Lidhu me ne

Radar

Merkel: Lufta në Ukrainë do të kishte filluar më herët nëse Kievi do të ishte anëtarësuar në NATO në 2008!

Merkel: Lufta në Ukrainë do të kishte filluar më herët

Ish-kancelarja e njohur gjermane Angela Merkel tha se beson se lufta në Ukrainë do të kishte filluar më herët dhe “ndoshta do të ishte më e keqe” nëse Kievi do të kishte nisur rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO në vitin 2008.

“Ne do të kishim parë një konflikt ushtarak edhe më herët. Ishte plotësisht e qartë për mua që Presidenti (i Rusisë) Vladimir Putin nuk do të rrinte duarkryq dhe do të shikonte Ukrainën të bashkohej me NATO-n. Dhe më pas, Ukraina si vend me siguri nuk do të ishte aq e përgatitur sa ishte në shkurt 2022”, tha ajo për BBC.

Në një intervistë të rrallë që kur u tërhoq nga politika tre vjet më parë, Merkel shprehu shqetësimin për kërcënimet e ripërtëritura të Putinit për të përdorur armë bërthamore.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore. Fatmirësisht, edhe Kina ka folur kohët e fundit për këtë. Ne nuk duhet të paralizohemi nga frika, por duhet të pranojmë se Rusia është më e madhja, ose pranë SHBA-së, një nga Dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë”.

Ajo deklaroi se gjatë mandatit të saj bëri gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar mjete paqësore të bashkëpunimit me Rusinë dhe se Putin “filloi një pushtim të Ukrainës” vetëm disa muaj pasi ajo la postin.

BBC raporton se nën qeverinë Merkel, Gjermania dhe industritë e saj kryesore janë bërë të varura nga Moska dhe Gjermania ka ndërtuar dy tubacione gazi të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook