Lidhu me ne

Mix

Hailey Bieber: Frika që më ndalon të bëhem nënë

Hailey Bieber është rrëfyer për ‘Sunday Times’ këtë javë ku ka folur hapur për krijimin e një familjeje me burrin e saj Justin Bieber.

Supermodelja 26-vjeçare tha se i do fëmijët shumë, por se ‘frikësohet’ për rritjen e fëmijëve në sytë e publikut. “Unë qaj realisht për këtë gjatë gjithë kohës!” rrëfeu Hailey. “I dua shumë fëmijë, por kam frikë. Mjafton që njerëzit të thonë gjëra për burrin ose miqtë e mi. Nuk mund ta imagjinoj që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë. Ne mund të bëjmë më të mirën për t’i rritur ata. Për sa kohë që ata ndihen të dashur dhe të sigurt.”

Ajo trajtoi gjithashtu një sërë temash të tjera të nxehta, duke diskutuar për shëndetin e saj mendor dhe bluzën famëkeqe ‘nepo baby’. Si një anëtare e familjes së njohur të aktorit Baldwin, Hailey foli se si është të rritesh në mes të vëmendjes.

Duke iu referuar babait të saj Stephen dhe xhaxhait Alec, ajo tha se është shumë e vetëdijshme për nepotizmin e saj dhe donte të mbështetej në të duke veshur bluzën e saj.

“Kur je jashtë dhe njerëzit ndalojnë babanë ose xhaxhain tënd dhe kërkojnë fotografi, ti fillon të kuptosh pse… dhe mendova: “Unë jam shumë e vetëdijshëm për situatën … do ta them me zë të lartë dhe krenare sepse tashmë po më etiketon si të tillë dhe është e vërtetë.”

Bukuroshja nuk u largua nga diskutimi për shëndetin e saj mendor, duke thënë se viti 2023 i ka dhuruar tashmë disa nga ‘momentet e saj më të trishtuara dhe më të vështira’. Muajin e kaluar, Hailey la të kuptohet për zhurmën e mediave sociale që rrethonte atë dhe Selena Gomez, kur ajo pranoi se ‘ka pasur një kohë të vështirë’ dhe ishte emocionalisht ‘e brishtë’. “Thjesht ndjeva sikur po kaloja një rritje të pakëndshme, tha ajo për Sunday Times. “Sa herë që po kaloni nga një periudhë e jetës tuaj në tjetrën, është vërtet e pakëndshme dhe mund të jetë shumë e trishtueshme…”

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore5 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook