Lidhu me ne

Radar

Qeveria mashtroi, është pezulluar gjithë IPARD II dhe është ngrirë IPARD III


Nga Klodian Tomorri

Menjëherë pasi Oligarkia.al publikoi lajmin se Bashkimi Europian ka pezulluar pagesat për grantet e bujqësisë në Shqipëri për shkak të korrupsionit, qeveria nxitoi ta minimizonte ngjarjen e rëndë duke tentuar madje ta përgënjeshtronte atë.

E vënë nën presionin e opozitës në sallën e Parlamentit, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se programi nuk është ndaluar.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, …, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Sqaroj se programi nuk është ndaluar sikurse thoni, ai vijon,” deklaroi Krifca. 

Në mediat afër qeveerisë u shpërnda me shpejtësi një lajm se BE kishte pezulluar vetëm pagesën e këstit të radhës prej 450 mijë eurosh të IPARD II dhe agjë tjetër, ndërkohë që përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Bujqësisë e cilësoi pezullimin e pagesës si një proces krejtësisht administrativ.

Oligarkia.al e kishte të konfirmuar letrën e Komisionit nga tre burime të pavarura. Përpara publikimit të lajmit ne i kërkuam ministres së Bujqësisë një koment, por ministrja nuk u përgjigjigj. 

Sot Oligarkia.al po e publikon të plotë letrën e Komisionit Europian, për të rrëzuar pretendimet e qeverisë së është ndëprerë vetëm një pagesë e radhës prej 450 mijë euro në proccedurë rutinë. Në fakt, Bashkimi Europian ka pezulluar këstin e radhës dhe të gjitha këstet e mëvonshme të IPARD II si dhe ka ngrirë procedurat për programin IPARD III.

Letra

Që në fillim të letrës, Komisioni Europian informon qeverinë shqiptare se informacioni paraprak i OLAF tregon mangësi serioze në funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për zbatimin dhe kontrollin e fondeve të IPARD II në Shqipëri, të cilat nuk kanë lejuar parandalimin, zbulimin dhe korrigjimin e mashtrimeve dhe parregullsive serioze.

“Olaf ka evidentuar parregullsi dhe mangësi serioze në dhënien dhe zbatimin e projekteve të IPARD II në Shqipëri” thuhet në letren që mban firmën e drejtorit të DG AGRI, Wolfgang BURTSCHER.

Më poshtë letra vë në dijeni autoritetet shqiptare se cilat janë këto parregullsi.

“Disa projekte të financuara në kuadër të programit IPARD II u gjetën me parregullsi si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuar në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false, etj” thuhet në letër.

Sipas Komisionit. AZHBR ka dështuar të ushtrojë kontrollin e duhur për të identifikuar këto parregullsi.

“Për këto arsye dhe si masë parandaluese për të mbrojtur buxhetin e Bashkimit Europian, ju informojmë se Komisioni po ndërpret afatin e pagesës për deklarimin e shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2023, në shumën 457 mijë euro,” informon letra.

Por kjo është vetëm pasoja më e vogël në letrën tronditës. Një tjetër pasojë shumë më e rëndë vjen në paragrafin pasardhës të letrës.

“Përveç kësaj, afati i pagesës në lidhje me deklaratat e mëvonshme të shpenzimeve të programit IPARD II do të ndërpritet për të njëjtat arsye” shkruan Komisioni.

Në rrezik IPARD III

Komisioni Europian thotë se ndërprerja e pagesave do të përfundojë menjeherë sapo Komisioni të vendosë, në bazë të elementeve që do të sigurohen nga autoritetet shqiptare, se janë marrë masat e nevojshme për të korrigjuar situatën.

Por në të njëjtën kohë Komisioni i bën një parlajmërim të fortë qeverisë.

“Ju lutemi mbani parasysh se në rast se plotësohen kushtet e nenit 40 të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni Evropian gjithashtu mund të vendosë në një fazë të mëvonshme të pezullojë pagesat për Programin IPARD II,” thuhet në letër.

Drejtori i DG AGRI informon se është duke pritur informacione shtesë nga OLAF dhe sapo ato të arrijnë do të njoftojë qeverinë shqiptare.

“DG AGRI do të marrë parasysh informacionin e mësipërm në procedurën në vazhdim për besimin e detyrave të zbatimit të buxhetit për programin IPARD III në Shqipëri. Në kushtet aktuale, kjo procedurë do të pezullohet për të gjitha masat në kuadër të programit IPARD III,” përfundon letra.  

 Oligarkia.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook