Lidhu me ne

Temporal

Kur arrestimet shiten si sukses!

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Kur arrestimet shiten si sukses!

Nëse arrestimet e niveleve të larta shiten për suksese, po i pranojmë si suksese, por mirë është të mos përsëriten.

Ka një garë të ethshme, brenda shumicës qeverisëse se kush do ta lavdërojë më shumë reformën në drejtësi. Edhe kur kapen siç thonë në Kosovë “me pelë në dorë”, perla e radhës është: “ta lemë drejtësinë  të bëj punën e vet”. Edhe kur afera bën muuu- përgjigja është principiale: çdo njeri është i pafajshëm deri sa gjykata ta shpallë të fajshëm”.

Kulmi i ironisë është mburrja  që “drejtësia po godet njerëz në pushtet”.  Dhe çfarë njerëzish?! Aq shumë po lavdërohet në këtë drejtim “reforma në drejtësi” sa duket se ministrat, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorë e inspektorë të të gjitha rangjeve, kryebashkiak dhe nëpunës të çdo kategorie kanë marrë urdhër që të angazhohen me pasion se kush kryen aktin korruptiv më spektakolar, në mënyrë që drejtësia e re të nisë goditjen nga pushteti.

Në këtë pikë nuk është se nuk ka rezultate. Prej një dekade Shqipëria qëndron në vendnumëro ose bën hapa pas  në renditjen antikorrupsion të Transparency International.

Por ky plan që arrestimet e niveleve të larta i shet si sukses ka një problem proporcionaliteti. Nëse aferat dhe skandalet nuk mungojnë në asnjë nivel, nëse korrupsioni është edhe kapilar edhe elitar, nëse ligjet me porosi janë dëshmi e kapjes së shtetit,  në anën tjetër (të drejtësisë) kemi  një problem të madh. Mungesë kapacitetesh.

Nëse çdo javë vendin e buletineve të inspektimeve të lavdishme të kantiereve ku punohet ditë dhe natë e zë skandali i radhës  duhet kujtuar që  Shqipëria ka një numër të kufizuar prokurorësh, gjyqtarësh dhe …burgjesh. Nuk ka vend për të gjithë.

Në përpjekjet për të përsosur dhe thelluar artin e skandalit, janë harruar disa gjëra thelbësore të drejtësisë.

A nuk do të ishte një zgjidhje logjike që qeveritarët të përfshiheshin më pak në praktika korruptive dhe në vend të aferave të përqendrohen te nevojat e votuesve? Edhe lehtësohet drejtësia edhe “shërbëtorët” në pushtet i shërbejnë “padronëve” të tyre.

A nuk ka ardhur koha që të hiqet dorë nga gara se kush thyen rekordet për thyerjen e ligjit dhe poshtërimin e logjikës që t’i jepet kohë një grushti prokurorësh të merren me gjëra të tjera?

Ministra të kësaj qeverie  po shprehin publikisht dëshirën që “drejtësia të veprojë edhe ndaj ish qeverisë së mëparshme”. Duhen kujtuar dy gjëra. Qeveria e mëparshme ka 10 vjet që është në opozitë. Drejtësia le të hetojë 2012, madje edhe 1912 nëse Ismail Qemali e mori karrocën që udhëtoi nga Durrësi në Vlorë me tender, me PPP apo me ofertë të pakërkuar. Patjetër hetim për gjithçka. Por si fillim ndalni zullumin. Drejtësia nuk është makina e kohës që e kthen me sustë.  Që anija e drejtësisë të shkojë edhe në bregun tjetër (te opozita) duhet pastruar bregu i ndotur i qeverisë. Mënyra më e mirë për ta pastruar është të mos e bësh pis me dardha, mollë apo pjeshka… Dhe këtë e ka në dorë qeveria me të gjithë instrumentet që ka.  Përndryshe i hapet punë drejtësisë.

Nëse java shtatë dhe e teta është skandal, nuk do t’i leni kohë drejtësisë të shkojë te 2012.

Nëse arrestimet e niveleve të larta shiten për suksese, po i pranojmë si suksese, por mirë është të mos përsëriten.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet6 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix6 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar6 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar6 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook