Lidhu me ne

Radar

Reagoi kundër Ramës, Tritan Kalos i ndërpritet kontrata në QSUT dhe njoftohet për daljen në pension

Reagimet kundër qeverisë Rama, Tritan Kalos i ndërpritet kontrataMjeku, Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo është njoftuar me anë të një shkresë të QSUT-së se ka dalë në pension dhe për këtë i është ndërprerë edhe kontrata e punës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kalo, me anë të një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e zënë për të treguar së paku një mirënjohje për vitet e gjata të punës në Infektiv.

“MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetësor Kombëtar”, shkruan Kalo.

Kujtojmë që mjeku Kalo herë pas herë ka qenë edhe kritik ndaj qeverisë gjatë kohës së pandemisë.

Positimi i Tritan Kalos:

20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së, me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension…..ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..

AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së, në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë, në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..

MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”, sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë, i cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të, përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë…..ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë…..Together forever!!!

Reagimet kundër qeverisë Rama, Tritan Kalos i ndërpritet kontrata

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook