Lidhu me ne

Radar

Artistët që mbështetën Veliajn, këngëtari Stefi Prifti: Iu janë premtuar koncerte të sponsorizuara nga bashkia

Artistët që mbështetën Veliajn, këngëtari: Iu

Këngëtari Stefi Prifti ka komentuar artistët të cilët u shfaqën në fushatën elektorale të sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës.

I ftuar në ‘A Show’ në Syri Tv, Prifti u shpreh se nuk ka asgjë të keqe të marrësh pjesë dhe të intepretosh në aktivitetet e tyre, por në momentin që bëhesh pjesë e fushatës elektorale, do të thotë se je i politizuar dhe mban një krah.

Stefi tha se paraja i ka tërhequr artistët, të cilëve iu janë premtuar koncerte nga bashkia.

“Deri në atë masë ku këngëtarët marrin pjesë si ineterpret dhe paguhen prej politik-bërjes ose aktiviteteve të ndryshme unë e pranoj, se në fund te fundit nuk po pozicionohen por po ndajnë skenën më një grup apo parti politike. Deri këtu jo, por nga momenti që bëhesh pjesë e fushatës elektorale të një force politike atëherë ti po mban një krah dhe je i politizuar. Tani unë nuk mund t’ju them atyre se pse ju mbajtët krahun e Erion Veliajt dhe pse s’mbajtet krahun e opozitës.

Unë nuk mora përsipër të dilja me një mesazh politik dhe ta mbaja nja krah të caktuar politik dhe kjo nuk është e kollajtë sepse në fund të fundit të mos harrojmë që 55 me 45 është e ndarë popullsia përsa ju përket bindjeve. Shumë artisitë mbajtën qëndrime të njëanshme, ata e dinë vetë pse, por kam pështypjen se paraja është faktor. Unë nuk them se leku është investuar cash në këtë rast por patjetër që janë bërë koncerte të mëdha që janë sponsorizuar nga bashkia”, tha Prifti.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook