Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në histori kjo batërdi zgjedhore, 14 maji krim monstruoz elektoral

Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në histori kjo

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha risolli në temë zgjedhjet e 10 viteve të fundit dhe ndryshimet politike. Fokusi ishin zgjedhjet e 14 majit, ku ai u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë kjo batërdi zgjedhore.

“Në vitin 2005, deri në vitin 2013, janë zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Duhet ta pranojmë, paraardhësi im dorëzoi pushtetin, pranoi rotacionin, dorëzoi partinë. Erdhën zgjedhjet e vitit 2007. Edi Rama u ngrit me forcën më të madhe, nuk marr pjesë në zgjedhje për shkak të certifikatave për të cilat i lëshonin bashkitë socialiste. Certifikatat kishin të njëjtat garanci si monedhat.”

“U bë një pamflet dhe më pas u bënë zgjedhjet. Zgjedhjet kishin 100 anomali, por ai raport ka një frazë, të cilën unë e quaj fraza e artë. Megjithëse zgjedhjet u bënë për fërtele, thotë se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Vijnë zgjedhjet e vitit 2009, është e shkruar e zezë mbi të bardhë nga Audrey Glover, se këto zgjedhje përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR, që në krye.”

“Vijnë zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kryeministri humbi zgjedhjet, dorëzoi në mënyrën më të rregullt pushtetin. Nuk ke asnjë fakt se u blenë vota apo u shitën vota. Tani, fillon procesi nga viti 2015 gjer më sot. Procesi zgjedhor nga viti 2015 gjer më sot, krijoi një industri gjigante të blerjes së votës, e cila këtë vit shpërtheu me blerjen zyrtare publike të saj.”

“U bë edhe në vitin 2021 me paratë për tërmetin, por kishte një pseudomotiv. Kurse zarfi në mes të fushatës për 683 mijë qytetarë votues, nuk ka ndodhur kurrë. Vijmë prapë tek qeveria. Rritja rrogash në fushatë elektorale nuk ka ndodhur kurrë, sepse e ndalon Karta e Kopenhagenit, Kodi i Venecias, e ndalon Kodi Zgjedhor. Por ai u shpall kinezëri.”

“Nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të bëjë fushatë dhe të thotë, po votuat ata, nuk keni para. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në të gjithë këtë batërdi zgjedhore që të pushtohen nga administrata qendrat e votimit dhe të shkelet ligji me qindra e mijëra herë. Këto janë krime monstruoze elektorale!”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook