Lidhu me ne

Mix

PROFIL/ Aleksandër Frangaj: metamorfoza e lezhianit që u pasurua nga media

Zbulohet origjina e vërtetë e Aleksandër Frangaj - Showbiz

Emri i Aleksandër Frangajt është më i përfoluri këto ditë. Vërtet për shkak të “Lagunës blu”, por duhet thënë se dhe më gjerë, ai është një histori më vete me të cilën identifikohet i gjithë tranzicioni absurd shqiptar këto 25 vite, ku siç në fillimet e komunizmit, parveny-izimi ka qenë prijëtar i sistemit të ri: individë të “prodhuar” në fabrikën e boshësisë së vlerave dhe idealeve, pengje të kompleksit të “valixhes së drunjtë” që fati i çon në zemër të kryeqytetit, mu tek ish-shatërvani në qendër ku pozohej me në sfond 15-katëshin ose kalin me Skënderbe sipër, ata arrijnë që me thonj të kacaviren pushteteve për të arritur atje ku as ëndrrat më të çakërdisura të adoleshencës plot delire, nuk i kanë çuar ndonjëherë.

Miqtë të afërt të tij përmendin rastin e një krenarie të Sandrit para viteve `90 që mbushi Lezhën duke thënë se gjatë qëndrimit në Tiranë kishte arritur të takohej me Tefta Radin, një episod tejet kuptimplotë ky për ta kuptuar metamorfozën e tij në kohë.

I shkolluar për muzikë në të mesme dhe menaxher vatrash kulture në Akademinë Artave (po të ishim ende nën komunizëm, ndoshta do ishte njeriu kryesor që do udhëhiqte grupin e Lezhës për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës), Aleksandër Frangaj u kthye në njeriun më të fuqishëm të medias audiovizive në vend, praktikisht një pushtetar që nuk bie nga froni.

Djali me origjinë nga Malësia e Madhe, njësoj si një “grumbull” bashkëpatriotësh iu sul Tiranës njësoj si pionerët e Amerikës dikur Perëndimit të egër në SHBA.

Nga gazetar i një periodikes shpërthyese që botohej në Lezhë, “Koha Jonë”, Aleksandër Frangaj u bë kryeredaktor i saj pas një spostimi të një grupi gazetarësh që nuk e pëlqenin linjën e kritikave ndaj pushtetit të Partisë Demokratike, në fillimet e viteve `90.

Bashkë me Nikollë Lesin, Frangaj u kthye në çiftin drejtues të së përditshmes që u shndërrua në dritaren më të fortë të mendimit kritik dhe akuzues ndaj PD-së.

Por realisht, popullaritetin e fitoi kur u burgos dy herë nga pushteti i Sali Berishës, me akuzën se ka hapur lajme që “prekin sigurinë kombëtare”.

Dhe gjyqtar i njërit prej proceseve ka qenë pikërisht Arben Ristani, numri dy i PD-së sot, i cili dhe ky më pas u burgos me akuzën e korrupsionit.

Dalja nga burgu e riktheu kryeredaktorin e atëhershëm të “Koha Jonë”, në një emër mjaft të famshëm, megjithëse nuk firmoste shumë shkrime me emrin e tij.

Ishte i heshtur, nuk fliste kurrë, por sapo nxirrte zë nga goja e kishte me shkrepëtima dhe seriozitet maksimal.

Pas burgosjes, Nikollë Lesi e bëri Frangajn jo vetëm bashkëpunëtor por edhe bashkëpronar, duke i dhënë 40% të aksioneve. Nuk kaloi shumë dhe Frangaj u përplas me Lesin duke bërë një gazetë paralele. Kjo solli një sherr aq të madh sa provokoi një “paralizë” në ambjentet e mendimit dhe shtypit opozitar asokohe.

Me ndërmjetësimin e Soros-it, Frangaj dhe Lesi u pajtuan, duke hyrë në dorën e kryeredaktorit një shumë prej 120 mijë dollarësh.

Pas një pauze të shkurtër, në vitin 1996, Aleksandër Frangaj me një shumë të konsiderueshme për kohën në xhep, formoi një shoqëri të përbashkët mediatike, Media 6, me dy biznesmenë të fuqishëm të kohës: një francez dhe një shqiptar, përkatësisht Juliene Roche dhe Marsel Skëndo.

Së bashku me ta hapi revistën Klan ku mori disa firma të Koha Jonë: Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Sokol Ballën dhe Blendi Fevziun.

Një vit më pas, në një kënd te rruga “Myslym Shyri”, hapën televizionin me të njëjtën emër Klan, i cili u kthye në një media “anti-Berishë”.

Frangaj ishte drejtori i televizionit dhe diçka më shumë, një menaxher që zotëronte dhe administronte të mirat materiale të atyshme. Ndërkaq, duke pasur një marrëdhënie të ngushtë me qeveritë socialiste të kohës, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, nga ku arriti të marrë pasurinë e madhe arkivore mbi 40-vjeçare, të cilën e transferoi lehtësisht në Klan-in e tij, ku punonin thuajse të gjithë regjizorët, montazhierët, por edhe shumë teknikë të RTSH-së, që vetëm rrogën merrnin në gjigandin mediatik.

Por në vitin 2002, pas një afrimi të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano me bosat realë të Klan-it, francezin Roche dhe Marsel Skëndon, Aleksandër Frangaj bëri dy manovra të mëdha: nuk i la bashkëpronarët e tij t’i afrohen televizioni të tyre dhe u afrua ngushtë me Sali Berishën, liderin e opozitës, që e kishte sulmuar pa fund.

U afrua aq shumë sa Klan u kthye në portën e hapur për Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e vitit 2005, televizioni Klan shpalli fitoren e PD-së ende pa u mbyllur kutitë e votimit, duke përdorur emrin e “Gani Bobit”.

Në vitin 2005, Aleksandër Frangaj u bë paradhoma e pushtetit të Sali Berishës dhe manovra e parë e tij ishte nxjerrja jashtë nga prona e tyre e dy bashkëpronarëve Skëndo e Roche, të cilëve u mori edhe televizionin e parë shqiptar me pagesë Sat Plus, duke iu dërguar një lezhian si administrator dhe një çetë të armatosur pushteti.

Me largimin e bashkëpronarëve, Aleksandër Frangaj u kthye në bosin e vërtetë të medias në vend ku emëronte anëtarët e KKRT-së, drejtorët e televizionit publik dhe çdo enti tjetër rregullator.

Menaxhoi miliona të reklamave të qeverisë duke u bërë distributori dhe prodhuesi i imazhit të qeverisë “Berisha”. Në mjediset e PD-së, Aleksandër Frangaj konsiderohej si zv.kryeministri real i vendit që emëronte dhe shkarkonte këdo.

Kulmin e arriti në 21 janar 2011 ku fshehu e kërcënoi edhe gazetarin e tij të televizionit të dytë që krijoi, ABC, pikërisht Fatos Mahumtajn, i cili u plagos në bulevard. Sajoi sikur 4 qytetarët i vrau dikush nga larg dhe mbrojti Berishën në ditën më të keqe të tij.

Por me largimin e tij të pashmangshëm iu afrua dalëngadalë Edi Ramës, të cilit gjatë kohës në opozitë i dërgonte të fala me anë të Sonila Meços.

Ky afrim u bë aq i fortë, sa ai tashmë urdhëron eskavatorët e qeverisë për të prishur ndërtimet e disa privatëve që nuk i pëlqente të kishin fusha pranë vilës së tij në Qerret…/tesheshi.com/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook