalpin, vajin e kokosit dhe produktet e qumështit. Në dietën mesdhetare ato duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar. Ndërkohë yndyrnat e pangopura përfshijnë vajrat bimorë, frutat e thata, farat dhe peshkun. Studime të shumta tregojnë se ato ndihmojnë me humbjen e peshës.

A mund të dobësohemi nëse ndjekim këtë dietë?

Ajo është shumë efektive për të rënë nga pesha, por është e nevojshme të bëni zgjedhje të mençura dhe t’i kushtoni vëmendje madhësisë së porcioneve. Një dietë tradicionale mesdhetare përbëhet nga 40% karbohidrate, 40% yndyra dhe rreth 20% proteina.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix19 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix19 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix20 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix20 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix20 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix20 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix20 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix20 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix20 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook