Lidhu me ne

Mix

“Nuk ngelesh shtatzënë gjatë periodave”, 5 mitet për menstruacionet që nuk duhet t’jua vini veshin

I përjeton thuajse gjysma e popullsisë së botës, por shumë njerëz akoma nuk dinë shumë gjëra rreth menstruacioneve.

Dhe kur themi shumë njerëz, nuk e kemi fjalën vetëm për meshkujt por edhe për ato që kanë lindur, të cilat shpesh besojnë shumë mite që nuk ekzistojnë.Në disa vende dhe kultura, gratë konsiderohen si të “pista” gjatë kohës që janë me perioda.

Por në të vërtetë organi gjenital femëror është një “makinë” që vetë-pastrohet. Gjatë një muaji një veshje e brendshme në mitrën tonë bëhet më e trashë se zakonisht për t’u përgatitur për fekondimin e vezës në rast se kemi ngelur shtatzënë. Nëse veza nuk pllenohet, kjo shtresë e brendshme do të derdhet për t’i lënë vendin një shtrese tjetër.

Pra, jo, periodat nuk janë të pista apo të papastra, por ato janë jetëdhënëse. Më poshtë ju tregojmë 5 mite rreth periodave që ju bëjnë më shumë dëm sesa ju shërbejnë.

1.Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë gjatë periodave. Nuk ndodh shpesh por sigurisht që mund të ngeleni shtatzënë gjatë periodave. Fertiliteti ynë ulet dhe rritet në ditë të ndryshme të muajit dhe java e menstruacioneve nënkupton që ne jemi më pak fertile se çdo ditë tjetër të muajit- por kjo nuk do të thotë që s’mund të mbetemi shtatzënë. Gjithçka varet dhe nga sa zgjat cikli juaj mujor. Kulmi i pjellorisë zakonisht ndodh 12 deri 16 ditë para fillimit të ciklit tjetër (para se të vijnë menstruacionet), sepse në këtë kohë vezoret prodhojnë dhe lëshojnë vezë të freskëta. Nëse cikli juaj është mjaft i shkurtër (21 ditë, për shembull), atëherë kjo do të përshpejtojë ovulimin tuaj. Dhe mos harroni se spermatozoidi mund të mbijetojë brenda traktit gjenital deri në pesë ditë.

2.Periodat e grave sinkronizohen me njëra-tjetrën

Sa herë keni dëgjuar se ne të gjitha fillojmë të sinkronizojmë periodat nëse kalojmë mjaft kohë me njëra-tjetrën? Po, ndoshta është një mit.Teoria e “sinkronizimit të periodave” së pari u shfaq si një ide shkencore në një artikull të botuar në vitin 1971. Artikulli argumentonte se nëse gratë jetonin afër njëra-tjetrës, ato do të nisnin të shikonin periodat e tyre shumë të afërta. Por shkencëtarët kanë hedhur sërish dyshime mbi këtë zbulim. Asnjë studim i mëvonshëm nuk ka përsëritur këtë rezultat dhe një studim tjetër i vitit 2006 citonte se nuk ka “asnjë dëshmi bindëse për ekzistencën e këtij fenomeni”.Shkencëtarët morën 36 femra që jetonin dyshe dhe 63 femra të cilat jetonin si 3 pjesëtare në të njëjtin ambient për një periudhë kohore prej pesë muajsh, në konviktet polake.Ata arritën në përfundimin se “sinkronizimi menstrual nuk ekziston” dhe se “këto rezultate ofrojnë dëshmi të mëtejshme se gratë nuk sinkronizojnë ciklet e tyre menstruale”.

3.Tamponi mund të humbasë.

Vagina është si një “bllok i mbyllur” – që do të thotë se kanali juaj vaginal është deri në 12.7 cm i gjatë. Nuk ka asnjë mënyrë që të humbasë diçka aty brenda dhe kjo është gjë e mirë, pasi askush nuk do objekte të huaja të “udhëtojnë” nëpër qafën e mitrës. Por kjo gjithashtu do të thotë se diçka që futet mund të dalë shumë lehtë, dhe një tampon mund të fillojë të lëvizë. Ndryshe nga një rrjedhje menstruale që funksionon duke krijuar një efekt thithës ndaj mureve vaginale, tamponat mbështeten vetëm në muskujt tuaj vaginalë për të qëndruar aty. Nëse nuk keni një bazë të fortë pelvike, mund të keni rrezik që tamponat të largohen. Dhe nëse keni pasur një fëmijë, legeni pelvik ka shumë gjasa që të jetë dobësuar.

4.Është e rrezikshme nëse i kaloni periodat.

Kohët e fundit u zbulua se nuk është e domosdoshme që gratë të kenë perioda çdo muaj dhe se është krejtësisht e sigurt nëse përdorni tableta për t’i shtyrë ato.Fakulteti i Shëndetësisë Seksuale dhe Riprodhuese në U.K. nxorri udhëzime të reja mbi kontracepsionin hormonal të kombinuar, duke thënë se nuk kishte dëme shëndetësore nëse bëni një muaj pushim. Pra nëse keni shumë perioda ose ju vijnë me dhimbje mendoni se mund t’I kaloni ndonjëherë duke pirë kokrra.

5.Nuk duhet të laheni kur jeni me perioda. 

Shumë njerëz e mendojnë dhe e thonë këtë, sidomos nënat dhe gjyshet tona, me argumentin se uji i nxehtë stimulon gjakderdhjen. Por përkundrazi, uji i nxehtë mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve dhe tensionit muskulor. Pra nuk ekziston një arsye përse të mos bëni dush, madje përkundrazi ai do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Por kujdes mos përdorni produkte të forta për kujdesin intim pasi mund të prishin bilancin e pehashit në pjesët tuaja intime duke çuar në infeksion. Banja e nxehtë mund të ndihmojnë gjithashtu për të zvogëluar inflamacionin dhe për të lehtësuar depresionin.

MË TEPËR

Mix7 minuta më herët

Tri arsye shëndetësore pse duhet të largoni peshën e tepërt nga beli

Foto ilustruese Fatkeqësisht shëndeti i tepërt te barku nuk është vetëm një problem që i përket pamjes. Mjekët e konsiderojnë...

Radar15 minuta më herët

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico qëllohet me armë – Video

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. Kryeministri Fico u qëllua pas një takimi të qeverisë në Handlova,...

Mix17 minuta më herët

Cindy Crawford: Çfarë prisja të dëgjoja nga nëna pasi më vdiq vëllai

E ftuar në podcast-in e Kelly Corrigan Wonders, supermodelja Cindy Crawford foli për një nga humbjet më të mëdha në...

Mix20 minuta më herët

16 gra akuzojnë për ngacmim seksual iluzionistin e famshëm David Copperfield

Magjistari i famshëm amerikan David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga vitet...

Mix23 minuta më herët

Sophie Turner flet për kritikat se nuk është një nënë e mirë

Sophie Turner, në një intervistë për kopertinën e British Vogue, foli për herë të parë mbi mënyrën se si mediat...

Mix26 minuta më herët

Pas 10 viteve karrierë, Bella Hadid tërhiqet nga modelingu dhe ka një arsye të rëndësishme

Pas 10 vitesh karrierë në pasarelë, si imazhi i shtëpive më të mëdha të modës, modelja e njohur Bella Hadid ka...

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Facebook