Lidhu me ne

Radar

Ashtu si Erdogani edhe Rama e zbuloi “kurdin” e vet

Erdogani, e ka shfrytëzuar shpesh ligjin për të nxjerë jashtë lojë kundërshtarët. Këtë po bën edhe nxënësi i tij i zellshëm në Tiranë. Duke shkuar edhe një shkallë më lart në përvetësimin e modelit të sulltanit turk.

Andi Bushati

andi bushati zgjedhjet beleri

Po të shikosh reagimet në rrjetet sociale për arrestimin nga policia të kandidatit minoritar për bashkinë e Himarës, Fred Beleri, e kupton qartë se njësoj si Erdogan po ashtu edhe Rama e ka gjetur kurdin e vet. Ai zhvilloi për ditë me radhë një fushatë raciste ndaj përfaqësuesit të opozitës duke u marrë me aspektin e tij fizik, me mënyrën se si flet gjuhën tonë zyrtare e deri në përdorimin e epiteteve që i takojnë banditëve që vjedhin votën dhe jo politikanëve që duhet ta kërkojnë përunjshëm atë. 

E gjithë kjo fushatë fashistoide kulmoi me prangosjen e përfaqësuesit të minoritetit grek me akuzën për gjoja blerje votash.

Personalisht nuk kam dyshim se policia politike ka arritur të sigurojë ndonjë kleçkë kundër Fred Belerit, për të përligjur burgosjen e paimagjinueshme të një kandidati vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Duke i ngritur çark ose ndofta duke e përgjuar në mënyrë selektive, ata do i kenë plotësuar një dosje për tu justifikuar para publikut dhe ndërkombëtarëve, se shteti ligjor ka funksionuar normalisht. 

Por përpara se të shtrojmë pyetjen a ka i paguar votat e disa minoritarëve të vet kandidati i Omonias, ne duhet të hedhim në tryezë disa të tjera. Si ndodh gjithmonë që në këtë vend votat i blekërka opozita, por fitoret i korr pushteti? Si duhet të sillet një kandidat kur e di që rivali i vet i PS-së e ka hapur thesin: a duhet të luajë djalin e mirë idiot që e sheh pa reaguar kundërshtarin duke i manipuluar rezultatin, apo duhet të përdorë të njëjtat metoda me të, me riskun që të përfundojë në burg? 

Si është e mundur që policia dhe prokuroritë kapin duke paguar vetëm mes radhëve të atyre që ka sulmuar politikisht Edi Rama? A nuk ndodhi kështu në 2021 me LSI-në dhe a nuk po përsëritet i njëjti film me Belerin?    

Pra të gjitha këto pikëpyetje e çojnë në skajet e pabesueshmërisë fabulën e arrestimit të rastësishëm të kandidatit minoritar. 

Thënë këtë, nuk dua të bëj asnjë apologji të Fred Belerit. Në mendësinë dhe botkuptimin tim, kurrë nuk do ta kisha përkrahur një kandidat të tillë, që i kërkon votat mbi motivet e një nacionalizmi të mplakur të shekujve të kaluar, që mëton të ndezë pasionet më të errëta të shtetit fqinjë, që predikon helenizimin e Himarës dhe rrugën e arritjes së këtij qëllimi. Nëse në ëndrrat më të këqia do më detyronin të votoja për një njeri të Edi Ramës, atë do ta bëja për kandidatin që i qëndronte përballë modelit politik të Belerit.

Por në këtë rast është tejet e qartë që në lojë nuk gjendet fati personal i një kandidati opozitar, qoftë edhe një të tilli, krejt të veçantë, pasi i përket një pakice etnike.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim politik të drejtësisë. Rasti i greko -shqiptarit Beleri është njësoj si ai i patriotit tonë me gjak të kulluar, Arben Ahmetaj. Sapo i sulmoi publikisht kryeministri, ia behën prokurorët. 

Prandaj ajo që ndodhi buzë shëtitores së transformuar nga Rilindja urbane, në Himarë, nuk përbën një rast krimi të thjeshtë elektoral. Ajo natyrisht ka të bëjë me eleminimin e një kandidati të fortë zgjedhor (nuk i mbyllën kufijtë si Vangjel Tavos që do importonte në Shqipëri virusin, por e mbyllën vetë brenda). Ajo ka lidhje me llogaritë e autobuzëve me minoritarë që do të vijnë nga Greqia. Ajo nuk mund të shkëputet nga grabitja e pronave të një prej zonave më të bukura të bregdetit, pronarët e të cilave ndryshe nga të ngjashmit e vet në mbarë Shqipërinë, kanë pasur një mbrojtje relative në Athinë. 

E megjithatë, pavarësisht nga të tëra këto, ajo që ka ndodhur në Himarë, është një rast tipik për të ilustruar fytyrën e regjimit që na sundon. E një autokracie ku po s’i pëlqeve shefit, gjithmonë me ligj, mund të të mbyllët televizioni, mund të të hidhet në erë hoteli, ose mund të zihesh duke blerë vota. Në Shqipëri nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një kandidat politik, i një beteje elektorale të rëndësishme, të burgosej dy ditë para garës. Kjo u realizua për herë të parë në kohë të Edi Ramës. Kjo u bë e mundur prej një shteti që vepron me urdhërat e tij. Prandaj ne sot nuk duhet ndjekim rrugën qore ku kryeministri na ka ftuar të hyjmë. Fred Beleri nuk u bë viktimë, as sepse nuk fliste mirë shqip, as sepse ushqente një nacionalizëm të verbër. Ai nuk e hëngri si grek, po si qytetar që donte të konkuronte brenda mundësive që të jep ky vend. Por, në hapsira autokratike një gjë e tillë është e pamundur. Edhe modeli politik i Edi Ramës, Erdogani, e ka shfrytëzuar shpesh ligjin për të nxjerë jashtë lojë kundërshtarët. Këtë po bën edhe nxënësi i tij i zellshëm në Tiranë. Duke shkuar edhe një shkallë më lart në përvetësimin e modelit të sulltanit turk. Duke nxitur pasionet kundër pakicave etnike për të kamufluar kalkulimet politike. Prandaj, me arrestimin e Belerit mund të thuhet se Rama e gjeti dhe kurdin e vet armik.  

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook