Mix
Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari i japin fund lidhjes?!
Prej mujash modelja Beniada Nishani dhe ish-futbollisti Blerti Hajdari kanë konfirmuar se po jetojnë një histori të bukur dashurie, e cila nisi nga studio e programit ‘Procesi Sportiv’. Por duket se gjasat janë që dyshja nuk po kalon një periudhë fort të mirë në marrëdhënien e tyre.
Ka qenë Blerti ai që pasi fshirë foton me Beniadën, ka çaktivizuar menjëherë llogarinë e tij në instagram. Sakaq thuhet se dyshja prej disa ditësh nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në instagram.
Po ashtu burime për Iconstyle kanë konfirmuar se Beniada dhe Blerti i kanë dhënë fund romancës për arsye që ende nuk dihen.
Shkëndijat e para mes çiftit nisën vitin e kaluar pas daljes së modeles Nishani nga shtëpia e Big Brother. Arbri njihet edhe si vëllai i opinionistit të Big Brother Arbër Hajdari.