Lidhu me ne

Radar

Vizita e Clinton, dhurata që Rama i bëri vetes për ditëlindje

Vizita e Clinton, dhurata që Rama i bëri vetes për ditëlindje

Vizita e Clinton, dhurata që Rama i bëri vetes për ditëlindje

Nga Enton Abilekaj 

U duk si një gjest i bukur për t’u shprehur mirënjohjen SHBA-ve, veçanërisht për Kosovën. Një ftesë për të nderuar Bill Clinton, është e parefuzueshme, një fjalim live i tij gjithashtu. Pavarësisht se vizitë private, pavarësisht se Presidenti përjashtohet, emri i Bill Clinton për shqiptarët i tejkalon të gjitha.

Deri në momentin kur je në Bulevard dhe kupton se nuk je ftuar për të nderuar Presidentin që çliroi Kosovën, por Kryeministrin që po blen kreditë politike, pasi i konsumoi të vetat me shpejtësi. Që Kryeministria nuk është përdorur si institucion i vendit, por si infrastruktura personale e karrigembajtësit, për të fituar pikë te shqiptarët e të gjitha shteteve dhe, pse jo, për të goditur Kryeministrin e Kosovës.

Kupton se nuk po festohet as Pavarësia e SHBA, por po privatizohet imazhi i SHBA-së për të goditur kundërshtarët politikë. Nuk po i bëhen nderime aleatit të madh, por po e fusin si xhindin në llampën personale të Edi Ramës, që shqiptarët ta kenë frikë, nuk po respektohet ai që bombardoi ushtrinë serbe për të shpëtuar civilët shqiptarë, por po konsumohet imazhi i tij, për një kauzë personale të atij që paguhet për të mos menduar për vete kur hyn në atë seli.

Kur je në Bulevard dhe shikon show-n personal që i jep shkëlqim vetëm Edi Ramës, kupton pse mungon opozita, kush e investon përçarjen, që të përfitojë monopolizimin dhe personalizimin e gjithçkaje që duhet të ishte e gjithë shqiptarëve, përfshirë dhe aleatët strategjikë.

Je duke parë kulmin e sinusoidës së një pushteti personal, që, pasi kapi gjithçka brenda vendit, po vazhdon ta bëjë këtë jashtë, po mundohet të mbjellë në mendjet e njerëzve që gjithçka që i rrethon punon për të, atyre që e duan që ta besojnë si Zotin dhe atyre që nuk e duan t’i tremben si Zeusit.

Nuk ka më keq për imazhin e SHBA-ve se sa të duket si xhindi i futur në llampën e një personi, si gjigandi që plotëson dëshirat personale të zotëruesit të llampës. Pas asaj që bëri me MCgonigal, nuk mund të pritej që Edi Rama të jepte në mes të Tiranës shembullin e një lobimi, gjysmë-okult, me një personazh kaq të dashur për shqiptarët dhe me një aleat kaq të pazëvendësueshëm. Pas McGonigal pritej një gjest ndjese morale, një nderim i sinqertë, në emër të një vendi që bashkohet në raport me SHBA-në.

Edi Rama tregoi se di të bëjë vetëm këtë, ta sjellë në Tiranë imazhin e Washingtonit si një pazar i shtrenjtë, ku shiten politika dhe mbështetje, që nuk i blen dot gjithkush. Pasi bleu njërin dhe u kap, ai mund të vazhdojë të bëjë pazar në rrugë të ligjshme, për të blerë mbështetje për veten dhe sulme për kundërshtarët.

Në 4 korrik ai nuk kishte vendosur t’i bënte dhuratë SHBA-ve, as Clintonit, as shqiptarëve. I bëri një dhuratë të shtrenjtë vetes, i dha jehonë sulmit ndaj Albin Kurtit, përdori fjalët e njeriut të zemrës të shqiptarëve, për interesin e tij personal. Kur e paralajmëroi këtë në “Opinion”, të gjithë menduan se bëhej fjalë për një dhuratë për Shqipërinë, pa e kuptuar se Edi Rama e identifikon tashmë Shqipërinë me veten dhe e përdor të gjithë për veten.

/Dosja.al/

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook