Lidhu me ne

Mix

Inteligjenca artificiale apo idiotësia artificiale ?! – Slavoj Žižek

Kohët e fundit është thënë shumëçka për chatbot-et. Midis të tjerash që ato paralajmërojnë fundin e eseve tradicionale që shkruajnë studentët. Por një çështje që kërkon vëmendje më të madhe, është mënyra se si duhet të reagojnë chatbot-et kur bashkëbiseduesit njerëzorë përdorin shprehje agresive, seksiste ose raciste për ta nxitur robotin të paraqesë në këmbimfantazitë e veta.

Nga Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat kulturore deri te nacionalistët e “MAGA” në SHBA, që preferojnë të qëndrojnë në gjumë.

Nuk ka asgjë të re në lidhje me lajmin se “chatbots” janë në gjendje të zhvillojnë një bisedë në gjuhën natyrore, të kuptojnë qëllimin bazë të një përdoruesi, dhe të ofrojnë një përgjigje bazuar në rregullat dhe të dhënat e paracaktuara. Por kapaciteti i chatbot–eve të tilla është rritur dramatikisht muajt e fundit, duke shkaktuar panik në shumë qarqe.

Kohët e fundit është thënë shumëçka për chatbot-et. Midis të tjerash që ato paralajmërojnë fundin e eseve tradicionale që shkruajnë studentët. Por një çështje që kërkon vëmendje më të madhe, është mënyra se si duhet të reagojnë chatbot-et kur bashkëbiseduesit njerëzorë përdorin shprehje agresive, seksiste ose raciste për ta nxitur robotin të paraqesë në këmbimfantazitë e veta.

A duhet të programohet Inteligjenca Artificiale (AI) që të përgjigjet në të njëjtin nivel me pyetjet që shtrohen? Nëse vendosim se është normale miratimi i një rregulloreje, atëherë duhet të përcaktojmë se deri ku duhet të shkojë censura. A do të ndalohen pozicionet politike që disa grupime i konsiderojnë “fyese”?

Po në lidhje me shprehjet e solidaritetit me palestinezët e Bregut Perëndimor, apo pretendimin se Izraeli është një shtet aparteid (term që ish-presidenti i SHBA Xhimi Karter e vendosi dikur në titullin e një libri)? A do të bllokohen ato si “anti-semite”?

Por problemet nuk mbarojnë këtu. Siç paralajmëron artisti dhe shkrimtari Xhejms Bridëll, AI-të e reja “bazohen në përvetësimin në shumicë të kulturës ekzistuese” dhe besimi se ato janë “në fakt të ditura ose kuptimplota është i rrezikshëm”. Prandaj, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj gjeneratorëve të rinj të imazhit bazuar tek AI.

“Në përpjekjen e tyre për të kuptuar dhe riprodhuar tërësinë e kulturës pamore njerëzore, ato duket se kanë rikrijuar edhe frikën tonë më të errët. Ndoshta kjo është vetëm një shenjë se këto sisteme janë vërtet shumë të afta për të përkëdhelur vetëdijen njerëzore, deri në tmerrin që fshihet në thellësi të ekzistencës tonë:frikën tonë nga fëlliqësia, vdekja dhe korrupsioni”– thekson më tej Bridëll.

Por sa e aftë është kjo lloj teknologjie në përafrimin me ndërgjegjen njerëzore? Kujtojmërastin e barit që reklamoi kohët e fundit një pije speciale me termat e mëposhtëm:”Blini një birrë për 2 të tilla, dhe merrni një birrë të dytë absolutisht falas!”. Për çdo njeri, kjo është padyshim një shaka.

Motoja e klasike “blej një, merr një falas” është riformuluar për t’u anuluar. Është një shprehje cinike që do të vlerësohet si e ndershme me synim shtimin e shitjeve. A do të

merrte një chatbot ndonjë nga këto? Në esenë e tij të vitit 1805 “Mbi formimin gradual të mendimeve në procesin e të folurit” (botuar për herë të parë pas vdekjes në 1878), poeti gjerman Hajrih Von Kleist përmbys mendimin e zakonshëm, sipas së cilit njeriu nuk duhet të hapë gojën për të folur nëse nuk ka një ide të qartë se çfarë të thotë.

“Prandaj, nëse një mendim shprehet në mënyrë të paqartë, atëherë nuk do të thotë aspak se ai është konceptuar në një mënyrë konfuze. Përkundrazi, ka të ngjarë që idetë që janë shprehur në mënyrën më konfuze, janë ato që janë menduar më qartë.”

Marrëdhënia midis gjuhës dhe mendimit është tejet e ndërlikuar. Në një pasazh nga një nga fjalimet e Stalinit nga fillimi i viteve 1930, ai propozon masa radikale për të “zbuluar dhe luftuar pa mëshirë edhe ata që kundërshtojnë kolektivizimin vetëm në mendjet e tyre. Po, e theksoj sërish: Ne duhet të luftojmë edhe mendimet e njerëzve!”.

Mund të supozohet me siguri se ky pasazh nuk ishte përgatitur paraprakisht. Por pasi uimprovizua aty për aty, Stalini u bë menjëherë i vetëdijshëm për atë që sapo kishte thënë. Dhe në vend se të kërkonte ndjesë, vendosi t’i përmbahej hiperbolës së tij.

Siç tha më vonë Zhak Lakan, ky ishte një rast i së vërtetës që u shfaq befas përmes aktit të kumtimit. Luis Altuser identifikoi një dukuri të ngjashme në ndërveprimin midis asaj çka pritet dhe befasisë. Por a mund ta bëjë këtë ndonjë chatbot? Problemi nuk është se chatbot-et janë makineri budallaqe; pro se ata nuk janë mjaftueshëm të tilla.

Dhe as se janë naivë (i mungon ironia dhe refleksiviteti); por se nuk janë mjaftueshëm naivë (mungon kur naiviteti maskon mendjemprehtësinë). Pra rreziku i vërtetë, nuk është se njerëzit mund ta ngatërrojnë një chatbot për një person real; por se komunikimi me chatbot do t’i bëjë njerëzit realë të flasin si chatbot, duke i humbur të gjitha nuancat dhe ironitë, duke thënë me obsesion vetëm saktësisht atë që dikush mendon se dëshiron të thotë.

Kur isha më i ri, një miku im shkoi te një psikoanalist për trajtim pas një përvoje traumatike. Ideja e tij mbi atë që presin psikoanalistët nga pacientët e tyre ishte një klishe. Ndaj ai e kaloi seancën e tij të parë duke rrëfyer gjëra rreme, se si e urrente babanë e tij dhe donte që ai të vdiste.

Reagimi i analistit ishte shumë i zgjuar:ai mbajti një qëndrim naiv “para-frojdian” dhe e qortoi mikun tim që nuk e respektonte babanë e tij (“Si mund të flasësh kështu për personin që të bëri ky që je?”). Ky naivitet i shtirur dërgoi një mesazh të qartë tek miku im:Unë nuk i besoj gënjeshtrave tuaja.

A do të ishte në gjendje një chatbot ta kuptojë këtë nëntekst? Me shumë gjasa jo, sepse është si interpretimi i Rouan Uilliams për Princin Mishkin tek romani ”Idioti” i Dostojevskit. Sipas leximit standard, Mishkin, “idioti”, është një njeri i shenjtë, “pozitivisht i mirë dhe i bukur”, i cili zhytet në çmenduri nga brutalitetet dhe pasionet e ashpra të botës reale.

Por në rileximin radikal të Uilliams, Mishkin përfaqëson syrin e një stuhie:sado i mirë dhe i shenjtë, është ai që shkakton kërdinë dhe vdekjen që dëshmon, për shkak të rolit të tij në rrjetin kompleks të marrëdhënieve rreth tij. Pra Mishkin nuk është një njeri i thjeshtë dhe naiv.

Është lloji i tij i veçantë i mendjemprehtësisë që e bën atë të pavetëdijshëm për efektet e tij katastrofike mbi të tjerët. Ai është një person sipërfaqësor që flet tamam si një chatbot. “Mirësia” e tij qëndron në faktin se si një chatbot, ai reagon ndaj sfidave pa ironi, duke shfaqur zhgënjim pa asnjë reflektivitet, duke marrë gjithçka fjalë për fjalë, dhe duke u mbështetur mbi një ide-formim automatik të plotë mendor dhe jo autentik.

Për këtë arsye, chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat kulturore deri te nacionalistët e “MAGA” në SHBA, që preferojnë të qëndrojnë në gjumë.

Shënim: Slavoj Žižek, filozof slloven, drejtor i Institutit Birkbeck për Shkenca Humane në Universitetin e Londrës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix22 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix22 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix22 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix22 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix22 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar22 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook