Lidhu me ne

Mix

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe fibër. 90% e përmbajtjes së pjeprit është ujë, gjë që e bën këtë frut ideal për hidratim. Përpos të tjerave, pjepri thote agroweb.com, ndihmon në shkrirjen e depozitave dhjamore, humbjen e kilogramëve të tepërt, pastrimin e organeve dhe frenimin e nepsit.

Si Të Përdorni Lëngun e Pjeprit Për Të Humbur Kilogramët e Tepërt

Një sasi prej 100 gramë pjepër ofron 25 kalori, 6% sheqerna dhe 13% gramë karbohidrate komplekse.

Ndër të tjera, pjepri është shumë i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban yndyrna apo kolesterol.

Lëngu i pjeprit rekomandohet të përdoret edhe për uljen e tensionit të lartë dhe për mbrojtjen e zemrës sepse është shumë i pasur ma kalium.

Nga ana tjetër, vitamina C dhe magnezi janë dy përbërës të rëndësishëm që mbrojnë imunitetin.

Të gjitha substancat e lartpërmendura e bëjnë më të lehtë pastrimin e trupit nga toksinat dhe rrjedhimisht përshpejtojnë metabolizmin.

Një metabolizëm i shpejtë pengon formimin e depozitave dhjamore dhe shkrin ato ekzistuese.

Kësisoj, njeriu e ka shumë më të lehtë për të humbur në peshë.

Lëngu I Pjeprit Për Një Gjumë Të Mirë

Lëngu i pjeprit është një burim domethënës i mineraleve siç është magnezi, që na ndihmojnë të flemë.

Për shumë vite me rradhë, lëngu i pjeprit është përdorur kundër pagjumësisë.

Ai shuan etjen, hidraton qelizat dhe na vë në gjumë.

Dehidratimi është një nga faktorët që prishin gjumin, thonë ekspertët.

Si Të Përgatisni Lëngun e Pjeprit

Për rënien nga pesha ky lëng rekomandohet të pihet 30-40 minuta përpara mëngjesit.

Për përgatitjen e lëngut ju nevojiten:

2 filxhanë me copa pjepri,

1 lugë çaji me lëng limoni,

1 lugë çaji me mjaltë

1 filxhan çaji me kubikë akulli

Gjysëm filxhan çaji me ujë

Përgatitja:

Hidheni pjeprin në një mikser dhe më pas shtoni mjaltin, lëngun e limonit, akullin dhe ujin.

Përziejini për disa sekonda deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm.

Për rënien nga pesha pijeni atë përpara mëngjesit, drekës dhe darkës,

Për gjumë të qetë, këtë lëng mund ta pini disa orë përpara gjumit.

Kjo pije përmban më pak se 150 kalori.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook