Lidhu me ne

Mix

Kur është koha më e mirë për të ngrënë darkë? Çfarë duhet të dini

Kur është koha më e mirë për të ngrënë

Si fillim le të bëjmë të qartë diçka: nuk ka një orë fikse që u përshtatet njësoj të gjithë njerëzve. Pse? Sepse çdo situatë varet nga faktorë të ndryshëm, stili i jetesës, puna që bëni, nevojat që ka trupi juaj për vlerat ushqimore, problemet shëndetësore etj. Pra, thënë në një përgjigje më të shkurtër: koha për të ngrënë darkë varet nga çdo person.

Vanessa Rissetto, dietologe, shpjegon se faktorë të ndryshëm si mosha dhe stili i jetesës ndikojnë në gjetjen e kohës ideale për të ngrënë vaktin e fundit të ditës. “Nëse punoni me turne, pra kur të tjerët flenë ju duhet të jeni punë, ora për të ngrënë është e ndryshme. Si rregull, unë rekomandoj të hani nga pak çdo tre deri në katër orë,” thotë Risetto.ADVERTISING

Studimet tregojnë se ngrënia ndërmjet orës 17:00 dhe 7 pasdite është e dobishme për shëndetin, por nëse ky orar nuk përputhet me stilin e jetesës të paktën sigurohuni që të mos hani tre deri katër orë para gjumit.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë

Si të gjeni orarin e duhur të darkës për ju

Më e rëndësishme se koha është të bëni zgjedhje të shëndetshme në atë se çfarë konsumoni. Të kesh një darkë të shëndetshme ka shumë përfitime, duke përfshirë nivelin e qëndrueshëm të sheqerit në gjak, ruajtjen e peshës dhe përmirësimin e gjumit.

Ngrënia e një darke më herët mund të sjell përfitime te personat që kanë probleme me tretjen apo shëndetin në përgjithësi.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë

McKenzie Caldwell, një tjetër dietologe dhe eksperte ushqimore për PCOS, thotë se personat me refluks acidi ose urth kronik duhet të hanë darkë herët që ta lejojnë ushqimin të tretet plotësisht para se të bien në gjumë. Ata me diabet mund të kenë rezultate më të mira të glukozës në gjak nëse hanë tre deri në katër orë para gjumit.

E rëndësishme është edhe që të dëgjoni trupin tuaj!

Ushqimet që duhen shmangur para gjumit

Pavarësisht orës kur hani darkë, ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangni nëse doni të flini mirë dhe të kujdeseni për shëndetin në përgjithësi. Ushqimet e yndyrshme marrin shumë kohë për t’u tretur dhe mund të rëndojnë stomakun nëse hahen vonë. Kjo sjell edhe probleme me cilësinë e gjumit. Ushqimet me shumë kafeinë njëherësh prishin gjumin, ndaj mundohuni të hani shëndetshëm dhe në një orar të përshtatshëm nëse doni të shmangni problemet me refluksin apo gjumin e keq.

Burimi: Vogue

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook