Lidhu me ne

Mix

Pse nuk festohet viti i ri në islam ?

Shkruan: Dr. Musa Musai

Viti i Ri ka të bëjë direkt me kulturën dhe traditën e krishterë, ku përfshihen katolikë dhe ortodoksë.


Secili popull ka festat e tij dhe është e drejtë e tij që t’i nderojë dhe t’i festojë këto festa fetare, ose jo fetare.


Muslimanët nuk i lidh asgjë me këtë festë për arsyen e thjeshtë se, si theksuam edhe më lart, ajo është një festë e pastër fetare e krishterë.


Thuhet se ka të bëjë me mbarimin dhe fillimin e një viti tjetër, arsyetim ky krejt absurd, sepse nuk ka motiv që të festohet largimi i një viti dhe ardhja e një viti tjetër.

Eshtë pikërisht kjo pseudofestë që sjell pasoja të rënda per popullin, sepse ka përdhunime nga pirja e pijeve alkoolike të shoqëruara shumë herë me përplasje dhe plagosje ose vrasje, në grumbullimet masive që bëhen nga grupe të rijsh dhe të rejash që festojnë të droguar dhe të alkoolizuar në hapësira ku kontrolli i tyre është i pamundur nga se ata janë në gjendje të dehur dhe të droguar, veprime këto që morali islam nuk i pranon.

Muslimani në familje duhet të ketë kujdes që mos të edukojë fëmijët më dëshirën për të festuar Vitin e Ri por t’u spjegojë fëmijëve të vet se muslimanët kanë festat e Bajramit, të Ramazanit dhe festa të tjera islame , kurse ata duhet të jënë të bindur se Viti i Ri nuk është festë muslimane.Sidomos, duhet ta dijë secili musliman se pema e Vitit te Ri është pema e Krishtëlindjeve dhe nuk egziston pema e vitit të Ri.

Muslimani nuk duhet të vendosë pemën e Vitit të Ri në shtëpinë e vet, sepse ai me këtë veprim është bërë pjesë e festës së Krishtëlindjeve.Pema e Vitit të Ri nuk duhet të vendoset në shtëpinë e muslimanit ‘’as për t’u bërë qëjfin fëmijve’’ sepse ne e kemi të ndalur të imitojmë jomuslimanët dhe festat e tyre.Në Kuranin Famëlartë,

Allahu i Madhërueshëm thotë:


‘Në se i bindesh shumicës mohuse në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut…..’’ Një popull që lë kulturën dhe identitetin e tij dhe imiton një popull dhe një identitet tjetër , ai shumë shpejt do ta humbasë kulturën dhe identitetin e tij.

Muslimani nuk duhet të nderojë dhe të festojë festa që shkelin normat e moralit islam dhe nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe fenë islame.Profeti Ynë i Nderuar na ka parositur:’’Kush përpiqet që t’i ngjasojë në mendim , jetesë, veprim etj. një populli tjetër, ai është bërë si ata’’.

Muslimani nuk duhet të harrojë se, duke u zhytur në qejfet e kësaj bote dhe duke harruar Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e tij, ai do të jetë i privuar dhe larg mëshirës së Allahut xh.sh . Të shpëtuar dhe miq të Allahut xh.sh. janë vetëm ata që ndjekin rrugën dhe urdhërat e Tij dhe synetin e Profetit tonë të nderuar , Muhamedit a.s.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook