Lidhu me ne

Mix

Ku hahet më mirë në Europë? Disa nga dietat europiane

Ku hahet më mirë në Europë?

Të gjithë e dimë se çfarë duhet të ketë një dietë e shëndetshme. Frutat dhe perimet e freskëta na japin vitaminat dhe mineralet që na nevojiten për të forcuar sistemin tonë imunitar kundër sëmundjeve. Mishi dhe peshku janë të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë në rritjen e muskujve dhe mund të nxisin metabolizmin. Drithërat integrale janë plot me fibra, së bashku me fasulet dhe bishtajat.

Dhe nuk është sekret që disa vende, me kalimin e shekujve, e kanë përsosur ekuilibrin më shumë se të tjerët.

Një studim në veçanti – ideja e Ancel Keys, një fiziolog me bazë në Minesota – ishte i pari që zhyti thellë sesi vendi ku jetojmë mund të ndikojë në shëndetin tonë kur bëhet fjalë veçanërisht për dietën.

Ai shqyrtoi dietat e mijëra burrave në të gjithë Evropën, SHBA-në dhe Japoninë për të përcaktuar se si ajo që po hanin po ndikonte në shëndetin e tyre.

Ja disa nga dietat europiane që u vlerësuan që kanë përfitime shëndetësore:

Kuzhina mesdhetare

E mbushur në perime, drithëra integrale, peshk dhe bulmet, kuzhina mesdhetare vlerësohet se Lufton mbipeshën, si dhe gjendjet si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit zgjerojnë këtë, duke nënvizuar se ata që ndiqnin këtë lloj diete kishin 25 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare gjatë 12 viteve.

Kuzhina nordike

Jo vetëm që vendet nordike përgjithësisht mendohet se kanë shëndet më të mirë mendor se pjesa tjetër e botës, por edhe dieta e tyre cilësohet e mirë.

Buka e thekrës, frutat, perimet dhe peshqit janë elementë kryesorë në dietat e vendeve duke përfshirë Norvegjinë, Finlandën, Islandën, Suedinë dhe Danimarkën.

Vendet nordike gjithashtu kanë zakon të hanë sezonalisht – gjë që shkon dorë për dore me produktet vendase.

Përparësitë? Produktet që transportohen nga jashtë shpesh i nënshtrohen ngrirjes dhe konservuesve, kështu që në momentin që arrin në destinacionin e tij duket sikur është i freskët.

Kuzhina franceze

Natyra paradoksale e ushqimit të pasur francez kundrejt shkallës relativisht të ulët të sëmundjeve të zemrës në vend, ka hutuar historikisht mjekët dhe dietologët – deri në vitin 1991, kur Serge Renaud, një shkencëtar nga Universiteti Bordo, e shqyrtoi atë

Gjetjet? Në Francë, gjithçka ka të bëjë me “la portion parfaite” ose “sasia perfekte”. Ndërsa francezët janë të njohur për djathin, bukën, brioshët dhe mishin e përpunuar, të gjitha ushqimet tradicionalisht të pasura me yndyrë të ngopur, përfundimi i përhapur është se ato priren të hahen me moderim.

Will Clower, CEO i Mediterranean Wellness, ka paraqitur gjithashtu kërkime se si francezët mbajnë shifra të ulëta të obezitetit dhe shkallës së sëmundjeve të zemrës. Clower ngre fokusin në cilësinë e ushqimit që konsumohet; 80 për qind e marrjes së yndyrës në Francë vjen nga burimet e qumështit dhe perimeve – një opsion shumë më i shëndetshëm sesa kultura e skuqjes që është në disa vende.

Shijimi i ushqimit, zgjedhja e cilësisë në vend të sasisë, ngrënia e tre vakteve në ditë pa snack janë praktika të rëndësishme në dietën franceze.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook