Lidhu me ne

Radar

Pse historia e Çamërisë terrorizon grekët?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse historia e Çamërisë terrorizon grekët?!

Prisni dhe shikoni, se çështja e Çamërisë do të hapet, ngaqë po e kërkon koha historike.

Politika greke, që kuptohet se është sot një vullnet i trembur në shqetësim deklaroi:

“Shqipëria e Madhe kërcënon rajonin”.

Kurse historia dhe historianët e Shqipërisë urgjentisht janë të detyruar të shkruajnë qartësisht Historinë e vërtetë të Çamërisë.

Masakrën e madhe greke kundër çamëve etnikë në Greqi.

Koha po e kërkon me ngut këtë, për të mbi gjashtë milionë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Çamëri.

Sepse në fakt është kërkesa e historisë se re të Shqipërisë Etnike që po rilind si forcë historike, sidomos me ardhjen e pavarësisë së Kosovës.

Por janë dhe katër milionë shqiptarë që sot jetojnë në Turqi…

I.

Të gjithë pushtuesit tanë shekullorë tani janë në hall.

Sepse e kanë kuptuar…

Sepse e dinë tani që edhe Serbia, edhe Mali i Zi dhe, edhe Grqia, janë formuar me pushtime të tokave dhe territoreve të Arbërisë; dhe me shpërnguljen masive të shqiptarëve nga territoret e tyre etnike.

Por, koha historike e aktualitetit tani po flet për Shqipërinë e ardhshme.

Fakti që grekët kanë frikë, tregon se kjo kohë ka filluar dhe po vjen realisht.

Shqipërinë etnike nuk po e bien luftrat, por po e sjell historia aktuale.

Dhe…

Po ta shohësh me një vëmendje historike, ne shqiptarët tani jemi në vitin 1939 – 1942, kur u formua Shqipëria etnike, e plotë.

Por koha histotike u kthye:

Sepse, fundi i Shekullit të Njëzet, e nxori në dritë Shqipërinë etnike sërish, dhe, me këtë frymë, viti 2008 krijoi pavarësimë Kosovës si shtet i dytë shqiprar, me ndihmën direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, ndërkohë, po kuptohet qartë se historia e heshtur e kësaj kohe po flet edhe për Çamërinë.

Dhe koha po ecën, e shumë shpejt do të dalë në pah edhe të Çamëria.

Sepse…

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është nevojë e ngutshme gjeopolitike e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe duhet të kujtohemi se:

Ka një aksiomë në histori, e cila thekson se: atë territor etnik që e kërkon koha historike, çdo shtet që e ka duhet ta dorëzojë, sepse, në të kundërt, kjo kohë thërret luftën në ndihmë.

II.

Dhe koha po ecën që Çamërinë shqiptare ta dorëzojnë si një shtet të tretë shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Pse?

Sepse këtë kohë historike sot dihet se e drejtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është superfuqia unike e Botës.

Atëherë…

Prisni dhe shikoni, se çështja e Çamërisë do të hapet, ngaqë po e kërkon koha historike.

Dhe shqiptatët, me të dy shtetet e tyre, po presin të shohin dhe të gëzohen me rivendosjen e historisë së tyre të shkelur që në vitin 1912-1913

Historia është histori, dhe fakti historik kurrë nuk mund të zhvlerësohet, në asnjë rast.

Dhe Çamëria është një fakt historik i dëmit territorial që i është bërë popullit shqiptar në historinë e tij.

Nga Çamëria nendohet se  janë shpërngulur për në Turqi mbi 2 milionë shqiptarë. Sot në Turqi jetojnë mbi katër milionë shqiptarë.

Dhe koha jonë shqiptare tani ka mbi 20 vite që ka hyrë në historinë që i është dhunuar, dhe shqiptarët në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar shtetin e dytë shqiptar: Kosovën e Dardanisë historike.

Historia pas Kosovës po thërret Çamërinë shqiprare dhe rigrupimin e shqiptarëve që janë në Greqi; por dhe të katër milionët shqiptarët që po jetojnë në Turqi.

Dhe dihet tani se, kur të thirret Historia e së vërtetës historike, kësaj thirrjeje nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë është alergjia ushqimore?

Alergjia ushqimore është kur sistemi ynë imunitar reagon në mënyrë të pazakontë ndaj ushqimeve të caktuara. Megjithëse reaksionet alergjike janë...

Mix1 ditë më herët

8 faktorë mund t’ju shkaktojnë një rënie drastike në peshë

Rënia drastike në peshë, veçanërisht kur ndodh pa përpjekje, mund të jetë një sinjal që trupi po reagon ndaj ndryshimeve...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump do ta përdorë FBI për të shantazhuar kundërshtarët politikë dhe gazetarët

Shkruar nga Massimo Teodori Njoftimi i Donald Trump për emërimin e Kashyap “Kash” Patel në postin e drejtorit të Byrosë...

Mix1 ditë më herët

A është i shëndetshëm peshku ton i konservuar?

Peshku toni i konservuar nuk është vetëm i shijshëm por është gjithashtu një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese....

Kryesore1 ditë më herët

Rikthimi i Berishës në Kuvend nuk la asnjë shenjë!

Në ato 40 minuta qëndrim në sallën e Kuvendit, jo vetëm demokratët, por edhe vetë Berisha kuptoi se “arresti i...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të jetë befasues: ndryshime të rëndësishme të dizajnit po vijnë

Kohët e fundit është folur shumë për iPhone 17 Air të Apple i cili është i destinuar të bëhet iPhone...

Mix1 ditë më herët

HUAWEI prezanton serinë Mate 70 dhe braktis të gjitha marrëdhëniet me Google. Çmimi dhe detajet

HUAWEI i rikthehet sulmit me serinë Mate 70, e prezantuar zyrtarisht në Pekin sot më 26 nëntor 2024. Gama e re...

Sport1 ditë më herët

FIFPro World XI, publikohet lista e futbollistëve më të mirë në botë

Sot u publikua lista me 26 lojtarë kandidatë për FIFPRO World XI me emrat më të mirë të këtij viti...

Aktualitet1 ditë më herët

Berisha: Do vendosim minimumin jetik 200 euro, pagën mesatare 1200 euro

Minimumi jetik për çdo shqiptar do të jetë 200 euro dhe rroga minimale 500 euro. Kështu u shpreh kreu demokrat...

Temporal1 ditë më herët

Sa herë ngjallet Feniksi nga hiri?

Nga Edmond Arizaj (Gjysëm portret politik gjashtë muaj para zgjedhjeve) Ky njeri që nuk duhet të ishte më në politikë...

Facebook