Lidhu me ne

Radar

Kurti për CNN: Nuk do t’ia dorëzoj Kosovën milicive fashiste që admirojnë Putinin

Capture 14

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, ku protestuesit serbë kanë sulmuar trupat e KFOR-it, mediat dhe Policinë Speciale gjatë protestave të tyre kundër të kryekomunarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, ishte tema e një interviste të kryeministrit Albin Kurti për CNN International, mbrëmjen e sotme.

Edhe pse i vendosur në qendër të kritikave nga faktori ndërkombëtar i stacionuar në Prishtinë, Kurti u shpreh i bindur se “Republikën e Kosovës  nuk do ia dorëzojë milicive fashiste”, duke iu referuar turmave të serbëve të dhunshëm në Veri.

Ai u shpreh se po punon ngushtë me faktorin ndërkombëtar, “veçanërisht me SHBA dhe BE, të cilët i konsiderojmë miqtë më të rëndësishëm”.

Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Kurti, ka folur për vendosjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në objektet e komunave të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit duke theksuar se numri i tyre duhet të rritet përderisa jashtë ka shumë pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të strukturave paralele të Serbisë.

Policia duhet të jetë si në çdo komunë tjetër e pranishme edhe në komunat veriore. Nuk mund të ketë vetëm një numër të policëve jashtë (ndërtesave të komunave) të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe të krijojnë siguri, kur ka numër të madh të shtuar të grupeve kriminale dhe strukturave paralele të Serbisë në atë zonë”, u shpreh kryeministri kosovar.

Më tej gjatë intervistës ai tha se ka prova si video e foto që tregojnë se në mesin e protestuesve serbë ka ultranacionalistë që paguhen nga Serbia, të cilët e admirojnë Vladimir Putinin.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashiste, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me bomba molotov, krime apo dhunë, por fitohet me zgjedhje”, theksoi Kurti.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook