Lidhu me ne

Mix

Disa thonë 10 mijë hapa, ja sa duhet të ecni çdo ditë për të qenë të shëndetshëm

Miti i 10 mijë hapave, ja sa duhet të ecni çdo ditë

Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexoni këtë artikull, të regjistrojë numrin e hapave që do të bëni sot, dhe të zbulojë nëse në fund të ditës keni arritur shifrën 10.000 hapa, prag për të cilin janë kalibruar praktikisht të gjithë pedometrat dhe pajisjet e tjera që gjurmojnë aktivitetin tuaj fizik.

Është një qëllim kaq i njohur dhe i promovuar nga aplikacionet dhe gjurmuesit e aktivitetit fizik por edhe reklamat, saqë është bërë për shumë njerëz mënyra kryesore për të dalluar ditët në të cilat ata kanë bërë diçka në dobi të shëndetit të tyre, nga ato në të cilat ishin të plogësht dhe bënë një jetë sedentare.

Megjithatë standardi i 10.000 hapave nuk ka asnjë bazë të qëndrueshme shkencore, dhe është shfaqur shumë vite më parë, më shumë për arsye marketingu sesa për çdo gjë tjetër. Historia e pedometrit ka një origjinë të pasigurt dhe ende të debatuar.

Por shpikja e tij i atribuohet shpesh orëpunuesit zviceran Abraham-Luis Perrele, që në vitin 1777 kishte perfeksionuar një mekanizëm për mbështjelljen automatike të orëve portative, e cila shfrytëzonte lëvizjet e atyre që i mbanin ato. Duke u bazuar tek ai sistem, 3 vjet më vonë Perrele shpiku një hapamatës, bazuar në disa parime funksionimi të orëve të tij.

Ai bëri të mundur numërimin e hapave dhe llogaritjen e distancës së përshkuar. Ndoshta Perrele e kishte zhvilluar idenë e tij, bazuar në shpikjet dhe prototipet e bëra në të kaluarën. Sepse që mbi një shekull më parë ishte raportuar ekzistenca e instrumenteve për matjen e hapave, dhe vetë Leonardo da Vinçi kishte hipotetizuar tashmë ndërtimin e një hapamatësi për qëllime ushtarake.

Sidoqoftë, do të duhej të kalonin rreth 2 shekuj nga shpikja e Perrele, kur disa biznesmenë japonezë e popullarizuan ecjen si një aktivitet për të mbajtur trupin në formë, duke përcaktuar edhe objektivin e 10.000 hapave në ditë.

Gjithçka filloi një vit para Lojërave Olimpike të Tokios të vitit 1964, kur te japonezët po rritej vëmendja ndaj sportit, dhe kur mjeku i shquar Ivao Ohia kishte filluar të vinte në dyshim zakonet e jetesës së bashkatdhetarëve të tij. Pas Luftës së Dytë Botërore, sektori terciar në Japoni ishte zgjeruar me shpejtësi, dhe shumë njerëz kishin filluar të bënin jetë sedentare, me shumë orë të kaluara ulur në tavolinat e zyrave të tyre.

Ngjarja më e famshme sportive në botë ishte gati të fillonte, dhe Ohia besonte se duhej bërë diçka për t’i nxitur japonezët të lëviznin më shumë për të pasur një jetë të shëndetshme. Ai ra në kontakt me Juri Kato të kompanisë së orave “Yamasa Tokei Keiki’, duke i propozuar të ndërtonte një grup hapamatësish për të numëruar 10.000 hapa në ditë.

Nuk është ende e qartë pse kishte zgjedhur pikërisht atë objektiv. Por nga rindërtimet e ngjarjeve, duket se ajo shifër ishte një zgjedhje arbitrare dhe e lidhur me nevojën për të propozuar një shifër të rrumbullakët, të lehtë për t’u mbajtur mend i arritshëm brenda një dite.

Juri Kato punoi për disa vite dhe në fund krijoi një hapamatës mekanik, Manpo-kei, një emër që mund të përkthehet nga japonishtja si “numëruesi prej 10.000 hapash”. Ai u nxor në shitje me një fushatë të gjerë reklamuese, e cila nxirrte në pah mundësinë e numërimit të hapave, dhe mbi të gjitha për t’u siguruar që ato të ishin të paktën 10.000.

Në Japoni, u krijuan enkas shoqata që u angazhuan në promovimin e rëndësisë së ecjes si një aktivitet sportiv që mund të kryhej nga një pjesë e madhe të popullsisë, pa dallime të veçanta në lidhje me kushtet fizike dhe moshën. Në rrugët e Tokios dhe qyteteve të tjera japoneze u bënë gjithnjë e më i shpeshtë njerëzit me një Manpo-kei në dorë për të regjistruar numrin e hapave të tyre.

Në dekadat që pasuan vijim, versionet alternative dhe imitimet e atij hapamatësi, u hodhën në shitje jo vetëm në Japoni, por edhe në vende të tjera perëndimore, ku kishte nisur të dominonte tendenca e ecjes ditore prej 10.000 hapash.

Prodhimi në miniaturë i elementëve elektronikë dhe përhapja progresive e pajisjeve dixhitale çoi në përhapjen gjithnjë e më të gjerë të hapamatësit, si pajisje elektronike e vetme, ashtu edhe në MP3 player, më pas te telefonat celularë dhe në fund te smartfonët dhe gjurmuesit.

Ndërsa pedometrat e hershëm mekanikë, përdornin një lavjerrës të vogël ose top metalik për të ndier lëvizjen dhe për të aktivizuar numëruesin, pajisjet e sotme elektronike përdorin sisteme mikroelektromekanike (MEMS), të cilat bashkojnë sensorë të llojeve të ndryshme për të zbuluar lëvizjen.

10.000 është një numër i rrumbullakët dhe i qartë, i lehtë për t’u komunikuar dhe mbajtur mend. Por siç e tregon historia e pedometrit modern, ai nuk mbështetet nga ndonjë bazë e veçantë shkencore. Ecja është sigurisht diçka e mirë, dhe është një aktivitet fizik me ndikim të ulët për trupin.

Por çdo njeri është unik, dhe kushtet e tij shëndetësore ndryshojnë me kalimin e kohës për shkak të plakjes dhe faktorëve të tjerë. Ndaj nuk mund të ketë një numër hapash “të shëndetshëm” për të gjithë. Disa grupe kërkimore kanë vënë në provë teorinë e 10.000 hapave.

Për shembull, një studim i publikuar në vitin 2019, mori në konsideratë 16.741 vullnetarë të moshës nga 62-101 vjeç, të cilët midis viteve 2011-2015 kishin përdorur një hapamatës për të llogaritur numrin e hapave çdo ditë.

Analiza e të dhënave tregoi se në krahasim me gratë që nuk i kalonin 2700 hapa në ditë, vullnetaret që ecën mesatarisht 4400 hapa në ditë, ishin 41 për qind më pak të rrezikuara nga vdekja e parakohshme. Reduktimi i rrezikut vazhdoi të përparojë ndërsa u rrit numri i hapave ditorë, dhe më pas u stabilizua rreth mesatares prej 7500 hapash në ditë.

Përtej këtij numri, përfitimet nuk ishin në thelb të dukshme. Ndaj studimi tregon se mjafton të ecësh më pak sesa synimi i përhapur prej 10.000 hapash për të pasur ende përfitime. Edhe një hulumtim tjetër i publikuar në vitin 2020 që përfshiu 5000 njerëz, arriti në përfundime të ngjashme: 10.000 mijë hapa nuk ndikojnë te jetëgjatësia e njeriut.

Studimi tregoi se te njerëzit që bënin 8000 hapa në ditë, rreziku i vdekjes së parakohshme ishte rreth gjysma e atyre që nuk bënin më shumë se 4000 hapa. Por nuk u gjetën përfitime të rëndësishme statistikore tek ata që ecnin më shumë se 8000 hapa në ditë. Rezultate të ngjashme ishin marrë nga një tjetër studim i publikuar në vitin 2021.

Sipas ekspertëve, ecja është një nga aktivitetet fizike më të thjeshta dhe më efektive për të mbajtur trupin në formë. Në përgjithësi, këshilla është t’i kushtoni rreth 2 orë e gjysmë aktivitetit fizik çdo javë, si një shtesë për angazhimin fizik që mund të keni pasur tashmë në punë.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet10 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix10 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar10 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar10 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook