Lidhu me ne

Radar

Angela Merkel – multimilionere me botimin e kujtimeve


Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel bëhet multimilionere me publikimin e kujtimeve në autobiografinë e saj prej rreth 730 faqesh.

Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kancelares Angela Merkel me titullin “Liria. Kujtime 1954-2021” pushton jo vetëm tregun gjerman të librave, por edhe atë të rreth 30 vendeve perëndimore dhe jo perëndimore si Kina.

Libri me kujtimet e ish-kancelares Merkel ka rreth 730 faqe dhe përfshin vitet 1954-2021, nga fëmijëria dhe rinia në ish-Republikën Demokratike Gjermane, ribashkimi gjerman, deri te karriera e saj politike në Republikën Federale të Gjermanisë deri në përfundimin e mandatit të saj 16-vjeçar si kancelare në vjeshtën e vitit 2021. Libri botohet edhe si audiolibër. 70-vjeçarja Merkel do të bëjë edhe një turne në qytetet e mëdha evropiane për të prezantuar librin e saj.

Më 2 dhjetor Merkeli do të prezantojë në Uashington librin e saj në prani të ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Nga disa fragmente të publikuara tashmë nga libri në disa media gjermane si dhe nga disa intervista që ka dhënë ish-kancelarja Merkel, merret vesh se në kujtimet e saj ajo trajton edhe çështje aktuale dhe të debatueshme politike. Ajo tregon për shembull për përvojën e saj me presidentin amerikan Donald Trump (2017-2021), dominimin e burrave në politikën gjermane, pranimin e refugjatëve në Gjermani, gjë që ngjalli dhe vazhdon të shkaktojë debate të mëdha në Gjermani, politikën e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës, si dhe këndvështrimin e saj për Vladimir Putinin.

Merkeli, Putini dhe qeni i tij Koni

Fotografitë e Angela Merkel-it, Vladimir Putinit dhe qenit të tij labrador, Koni, u bënë të famshme në mbarë botën. Sepse kur kancelarja gjermane ishte për vizitë tek presidenti rus në Soçi në vitin 2007, Putini e lejoi qenin e tij t’i afrohej kancelares, edhe pse e dinte që Angela Merkel kishte fobi nga qentë.

Duke iu referuar këtij takimi në librin e saj, Merkel e përshkruan Putinin si “dikë që gjithmonë është vigjilent për ndonjë shenjë se dikush nuk e respekton, por që nga ana tjetër është gjithmonë i gatshëm të mos respektojë të tjerët, si për shembull loja e forcës me qenin apo duke i bërë të gjithë që ta presin.”

Honorar dyshifror në miliona

Siç është e zakonshme me libra të tillë, publikisht nuk dihet se me çfarë honorari do të marrë ish-kancelarja. Disa media në Gjermani kanë spekuluar ditët e fundit për këtë honorar. Gazeta “Kölner Stadt-Anzeiger” shkruante, pa cituar burime konkrete, se bëhet fjalë për një “shumë të jashtëzakonshme dyshifrore në miliona”. Kurse gazeta “Tagesspiegel” përmendi një shumë prej 12 milionë eurosh.

Askush nuk dyshon se ish-kancelarja Merkel do t’i bëjë këto para rrush e kumbulla. Gjatë një interviste për revistën “Spiegel”, pyetjes së gazetarëve se çfarë planesh ka  si “multimilionere e ardhshme” ish-kancelarja iu përgjigj duke ju referuat fondacionit të fuqishëm të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, duke lënë të kuptohet se edhe ajo mund të themelojë një fondacion.

“Nuk mund të bëj një gjë aq të madhe sa Obama. Por do të shohim,” tha ajo. Një fondacion i saji do të kishte përparësinë që ish-kancelarja Merkel të mos varej tani apo më vonë nga aparati i partisë CDU apo angazhimi i saj për fondacione, duke e ruajtur pavarësinë edhe në trashëgiminë e saj politike./DW

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook