Lidhu me ne

Mix

Nga kolesteroli tek presioni i gjakut, ja si ndikon gjumi tek shëndeti i njeriut

Nga kolesteroli tek presioni i gjakut, ja si ndikon gjumi tek shëndeti i

Mungesa e gjumit është një ndjesi padyshim e pakëndëshme për këdo që i bie rasti ta përjetojë. Ditët kur zgjoheni të lodhur dhe me vështirësi nga krevati juaj me siguri i mbani mend.

Ndodh të ndjeni vështirësi në fokusim, irritim të shpejtë apo trubullim të mendimeve si pasojë e mungesës së gjumit të mirë.
Në këtë mënyrë edhe rutina e përditshme kthehet në një sfidë e vërtetë, pasi ndiheni vazhdimisht të lodhur.

Prandaj rëndësia e një gjumi të qetë dhe të mirë është një domosdoshmëri për funksionimin e metabolizmit. Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon se si ky proçes e ndikon shëndetin tuaj duke parandaluar një sërë sëmundjesh kronike.

Si ndikon gjumi në shëndet. Shumë studime kanë treguar se gjumi i mirë është një faktor kyç në parandalimin e sëmundjeve.

Simptoma të tilla si presioni i lartë i gjakut, obeziteti apo kolesteroli.

Një studim i fundit, publikuar në revistën Diabetes Care nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shpjegon për problemet që mungesa e gjumit shkakton në organizëm.

Mungesa e këtij proçesi të rëndësishëm mund të shkaktojë një gjendje shqetësuese për trupin që quhet sindroma Metabolike.

Do të thotë që metabolizmi po zhvillon një sërë sëmundjesh kronike duke filluar që nga diabeti i tipit 2.

Ekspertët të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, morën në studim për këtë fakt rreth 2000 persona nga mosha 45 deri në 84 vjeç.

Të dhënat nga këta persona treguan se, për çdo 1 orë gjumë të humbur në ditë ka rreth 27% më shumë për t’u prekur nga disa sëmundje.

Këtu listohen kryesisht problemet me mbipeshën, diabeti, kolesteroli i lartë apo presioni i lartë i gjakut.

Prandaj ekspertët e cilësojnë gjumin si një faktor shumë të rëndësishëm në shëndetin e mirë të organizmit.

Sa orë duhet të flini
Siç përmendëm dhe më sipër, gjumi i mirë dhe i qetë gjatë gjithë natës ndikon ndjeshëm jo vetëm në aktivitetet e përditëshme.

Mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe të këtë pasoja në krijimin e sëmundjeve afatgjata.

Mjekët rekomandojnë të flini të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.

Bëjeni këtë rutinë të njejtë për çdo natë për të ndihmuar sa më shumë organizmin.

Në këtë mënyrë trupi juaj do të kryejë të gjitha proçeset e tij në mënyrë normale duke u shplodhur.

Gjithësesi zhvillimi i sëmundjeve kronike si diabeti apo ato kardiovaskulare ndikohet edhe nga faktorë të tjerë.

Mundohuni që përveç një pushimi të mirë dhe gjumi të thellë, të mbani nën kontroll edhe stilin tuaj të jetesës.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook