Lidhu me ne

Radar

Gjermania nderon Angela Merkel me dekoratën më të lartë të vendit

Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit. Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë. Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në atë organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann. Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë. Merkel njihet për drejtim të Gjermanisë në kohën e krizës financiare globale, në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë, dhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, kritikat ndaj saj rëndojnë për qasjen që e ka pasur ndaj Rusisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se ka synuar të organizojë bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin një vit para luftës, mirëpo nuk ka parë asnjë mundësi që mund të ndikojë te presidenti rus, meqë ka qenë në fund të mandatit.

Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste. Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë. Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji.

/REL

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook