Lidhu me ne

Mix

Simptomat e diabetit, zbuloni nëse jeni diabetik

diabeti

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi dhe që luan një rol të rëndësishëm në organizëm, duke ruajtur vlerat normale të sheqerit në gjak, duke rregulluar hyrjen e tij në qeliza dhe përdorimin si burim energjie.

Diabeti melit është një sëmundje metabolike që ndodh kur ndryshohet prodhimi i insulinës; ajo pason me një akumulim të sheqerit në gjak (hiperglicemia) që mund të jetë përgjegjës për shfaqjen e një sërë simptomash intensive dhe mposhtëse për trupin.

Tre janë llojet më të zakonshme të diabetit:
Diabeti melit i tipit 1: është forma më e zakonshme e sëmundjes në periudhën infantile dhe adoleshencë. Konsiderohet një sëmundje autoimune, pasi shkaktohet nga prodhimi i antitrupave që sulmojnë qelizat e pankreasit, përgjegjëse për prodhimin e insulinës.

Diabeti melit i tipit 2: është forma e sëmundjes më e përhapur (në rreth 90% të rasteve) dhe është tipike për moshën e rritur. Ky lloj diabeti, që njeh si shkak dhe trashëgiminë dhe faktorët mjedisorë, karakterizohet nga një defekt i dyfishtë: nuk prodhohet sasia e duhur e insulinës për të përmbushur nevojat e organizmit (defiçit i sekretimit të insulinës) ose insulina e prodhuar nuk reagon si duhet (insulino-rezistenca)

Diabeti gestacional: Ky lloj diagnostikohet në prani të një rritje domethënëse të glicemisë gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tre mujorit të dytë. Në pjesën më të madhe të grave me diabet gestacional gjatë shtatzënisë, glicemia ka tendencën të kthehet në normalitet pas lindjes.

Simptomat e diabetit janë të ndryshme në bazë të formës së zhvilluar, të gjitha të lidhura me fenomentin e hiperglicemisë dhe shkallës së kësaj të fundit.

SIMPTOMAT E DIABETIT TË TIPIT 1

Diabeti i tipit 1 fillon në mënyrë akute dhe papritur, shpesh shoqëruar me temperaturë por simptomat karakteristike janë:
Poliuria (rritje e vëllimit dhe prodhimit të urinës që i kalon 2 litra në ditë)
Polidipsia (shtim të etjes)
Polifagia paradoksale (shtim të urisë dhe sasisë së ushqimeve të mara, por me një dobësim të papritur të pashpjeguar)

Kjo treshe simptomatike i atribuohet mungesës së insulinës. Qelizat, duke mos pasur glukozën në dispozicion shfrytëzojnë substancat alternative si proteinat e pranishme në muskuj dhe yndyrnat, për të prodhuar energji për organizmin. Kjo është arsyeja që ka një rritje të urisë.

Duke ndryshuar metabolizmin, që pëqr pasojë prodhon më shumë trupa ketonike, si acid acetik, aceton, acid hidroksi-butirik, të aftë për të ulur pH, në vlerat e acidozës së shënuar. Ketoacidoza diabetike mund të shfaqë komplikacione të tjera të kësaj sëmundjeje që përfshijnë të vjella, dehidratim, frymëmarrje të thellë, konfuzion mendor dhe çon deri në koma.

Ndonjëherë shqetësimet tipike të diabetit të tipit 1 mund të pësojë regres spontant e duket se personi është shëruar. Ky fenomen njihet si “muaji i mjaltit”, dhe në të vërtetë është kalimtar dhe i paraprin një periudhë ku simptomat shfaqen në mënyrë të qëndrueshme dhe pacienti bëhet përfundimisht diabetik. (Lexo poshte fotos shpjeguese)

SIMPTOMAT E DIABETIT TË TIPIT 2

Diabeti i tipit 2 është forma më e përhapur, që shpesh shkaktohet për shkak të një stili jetese të gabuar dhe prek moshat e mëdha. Nis ngadalë me simptoma pak të dukshme fillimisht, duke e bërë të vështirë përcaktimin e diagnozës. Simptomat që mund të shfaqen janë si ato të pjesës më të madhe të diabetit të tipit 1 dhe shkaktohen nga të njëjtat mekanizma, veçanërisht:
Urinimi i shpeshtë, sidomos natën
Etje,
Lodhje,
Episode të shpeshta të mykut gjenital (me kruarje),
Shërim i ngadaltë i plagëve,
Sy të thatë.

Vihet re se mes këtyre simptomave nuk shfaqet polifagia paradoksale, që është një nga simptomat tipike të diabetit të tipit 1. Por pacienti me diabetin e tipit 2 është tipikisht një person obezë apo me tendencën shtimi në peshë.

Nga ana e analizave laboratorike vihet re hiperglicemia dhe glikosuria (prania e glukozës në urinë)

KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU

Njohja e simptomave të diabetit melit jep mundësinë e identifikimit të sëmudjes në fazat e para për të ndjekur më pas një trajtim korrekt.

E rëndësishme është të mosnënvlerësoni:
Tek fëmijët/të rinjtë nevojën e urinimit të shpeshtë, e shoqëruar me etje intensive dhe dobësim të pashpjegueshëm. Mund të jetë një “spiun” i diabetit të tipit 1

Tek një i rritur nevoja e urinimit të shpeshtë, që shoqërohet me etje të shenjuar dhe në prani të faktorëve të rrezikut të diabetit të tipit 2 (obeziteti, hipertensioni, jeta sendentare, trigliceridet e larta).

DIAGNOZA

Specialisti që merret me diabetin është endokrinologu i specializuar për këtë sëmundje, e që shpesh quhet diabetologu.

Për një diagnozë të caktuar dhe korrekte është e mjaftueshme që një nga kushtet e mëposhtme të konfirmohet të paktën në dy raste:

Simptomat e diabetit që përmendëm më lartë në prani të një vlere të glicemisë të matur në një moment çfarëdo të ditës e që kalon 200 mg/dl.

Glicemia esëll kalon 126 mg/dl, dhe me esëll kuptojmë mosngrënie për të paktën tetë orë.

Glicemi e madhe ose e barabartë me 200 mg/dl gjatë një kurbe ngarkese: kjo analizë bëhet zakonisht në spital, duke njohur dhe administruar një sasi sheqeri në gjak e duke ndjekur ndryshimin e vlerave të matura në vazhdim.

Hemoglobina e glikuar e njëjtë ose mbi 6.5 %.

Gjendja e intolerancës së karbohidrateve është një situatë klinike shpesh e nënvlerësuar, që i paraprin diabetit të tipit 2. Në shumë raste bëhet një gjendje e kthyeshme, por nëse impenjoheni në mënyrë konstante dhe rigoroze në përmirësimin e stilit të jetës që përfshin humbjen në peshë nëse është e nevojshme, reduktimi drastik i konsumit të ëmbëlsirave dhe produkteve të miellit me miell të rafinuar, dhe rritje të aktivitetit fizik.

/ MeMjekun.com

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix5 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar5 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook