Lidhu me ne

Mix

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës.

Për të deshifruar lidhjen midis kushteve meteorologjike dhe dhimbjes së kokës, si dhe mënyrat për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju fton të vazhdoni leximin.

A mund të shkaktojë moti dhimbje koke?Përgjigjja e shkurtër është po! Kjo sepse njerëzit ndikohen nga ndryshimet e presionit barometrik, drita, temperatura dhe lagështia.

Por si ndodh kjo?

Ndryshimet e presionit barometrik

Ndryshimet në presionin barometrik (ose të ajrit) shpesh ndodhin gjatë një stuhie kur ajri i ftohtë dhe i ngrohtë përzihen së bashku.

Këto ndryshime, të cilat ndryshojnë forcën (ose peshën) e ajrit, mund të prishin ekuilibrin e lëngjeve në sinuset tuaja dhe të shkaktojnë dhimbje koke.

Në veçanti, rënia e presionit barometrik është një nga shkaktarë e njohur të migrenës. Gjatë luhatjeve të presionit të ajrit, enët e gjakut në tru zgjerohen dhe më pas ngushtohen, duke shkaktuar një dhimbje tillë.

Nxehtësia dhe rrezet e diellit

Jo të gjitha dhimbjet e kokës vijnë nga moti i keq ose i ftohtë. Për të tjerë, migrena është më e shpeshtë në ditët e bukura me diell.

Ditët e nxehta me diell mund të jenë problematike për njerëzit që vuajnë nga migrena fotosensitive.

Një kombinim faktorësh

Studimet zbulojnë se njerëzit raportojnë dhimbje koke nga migrena gjatë ditëve me re por edhe gjatë ditëve me diell.

Dhe kjo mund të tregojë se një sërë variablash dhe kushtesh atmosferike mund të shkaktojnë migrenë. Këto faktorë ndryshojnë nga një person në tjetrin.

Si të parandaloni dhe menaxhoni dhimbjet e kokës

AgroWeb.org ndan disa këshilla për masat parandaluese që mund të merrni për të minimizuar dhimbjet e kokës.

Mbani një ditar – Rregjistroni dhimbjet e kokës për të parë se sa ditë keni dhimbje koke. Kjo do t’ju ndihmojë të identifikoni shkaktarët dhe të hartoni mënyra për të shmangur ose kufizuar ekspozimin ndaj tyre.

Krijo një strategji për të parandaluar dhimbjen – Strategjia juaj duhet të përqendrohet rreth parashikimit dhe zbutjes së shkaktarëve. Kjo mund të përfshijë rritjen e hidratimit, përdorimin e përkohshëm të medikamenteve dhe shmangia e ushqimeve dhe faktorëve që aktivizojnë migrenën.

Përvetësoni zakone të shëndetshme – Ndjekja e zakoneve të shëndetshme të jetesës si ushqimi i duhur, stërvitja e rregullt, gjumi mund të ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar. Kështu ju mund të zvogëloni rrezikun nga sulmet e migrenës.

Mbani syze dielli – Nëse rrezet e diellit janë një nga shkaktarët e migrenës, syzet e diellit mund të jenë një zgjidhje e dobishme.

Dhe për shkak se drita blu e ekraneve dhe ndjeshmëria ndaj dritës mund të shkaktojë migrenë , ju gjithashtu mund të mbani syze me filtrim të dritës blu ndërkohë që jeni në ambiente të brendëshme.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar15 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar15 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet15 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix16 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore16 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook