Lidhu me ne

Mix

E vërteta për kafeinën. Si ndikon në të vërtetë kafeja tek ne?

E vërteta për kafeinën. Si ndikon në të

Kafeja është një nga pijet më të përhapura në planet. Ne pimë rreth 2 miliardë filxhanë kafe në ditë.

Por çfarë shkakton në të vërtetë kafeina?

Ne të gjithë priremi nga ideja se kafeina na ndihmon të zgjohemi në mëngjes, por a e dini se sa filxhanë mund të pini në mënyrë të sigurt?

Sa shpejt vepron kafeja?

Efektet mund të fillojnë që në gllënjkën e parë.

Thjesht aroma e kafesë mund të përmirësojë kujtesën dhe të stimulojë vigjilencën, sipas një studimi të vitit 2019.

Një studim i vitit 2008 zbuloi se efektet e një filxhani kafeje mund të ndodhin vetëm 10 minuta pas gëlltitjes. Ai tha se përqendrimi maksimal i kafeinës në gjak ndodhi pas 45 minutash.

A mund të rrisë vërtet performancën sportive?

Sigurisht që mundet. Një studim i vitit 2020 i çiklistëve amatorë zbuloi se kafeja përmirësoi performancën me një mesatare prej 1.7%, gjë që mund të bëjë një ndryshim të madh. Megjithatë, nivelet e kafeinës ndryshojnë, kështu që disa ekspertë rekomandojnë marrjen e saj në formë pilule për të kontrolluar masën e saktë.

Si më zgjon kafeja?

Kafeina vepron si një stimulues i sistemit nervor qendror, duke ju bërë më vigjilent dhe më të fokusuar, por potencialisht më nervoz dhe në ankth. Ndërsa adenozina zakonisht lidhet me receptorët e trupit dhe nxit gjumin, kafeina mund të mashtrojë qelizat nervore për të nxitur vigjilencën.

Deri në çfarë ore mund të pi gjatë ditës?

Ekspertët thonë se nëse e konsumoni ekspresin tuaj të fundit në orën 16:00, gjysma e kafeinës është ende në organizmin tuaj deri në orën 22:00.

Për ata që kanë probleme me gjumin nëse konsumojnë kafeinë rekomandohet që filxhani i fundit të mos pihet pas orës 14:00 ose 15:00.

A është mirë për mua?

Këtu shkenca bëhet më pak e qartë, me një sërë gjetjesh nëpër studime të ndryshme. Një nga rishikimet më të mëdha në 2017 zbuloi se pirja e kafesë është ‘përgjithësisht e sigurt brenda niveleve të zakonshme të marrjes dhe se ka ‘më shumë gjasa të jetë e shëndetshme sesa e dëmshme. Një tjetër studim nga i njëjti vit sugjeroi një ulje të mundshme të rrezikut të disa formave të kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjes së Parkinsonit dhe diabetit të tipit 2 me konsumimin e kafes.

Çfarë thonë ekspertët?

Disa sugjerojnë se marrja e tepërt e kafesë mund të lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit, ose problemeve të zemrës, ndërsa të tjerë thonë se disa filxhanë në ditë janë ok.

Kafeja mund të ndihmojë në djegien e yndyrës, por është më efektive në lidhje me stërvitjen. Pra, të kesh një filxhan të shpejtë para stërvitjes në mëngjes, bën më shumë sesa thjesht të të japë një nxitje energjie.

Të vazhdoj të pi kafe? Çfarë duhet të bej?

• Deri në tre filxhanë në ditë është ndoshta mirë.

• Studimet sugjerojnë se kafeja e filtruar përmes letrës mund të jetë më e shëndetshme se filtrat metalikë ose pa filtër fare.

Pjekjet e errëta kanë nivele më të ulëta të kafeinës, kështu që janë të mira nëse po përpiqeni ta ulni atë.

Pjekjet më të lehta kanë më shumë kafeinë, por edhe nivele më të larta të antioksidantëve dhe komponimeve anti-inflamatore.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix20 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix20 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix20 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix20 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix20 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar21 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport21 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix21 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix21 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook