Lidhu me ne

Radar

Zbulimi i sekreteve të Pentagonit tregoi gënjeshtrat e Joe Biden mbi Luftën në Ukrainë

ROBERT MAGINNISZbulimi i sekreteve të Pentagonit tregoi gënjeshtrat e Bajden mbiPresidenti Joe Biden

Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftën në Ukrainë janë realisht boshe nën dritën e dokumenteve sekrete të zbuluara së fundmi. Kongresi dhe populli amerikan duhet të kërkojnë llogari, të dinë të vërtetën, dhe jo të vazhdojnë të ushqehen me më shumë gënjeshtra, pasi kjo mund të na zhysë në një luftë tjetër apo në diçka shumë më të keqe.

Mjerisht, mediat kryesore në SHBA e kanë shtrembëruar historinë në lidhje me pretendimin se një 21-vjeçar i Gardës Kombëtare, zbuloi disa informacione tepër sekrete në disa faqe interneti të video-lojërave. Ato po përqendrohen në mënyrë miopike tek zbuluesi i të dhënave konfidenciale, tek krimi i tij, dhe jo mbi thelbin e materialit të dekonspiruar, dhe e bëjnë këtë enkas për të mbrojtur presidentin Xho Bajden.

Megjithatë, ne duhet të pyesim nëse presidenti po gënjen mbi rolin tonë në Luftën e Ukrainës, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë. Fakt është se presidentët e kanë gënjyer historikisht popullin amerikan për luftërat që kanë zhvilluar.

Presidenti Frenklin D.Ruzvelt në vitin 1940 i gënjeu amerikanët kur tha se “Djemtë tuaj nuk do të dërgohen në asnjë luftë të huaj!”.  Për më tepër, në atë kohë ne po i jepnim ndihmë ushtarake Britanisë së Madhe. Dhe u përfshimë në luftë pasi Japonia sulmoi bazan e Pearl Harbor në dhjetorin e vitit 1941.

Ndërkohë presidenti Lindon B.Xhonson gënjeu mbi kërcënimin që paraqisnin vietnamezët e veriut, me synim ruajtjen e pushtetit të tij. Në vitin 1964, Xhonson deklaroi para një turme mbështetësish në Akron, Ohajo:”Ne nuk do t’i dërgojmë djemtë amerikanë mijëra km larg shtëpisë, për të bërë atë që duhet të bëjnë për veten e tyre djemtë aziatikë”.

Më pas, pasi u zgjodh president për një mandat të plotë 4-vjeçar, Xhonson dërgoi qindra mijëra trupa amerikane në xhunglat e Vietnamit, duke e gënjyer popullin amerikan për sulmin ndaj forcave amerikane në Gjirin e Tonkinit. Ai dërgoi atje deri gjysmë milionë amerikanë, deri në tërheqjen tonë të turpshme nga Vietnami në vitin 1975, dhe me koston e më shumë se 58.000 amerikanëve të vrarë.about:blank

Presidenti Xhorxh W.Bush na gënjeu mbi arsyen se pse ne pushtuam Irakun për të eliminuar armët e shkatërrimit në masë. Para luftës, drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, e paralajmëroi Bushin që të mos përdorte të dhënat ende të pasigurta të inteligjencës mbi Irakun.

Bush e dinte se Sadam Huseini nuk kishte më një arsenal të armëve luftarake. Megjithatë presidenti e mashtroi popullin amerikan, dhe pas pushtimit të vitit 2003, zyrtarët konfirmuan se Iraku i kishte braktisur vite më parë programet e tij mbi këto lloj armësh.

Presidentë të tjerë në historinë tonë e kanë gënjyer gjithashtu popullin amerikan për luftën. Xhejms Polk gënjeu për sulmin e Meksikës ndaj SHBA-së, gjë që çoi në Luftën Meksiko-SHBA, vetëm sepse donte të shtonte Teksasin si një shtet tjetër të unionit dhe që mbështeste skllavërinë.

Uillaim Mekinli i gënjeu amerikanët se spanjollët kishin hedhur në erë anijen luftarake “USS Maine” në Havanë, gjë që çoi në Luftën Spanjolle-Amerikane. Ka të ngjarë që edhe  presidenti Bajden po gënjen për rolin tonë në luftën e Ukrainës, ashtu siç kanë gënjyer presidentët e kaluar.

Sigurisht, disa nga të dhënat sekrete të zbuluara ditët  fundit, sugjerojnë se Lufta në Ukrainë nuk po shkon aq mirë sa na kanë thënë Bajden dhe administrata e tij. Fatkeqësisht, avokatët e Bajdenit në mediat kryesore fokusohen tek zbuluesi i sekreteve. Kur ai është në fakt vetëm një pjesë e vogël e një historie më të madhe.

Nëse i riu i arrestuar, shpallet fajtor për dekonspirimin e të dhënave sekrete, ai do ta paguajë një çmim. Megjithatë, historia e vërtetë është përmbajtja e materialit të shpërndarë në internet. A përshkruan ajo një histori të ndryshme nga ajo që administrata Bajden i ka thënë popullit amerikan?

A po e gënjen presidenti popullin amerikan, dhe nëse po pse? Fakti është se shumë, në mos shumica, e të dhënave të publikuara në lidhje me luftën në Ukrainë janë raporte të shërbimeve sekrete, të cilat paraqesin një panoramë shumë të ndryshme nga ajo që përshkruan publikisht administrata Bajden.

Në këto kushte është logjike që ne të pyesim:Cila është e vërteta? A është Amerika e përfshirë më drejtpërdrejt në Luftën e Ukrainës nga sa na është raportuar më parë? A po luftojnë trupat amerikane kundër rusëve? A po i zbraz qëllimisht administrata Bajden arsenalet tona të armëve për të favorizuar kinezët?

A mund ta fitojë vërtet Ukraina luftën kundër Rusisë gjigante? Ka kaq shumë pyetje të mbetura pa përgjigje. Argumenti im është i thjeshtë. Historia mbi një ekspert të kibernetikës që punonte në Marinën e SHBA-së dhe që publikon sekrete shtetërore është shumë serioze.

Pentagoni do ta adresojë këtë çështje për të mbrojtur metodat dhe burimet tona. Megjithatë, çështja më e rëndësishme është nëse presidenti Xho Bajden dhe përfaqësuesit e tij po i tregojnë popullit amerikan të vërtetën për luftën në Ukrainë.

Tek e fundit, Bajden nuk na e ka shpjeguar kurrë se cila janë interesat tona kombëtare në këtë luftë, përveçse e ka pranuar se po ndihmojmë për të mbrojtur “demokracinë” e Ukrainës dhe për t’i penguar rusët të gllabërojnë më shumë vende të Evropës.

Vitin e kaluar, presidenti Bajden premtoi me maturi në një samit të NATO-s:“Ne do të qëndrojmë përkrah Ukrainës … për aq kohë sa do të duhet për të garantuar që ata të mos mposhten … nga Rusia”. Kjo qasje duket shumë e ngjashme me atë të Xhonson ndaj Luftës së Vietnamit.

Dokumentet sekrete të dekonspiruara, përbëjnë një kambanë alarmi në lidhje me rolin e Amerikës në luftën në Ukrainë. Ka ardhur koha që presidenti Bajden të shprehet qartë para popullit amerikan se cilat janë interesat tona, dhe nëse roli ynë i vazhdueshëm në këtë luftë mund të përshkallëzohet në diçka shumë më të keqe.

Shënim:Robert Maginnis, ushtarak në pension i ushtrisë amerikane. Autor i 9 librave, ku më i fundit është “Mbretërit e Lindjes:Plani i Kinës për të eliminuar Amerikën, dhe për të imponuar një rend botëror komunist”.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix4 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix4 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix4 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix4 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix4 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix4 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix10 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix10 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix10 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook