Lidhu me ne

Radar

Të nderuar prokurorë, na thoni; inceneratorët janë korrupsion apo jo?

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thotë se ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj mori 491 mijë euro dhe një vilë rryshfet për të ndihmuar Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që të shtinin në dorë koncesionet e tre inceneratorëve. Por SPAK nuk ngre asnjë akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish ministrit të financave dhe ekonomisë.

Neni 244 i Kodit Penal e përkufizon veprën e korrupsionit pasiv si “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt…., nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij ….”

Kjo ngre pyetjen, cilin veprim kreu ose nuk kreu ish ministri i financave në këmbim të rryshfetit? Dosja hetimore nuk e thotë këtë. Në vend të kësaj, prokurorët thonë se Ahmetaj ka shprehur indirekt interes në zyrat apo kafet e shtetit që koncesionet e inceneratorëve të miratoheshin. Kjo ngre një pyetje të dytë, ndoshta më thelbësore se e para.

Nëse ky duke shprehur interes indirekt mori 491 mijë euro dhe një vilë, po zyrtarët që kanë kryer veprime direkte, kanë hedhur firma dhe kanë iniciuar procedura për të miratuar kontratat koncesionare, sa rryshfet kanë marrë?

Për shembull, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka marrë apo jo rryshfet, kur kaloi në qeveri VKM-në e paligjshme të procedurës me negocim të drejtëpërdrejtë për Elbasanin, edhe pse kishte marrë refuzim të prerë nga APP? Ky ka vepruar direkt në shkelje të ligjit, nuk ka shprehur interes indirekt.

Po kabineti qeveritar, që miratoi vendimin, sa rryshfet mori? Edhe këta kanë vepruar direkt, nuk janë interesuar indirekt. Po për kalimin e 17 akteve ligjore në një ditë sa rryshfet u dhanë. Kush ishte autoriteti që e kishte këtë fuqi?  

Të gjitha këto mangësi në dosjen hetimore të inceneratorëve nuk janë të rastësishme. Ato burojnë nga një fakt i thjeshtë. Të paktën deri tani, SPAK nuk e ka hetuar fare pjesën proceduriale të inceneratorëve. Dhe hetimi procedurial i inceneratorëve bëhet vetëm me një pyetje të thjeshtë. Inceneratorët ishin tender apo koncesion?

Nëse SPAK ngre këtë pyetje, pjesa dërrmuese e elitës drejtuese të Rilindjes hyn në burg. Janë paguar 63 milionë euro para publike për koncesionarin e Tiranës, por incinerator nuk ka.

Për shkak se SPAK nuk e prek procedurën, hetimi për inceneratorët ka prodhuar një absurd unik. SPAK thotë se dy ministra kanë marrë rryshfet për inceneratorët, por nuk thotë që inceneratorët janë aferë korruptive. Madje, vetë kryeministri thotë se është krenar për ato vepra duke i cilësuar si një nga punët më të mira që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Nëse inceneratorët nuk janë korrupsion, nga dolën paratë që morrën rryshfet ministrat, sepse në një kontratë ligjore nuk teprojnë para për rryshfet? Ky është absurdi i madh ku ka rënë hetimi i inceneratorëve. Për një fakt shumë të thjeshtë. Sepse nëse SPAK guxon dhe thotë që inceneratorët janë korrupsion do t’i duhet të bllokojë edhe Tiranën.

Por Tirana nuk preket. Aty vazhdojnë të paguhen 1 milionë e gjysmë euro para publike në muaj edhe pse sot për inceneratorët kemi një ministër në burg, ish zvkryemistrin në pragun e burgut dhe pronarët e koncesionit në kërkim ndërkombëtar.

Kështu që shqiptarët do të duhet të kënaqen me Lefter Kokën dhe Arben Ahmetajn në burg si koka turku (nëse ky i fundit nuk ka ikur ashtu si po përflitet) dhe të vazhdojnë të grabiten çdo muaj nga 1 milionë euro, para të cilat nuk dihet se kush i merr. SPAK-u për shembull që gjeti dhe atë 1 mijë euroshin mbi 490-çen që mori Ahmetaj nga Zoto, thotë se nuk e dimë kush i merr ato 1 milionë e gjysmë euro, që qytetarët paguajnë çdo muaj për inceneratorët.

Oligarkia.al

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook