Lidhu me ne

Mix

Perimet e duhura për rënien e shëndetshme nga pesha, si t’i përdorni

Perimja e duhur për rënien e shëndetshme nga pesha, si ta

Rënia e shëndetshme nga pesha varet nga tre aspekte të rëndësishme: kaloritë, ushqyerja dhe aktiviteti fizik.

Regjimet e tjera drastike jo vetëm që nuk janë të shëndetshme por edhe shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore. Sa i përket ushqyerjes, njeriu mund të konsumojë shumë produkte natyrale, drithëra, fruta e perime. Megjithatë, jo të gjitha prej tyre kanë një rol përshpejtues për rënien në peshë, pikërisht prej kalorive që ofrojnë.

Patëllxhani Për Rënien Nga Pesha

Patëllxhani është një nga perimet më të shëndetshme dhe të pasura në vlera ushqyese. Ka shumë spekulime se patëllxhani mund të mos jetë një aleat në misionin e rënies nga pesha. Sa të vërteta janë këto spekulime.

Sa Kalori Ofron Patëllxhani

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se një racion prej 100 gramë patëllxhan të freskët ofron vetëm 25 kalori. Një patëllxhan i qëruar që peshon 458 gramë ofron 114 kalori. Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, ekspertët bien dakord se patëllxhani është i mirë për rënien në peshë. Ky konstatim mbështetet edhe nga fakti se një racion prej 100 gramë patëllxhan të skuqur ofron 312 kalori.

Përfitime Të Tjera Të Patëllxhanit Për Rënien Nga Pesha

Patëllxhani është shumë i pasur me fibër. Një patëllxhan i qëruar ofron 50% të dozës së nevojshme ditore për fibër. Kjo e fundit ndihmon për rënien nga pesha sepse ka aftësi ngopëse, rrjedhimisht ju do të merrni më pak kalori sepse do të ngopeni shpejt. Nëse jeni të ngopur, nuk do të keni nevojë të konsumoni vakte të pasura me yndyrë të cilat ju bëjnë që të shtoni në peshë. Përveç fibrës, patëllxhanët përmbajnë pak yndyrë. Një racion prej 100 gramësh ofron 0.2 g yndyrë. Patëllxhanët përmbajnë edhe saponinë, një substancë që ul nivelin e përthitthjes së yndyrnave nga ushqimi, një nga fajtorët e shtimit në peshë. 

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook