Lidhu me ne

Mix

Pse foshnjat qajnë në avion?

Nëse jeni prind i vuajtur ose një pasagjer “i pafat” që ulet në një rresht me një prind që ka një foshnjë që s’pushon së qari, nuk është kurrë kënaqësi. Thuajse të gjithë kemi qenë në një situatë të ngjashme. Kjo pasi kur avioni ngrihet ose ulet, fëmija ka ndjesinë e frikshme kur veshët i buçasin dhe një qaravitje që kthehet në klithma të qarash mbush kabinën e avionit.

Ka shumë arsye që një fëmijë mund të qajë në një aeroplan. Ndjenjat e sikletit, lodhjes, urisë, vetmisë, mërzisë, zemërimit, dhimbjes dhe trazirave të përgjithshme janë të gjitha të shprehura nga të qarat dhe lotët. Megjithatë, ekziston një bindje e përgjithshme se presioni i shkaktuar nga fluturimi në lartësi është veçanërisht i vështirë për t’u përballuar për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ekziston një dallim thelbësor anatomik në mes të veshëve të të rriturve dhe atyre të fëmijëve.

Prandaj një nga arsyet kryesore që foshnjat qajnë në avion është se ato nuk mund të barazojnë presionin në veshin e mesëm, pasi tubi Eustachian tek të vegjlit nuk funksionon përgjithësisht si tek një i rritur.

Si të veprojmë kur na bllokohen veshët në avion?

Tubi Eustachian është një kanal që lidh veshin e mesëm me nazofaringun – fytin e sipërm dhe pjesën e prapme të zgavrës së hundës. Në thelb, ky tub kontrollon presionin brenda veshit të mesëm, duke e bërë atë të barabartë me presionin e ajrit jashtë trupit. Tubi Eustachian mbetet i mbyllur shumicën e kohës, duke u hapur vetëm për aktivitete të tilla si gërhijtja, gëlltitja dhe përtypja, e cila lejon ajrin të kalojë në mes të veshit të mesëm dhe nazofaringit. Kur presioni atmosferik ndryshon me shpejtësi, shkakton një ndjenjë të papritur të bllokimit në vesh (si gjatë udhëtimit në aeroplan), dhe shumica e të rriturve gëlltiten qëllimisht për të hapur tubin dhe për të barazuar presionin brenda veshit të mesëm.

Presioni është veçanërisht problematik gjatë uljes së avionit, pasi barazimi është më i vështirë duke shkuar nga një presion i ulët atmosferik në një relativisht më të lartë, gjë që ndodh kur avioni zbret në pistë.

Problemi mund të ndodhë në ngritje, por mënyra se si funksionon tubi do të thotë se është më e lehtë të përshtatet nga një presion më i lartë atmosferik në një presion më të ulët.

Gjithsesi, ka disa mënyra për të minimizuar këtë problem. Një mënyrë e mirë për të balancuar diferencën e presionit në veshin e mesëm është përmes të ashtuquajturës manovrës Valsalva, domethënë të kapni hundën dhe të merrni frymë e pastaj ta mbani. Kjo nuk mund të ndodhë tek fëmijët.

Ajo që mund të bëni është së pari të siguroheni se fëmija juaj është i zgjuar në momentin që ngrihet apo ulet avioni, të vini fëmijën në gji ose me biberon në momentin që kjo ndodh ose të shmangni fluturimet në rastet kur fëmija juaj vuan nga ndonjë infeksion i traktit të sipërm të frymëmarrjes.

Një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në zbutjen e efekteve të presionit në vesh për të rriturit është të futni sa më shumë ajër të jetë e mundur në vesh nëpërmjet gëlltitjes. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e lehtë kur flasim për një 1 vjeçar.

Tek foshnjat mund që gjatë kësaj kohe t’i jepni një çamçakëz të ëmbël, ose për të pirë në mënyrë që të gëlltitet dhe të futet kështu ajër në vesh. Megjithatë, sigurohuni që zakonisht dhimbja është vetëm e përkohshme. Kjo nuk shkakton probleme të përhershme dhe ka shumë gjasa që dhimbja zbutet pak minuta më pas, pasi tubi Eustachian të hapet për të lejuar që presioni i ajrit të barazohet në të dyja anët e veshit.

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix24 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix24 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix24 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix24 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix24 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix1 ditë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 ditë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar1 ditë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook