Lidhu me ne

Mix

Lidhja e panjohur e Kate Middleton me Princeshën Diana

Vetëm pak ditë më parë Princi dhe Princesha e Uellsit vizituan Dowlais Rugby Club. Për këtë event Kate Middleton zgjodhi një xhaketë moderne elegante. Një zgjedhje vërtet mbresëlënëse, e cila emocionoi ata që dolën në rrugë për të përshëndetur personalisht çiftin mbretëror.

Kështu, teksa bisedonte me ata që nxituan për ta përshëndetur, princesha mori komente pozitive për unazën e saj të fejesës, e cila dikur i përkiste princeshës Diana. “Është shumë e veçantë. Çfarë nderi që e kam vendosur atë, ” i tha Kate Middleton fanses që zbuloi se ishte pikërisht e njëjta unazë.

Princesha e Uellsit nuk e ka zbuluar më parë këtë detaj të veçantë në lidhje me unazën e saj të fejesës, duke besuar gjithashtu se ajo mban të njëjtën madhësi si Princesha Diana, që do të thotë se nuk duhej të bënte ndonjë ndryshim të madh.

Është ndoshta një nga pjesët më ikonike të bizhuterive mbretërore dhe u zgjodh për herë të parë nga Princesha Diana si unazë fejese me Charles. Kur princesha e ndjerë e Uellsit vdiq, kjo unazë ia kaloi djalit të saj Princit William, i cili më pas e përdori këtë unazë për t’i propozuar Kate Middleton në vitin 2010 ndërsa ishte me pushime në Afrikë.

Përveçse foli me fansen mbretërore për unazën e saj të fejesës, princesha foli gjithashtu se si mendon se Princesha Diana do të bëhej një gjyshe e madhe për tre fëmijët e saj.

“Unë kurrë, për fat të keq, nuk arrita ta takoj atë”, i tha Kate Middleton fansit. Më pas ajo u pyet se si mendonte se do të ishte Princesha Dianna si gjyshe dhe tha: “Ajo do të ishte e mrekullueshme “, duke mos bërë asnjë përpjekje për të fshehur trishtimin që ndjejnë ajo dhe Princi William. “Na mungon çdo ditë , ishte shprehja lakonike që përdori.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar23 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook