Lidhu me ne

Radar

Berisha: PD në pushtet do të dyfishojë rrogat për mësuesit, do të dyfishojë buxhetin për Arsimin

Berisha: PD në pushtet do të dyfishojë rrogat për mësuesit, do të dyfishojë buxhetin për Arsimin

Berisha: PD në pushtet do të dyfishojë rrogat për mësuesit, do të dyfishojë buxhetin për Arsimin

Fjala e plotë e kreut të PD, Sali Berisha, me mësuesit në festën e 7 Marsit.

Të dashur mësuese, mësues, pedagoge, pedagogë të mbledhur për të nderuar një figurë qendrore kombëtare, për të nderuar mësuesit dhe mësuesin të cilët kanë rolin më thelbësor në formimin e këtij kombi, si një komb i dijshëm dhe i qytetëruar.

Shoqëria ka shumë profesione, por profesioni i mësuesit është më i afërti, më shëmbëllyesi me atë të misionarit. Me pasionin, përkushtimin, mësuesit dhe mësueset ndriçojnë mendjet e fëmijëve tanë me dije, me edukim, qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për atdheun, kombin.

Në të gjithë historinë sakrificat e mësuesve shqiptarë janë të jashtëzakonshme. Kushtet në të cilat kanë ushtruar profesionin e tyre, kushtet e strehimit, jetesës, rritjes së fëmijëve, në zonat më të largëta, të thella në të 4-anët e vendit i bëjnë ata misionarë të vërtetë të dijes dhe qytetërimit.

Asgjë një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishme dhe serioze se arsimin. Asnjë profesion tjetër, një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishëm përveç se atë të mësuesit. Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat, misionin, ndaj shoqërisë dhe kombit, ndonëse është procesi më serioz, është njëkohësisht edhe një proces jo i thjeshtë. Është një proces që kërkon përpjekje të mëdha.

E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqijve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këtko 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi.

Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion.

Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin. 

Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në çdo vend të rajonit. 

9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit. U shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies. Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas. Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë. 

Universitetet u shndërruan në universitete të dyerve të hapura për fëmijët e shqiptarëve. 

Në 9 vite, buxheti për arsimin, u zvogëlua në mënyrë dramatike. Sistemet e instaluara u zhdukën. 

Shkollat, ndërtimi i tyre u shndërrua në mekanizmin e vjedhjeve monstruoze. Një shkollë që në manualet e ndërtimit të vendeve të BE-së, kushton 680 mijë euro, një shkollë që ka të gjitha mjediset dhe kushton kaq, në vende ku rrogat janë shumë më të larta se këtu.

Në Shqipëri jo që nuk kushton më lirë, por në Shqipëri vetë ky kryetari i Bashkisë ndërton shkolla me 6 mln euro, si në asnjë vend të botës. Si i ndërton 6 mln euro? Vjedh 80-90% të fondit për ndërtimin e saj. Shkolla të tjera, në vend që të jenë të pajisura dhe me kushtet ndër më modernet, janë pa ngrohje, janë me mungesa. Në këtë mënyrë arsimin në Shqipëri, Edi Rama e shndërroi në një sistem të përçmuar. 

Në një sistem në të cilin qeveritarët, në kurriz të mësuesve, nxënësve, fëmijëve, studentëve shohin se si të pasurohen vetë. Do të mbetet e pashlyer në memorien e shqiptarëve, vendimi i Edi Ramës për të caktuar rektorin e Universiteti të Tiranës me një pengmarrës, sepse donte që tenderat ti fitonte ai pikërisht.

Mësuesit sot dhe punonjësit e administratës janë shndërruar në skllevër të cilët detyrohen të shprehin pëlqimet për një organizatë kriminale e faktuar me të gjitha dokumentet, që mjerisht quhet Qeveri shqiptare.

Në vitin 2005 ne u zotuam se ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojmë me mësuesit, me arsimin. U bënë përpjekje të mëdha, natyrisht objektivat nuk mund të them se u realizuan plotësisht, por mësuesia u shndërrua përsëri në një profesion ashtu siç është, fisnik i nderuar, mësuesit nuk kërkonin të largoheshin nga arsimi, infrastruktura po modernizohej. 

Partia Demokratike në pushtet përsëri ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit. Do të ndryshojmë kushtet, jetën, trajtimin, qëndrimin ndaj tyre. Do të fillojë ndryshimi i Shqipërisë. 

Shqipëria në këtë drejtim që ecën, drejt një shkretimi si asnjë komb tjetër, drejt një varfërimi në rritje, të faktuar. Lexoja dy ditë më parë një statistikë për treguesit e ushqimit. Zero progres Shqipëria në dallim nga shumë vende të tjera, në ushqimin e fëmijëve. Zero progres nga 2014 e deri sot. Zero progres tregoi Piza në studimin që u bë gjatë viteve që janë këta në pushtet. Rrënim i infrastrukturës në tërësi. 

Ndaj dhe ne do të dyfishojmë rrogat e mësuesve, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Do të bëjmë gjithçka që shkollat të marrin funksionet e tyre. Universitetet janë bërë një objektiv sulmi ndaj një njeriu që për injorancën e tij totale, mburret se unë nuk kam as gradë as titull, duke treguar me këtë se cili është koncepti i tij për djersën e derdhur, lartësimin, djersën e derdhur në kërkimin shkencor, në hulumtime, publikime, sepse gradat dhe titujt janë një përpjekje shtesë e secilit profesionist për të kapur nivele të tjera, kurse ky e thotë me mburrje.  

Kriteri i tij është të përzgjedhë njerëz pa kurrëfarë merite, por vetëm kleptokratë që vjedin nga mëngjesi deri në darkë. 

Unë shfrytëzoj këtë rast për të ju drejtuar të gjithë mësuesve të Shqipërisë. Të angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre, fuqitë e tyre, të bëhen promotorë të ndryshimit që presin shqiptarët dhe Shqipëria. Të ndryshimit jetik për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. 

Në 9 vite kemi humbur 1/3 e materies kombëtare. Nëse këto ritme vazhdojnë për 16 vite nuk mund të thuhet se kush do jetë më në këtë vend. Ky është një kushtrim për çdo shqiptar. Është një kushtrim për çdo intelektual, mësues, mjek, inxhinier, jurist dhe të gjitha profesioneve.

Të mos harrojnë se thelbi i tij është mbrojtja e interesit publik. Ai është intelektual dhe ka për mision, sigurisht profesioni është profesion, por thelbi i tij qëndron në mbrojtjen e interesit publik. 

Nuk ka sëmundje më të tmerrshme për njeriun e librit, njeriun e dijes, për profesionistin, se sa konformizmi. E ka thënë AlbertAjnshtajni: ky rrezik është më i madh se rreziku nuklear për njeriun dhe njerëzimin. Ndaj dhe thirrja ime është për mësuesit, pedagogët, studentët; të ngrihemi, të bashkohemi për të rrëzuar këtë monizëm. 

Monizmi i sotëm në rrafshin e përqendrimit të pushteteve është absolutisht identik me monizmin e vitit 1990-91. Baza e monizmit ndryshon; ai kishte në bazë doktrinën ç’njerëzore marksiste leniniste, kurse ky ka në bazë horrorin e krimit, drogës dhe varfërimin e shqiptarëve.

Të dashur mësuese e mësues. Për të ju përmbajtur të vërtetës dhe për asnjë nostalgji, unë u them se historia mëson se monizmi përmbyset vetëm me revolucion. Natyrisht jam këtu për të thënë, revolucion paqësor.

Ata që studiojnë historinë e monizmave dhe të përmbysjeve të tyre, ata nuk gjejnë monizëm të rënë vetvetiu, ata nuk gjejnë monizëm të rënë nga mekanizma të tjerë përveç revolucionit paqësor. Kjo ishte e vërteta.

Në vitet 1990-91 asnjë nga ne nuk mendonte se do të vinte një kohë tjetër që do të na duhej të përballeshim përsëri me monizmin, por ja ku jemi. Ky pushtet, ky kryeministër, ky despot që nuk njeh e nuk pyet asnjë rregull, asnjë ligj, që mburret njëlloj se nuk ka grada, mburret se nuk lexon ndonjëherë kushtetutën, ky monizmi i tyre përmbyset me revolucion.

A do të thotë kjo që ne duhet të dëshpërohemi. Absolutisht jo, por kjo do të thotë se ne duhet të persistojmë dhe ne jemi shumë herë më të fortë se kjo kalbësirë që qeveris sot Shqipërinë, që shfaros me platforma të Çubrilloviçit shqiptarët. Ama kjo kërkon që ne të bashkohemi, të shndërrohemi në misionarë. Revolucionet i bëjnë misionarët, i bën pakica, nuk i bën shumica. Shumica bashkohet, i firmos me votë. Ama i bën pakica që vendos të sakrifikojë, të mos pajtohet. 

Unë kam besim të madh tek ju, kam besim tek mësuesit tanë se krahas misionit të ndriçimit të mendjeve të fëmijëve tanë, do të bëjnë gjithçka për ndryshimin e kësaj gjendje, përmbysjen e këtij monzimi dhe ndryshim thelbësor të Shqipërisë, të shoqërisë tonë. 

Ju falënderoj dhe ju uroj edhe njëherë, gëzuar këtë festë, shpreh nderimin më të madh për ju, të gjithë mësueset e mësuesit shqiptarë të të gjitha kohërave, të cilët kanë qenë me të vërtetë misionarë të dijes, qytetërimit, edukimit. 

Faleminderit shumë! 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook