Lidhu me ne

Kryesore

Bardhi masakron Bashën – Të gjitha akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm


Gazment Bardhi është shfaqur i vendosur në betejën me Lulzim Bashën, duke u shprehur se do të zbatojë statutin e partisë dhe nuk do të tërhiqet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Ai tha se Lulzim Basha po sillet si ish-kryeministri Sali Berisha një vit më parë.

Bardhi tha se në takimin “online” të Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës të thirrur nga ai, mund të jetë i pranishëm kushdo nga anëtarët e PD-së që ka dëshirë.

Ai theksoi se PD-ja ka zhvilluar disa mbledhje “online” siç ishte mbledhja për zgjedhjet e 25 prillit.

Secili nga kolegët është i lirë të marrë apo jo pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 19:00.

PD-ja nuk ka lindur sot, por ka zhvilluar disa mbledhje ‘online’ dhe një nga mbledhjet më të rëndësishme ka qenë mbledhje për zgjedhjet e 25 Prillit.”-deklaroi Bardhi.

Bardhi tha se ka nënkuptuar se ndërsa ai bënte betejë me Sali Berishën, Basha ishte i mbyllur në shtëpi nga frika e tij dhe nuk i zinte dot me gojë emrin.

Kur unë kam bërë betejë me Berishën disa u mbyllën në shtëpi nga frika. Edhe sot e kësaj dite nuk i zënë dot me gojë emrin dhe jo më të bëjnë betejë.” – deklaroi Bardhi.

Bardhi, ka treguar se Lulzim Basha ka mbështetur kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se, Basha ka mbështetur 3 kandidatë të koalicionit Berisha-Meta.Për këtë Bardhi tha se ka mesazhe dhe nëse nuk e pranon mund t’i bëjë publike.

“Basha mbështeti kandidatët e Metës dhe Berishës. Unë nuk bëj manovra. Nuk caktoj unë kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Basha ka mbështetur 3 kandidatët e Berishës dhe Metës.

Cili kandidat ka mbështetur zoti Basha në Vaun e Dejës, duhet tua thotë qytetarëve. Nëse nuk e bën do ta nxjerr unë. Do bëj publike mesazhet, në Vaun e Dejës kë ka mbështetur, po në Rrogozhinë kë ka mbështetur”, tha Bardhi.

Më tej Gazment Bardhi, tha se njerëzit e Lulzim Bashës kanë mbështetur Erion Veliajn në fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, duke u shprehur se ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës gjatë fushatës së 14 majit, janë nxjerrë nga lista, por ata që mbështetën Erion Veliajn kanë qenë në lista.

Ai nënvizoi se kjo kryesi me dy standarde e neverit.

“Bëjnë fushatë për Veliajn dhe futen si anëtarë, bëjnë fushatë të Igli Carës, i nxjerrin jashtë partisë. S’kam asgjë me kolegun që e ka thënë ‘mbështesni’ Erion Veliajn, e kam me dy standardet që kolegët kanë për të futur anëtarë në lista. Unë këto standarde i neveris.”- thotë Bardhi.

Përsa i përket mbledhjes së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës që pritet të zhvillohet ditën e sotme rreth orës 19:00 për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës, e cila kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit, për një takim “online” të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bardhi, se nuk do të jetë i pranishëm.

Ai theksoi se nuk e ka për detyrë të përgjigjet para asnjë komisioni përveçse para Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ky komision pritet të hetojë veprimet e Bardhit, që sipas grupimit të Lulzim Bashës janë në shkelje të statutit. Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm, Bardhit dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë.

“Sot kam marrë një shkresë nga një kolege që ka dhënë dorëheqjen.

Açka e ka dhënë dorëheqjen në 2022. Vendi i zonjës Açka nuk është konsideruar si vakant. Nuk ka një deklaratë që jep dorëheqje nga doreheqja”,- tha Bardhi.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix3 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix3 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix3 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix3 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix3 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix3 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix3 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix3 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix3 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook