Lidhu me ne

Mix

Botulizmi, forma më e rëndë e helmimit me ushqim. Çfarë e shkakton dhe si ta shmangim

botulizem

A mund të njihni një ushqim që mund të shkaktojë botulizëm, siç e njohim të gjithë helmimin nga ushqimi. I njihni bakterët që shkaktojnë këtë sëmundje? Ky mikroorganizëm mund të jetë në çdo ushqim me bazë shtazore apo bimore, por për tu rritur e përhapur i duhet një mjedis pa oksigjen.

Simptomat si shikimi i dyfishtë, nauzea, të vjella e dobësi, shoqëruar me një paralizë të përgjithshme janë domethënës për një infeksion që vjeng nga bakteri Clostridium botulinum. Konservat dhe ushqimet në kuti janë përgjegjëse në të gjitha rastet.

DISA TË DHËNA MBI BAKTERIN CLOSTRIDIUM BOTULINUM

Clostridium botulinum është një mikroorganizëm që listohet brenda baktereve aneorobe të detyrueshme, pasi përveçse nuk ka nevojë për oksigjen për të kryer proceset e tij metabolike, prania e oksigjenit e vret atë. Kjo do të thotë se ai është i detyruar të jetojë me përqëndrim të ulët të këtij gazi.

Në mikroskop Clostridium botulinum tregon një formë të veçantë të shufrës; një tjetër karakteristike që e dallon nga shumë baktere të tjerë është aftësia e tij për të gjeneruar spore. Kjo formë jetese e lejon që të mbetet në një gjendje gjumi për periudha të gjata dhe të bëhet aktiv kur mjedisi është i përshtatshëm për rritje dhe përhapjen e tij.

Ky mikroorganizëm ka një rezistencë të ndryshueshme ndaj oksigjenit. Megjithatë, studime të ndryshme mbështesin dhe bien dakord mbi faktin se nuk rritet kurrë në mjedis që ka më shumë se 10% të këtij gazi.

ÇFARË E BËN KAQ TË RREZIKSHËM?

Toksina botulinum është një neurotoksinë që prodhohet nga ky mikroorganizëm dhe vepron mbi pllakën nervore të trupit njerëzor. Në këtë mënyrë pengon lëvizjet e duhur të impulseve nervore. Mekanizmi i veprimit mund të përfshihte në këto tre faza.

1. Zinxhiri i hidrogjenit të toksinës lidhet me receptorët e pranishëm në membranën presinaptike të neuronit. Kjo do të thotë se përqëndron veprimin e saj në sistemin nervor njerëzor.

2. Toksina penetron në neuron përmes një mekanizmi aktiv të ngjashëm me atë të endocitozës. Qeliza nervore pranon hyrjen duke përthithur molekulën.

3. Në brendësi të neuronit toksina ndërhyn në lirimin e acetilkolinës. Për pasojë, lidhja nervo-muskulare nuk bën si duhet funksionin e saj. Me fjalë të tjera, ndërpritet sinjali që bën kontraktimin e muskujve.

Duke penguar acetilkolinën të dalë nga neuroni, toksina botulinum e bën të pamundur aktivizimin e muskujve. Rezultati është jnë mungesë e tonit dhe kontraktimit.

LLOJET E BOTULIZMIT

Toksina botulinum është shkaku i patologjisë që e njohim të gjithë si botulizmi. Ka tre mënyra të transmetimi dhe infeksioni të ndryshëm nga Clostridium botulinum:

Përmes ushqimit: sidomos atyre të paketuara, ku bakteret rriten për shkak të mungesës së oksigjenit, duke mbarsur ushqimin me toksinë.

Përmes plagës: përmes prodhimit të toksinës në lezionet e lëkurës

Të porsalindurit: me gëlltitjen e sporeve dhe përhapja më pas e bakterit në zorrët e tij. Grupi më në rrezik është ai i fëmijëve nën 2 vjeç. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të mos përfshihen ushqime si mjalti deri në një moshë të caktuar.

SIMPTOMAT

Botulizmi shfaqet në mënyra të ndryshme por simptomat nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Këtu përfshihen:

Dobësi me paralizë në të dy anët e trupit
Dhimbje barku
Vështirësi në të folur dhe gëlltitje
Nauzea dhe të vjella
Mungesë kthjelltësie mendore

Toksina pengon lëvizjen muskulare me të gjithë mungesat sistemike që vijnë më pas. Nëse nuk trajtohet në kohë, prognoza e pacientit mund të jetë fatale.

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI

Për të identifikuar bakterin kërkohen analiza e përmbajtjes gastrike dhe jashtëqitja e pacientit. Në këto analiza kërkohet prania e toksinës botilonum. Kur identifikohet intoksikimi, trajtimi primar bazoet në ndihën e menjëhershme respiratore.

Më pas aplikohet një antitoksinë për të kontrastuar efektet potencialisht vdekjeprurëse. Pacienti në përgjithësi intubohet për një periudhë kohe të ndryshme për të marrë lëngjet në rast se nuk rekuperon aftësinë e gëlltitjes.

Prognoza është e mirë nëse sëmundja kapet sa më shpejt dhe pacienti merr mbështetjen vitale. Bëhet thelbësore dhe disponibiliteti i antitoksinës dhe gjurmueshmëria e rasteve që mund të lindin mes të afërmve, miqve apo familjarëve nëse kanë ngrënë të njëjtin ushqim të kontaminuar.

ÇFARË DUHET TË MBAJMË MEND?

Njohja e mekanizmit të veprimit të këtij bakteri dhe simptomat e sëmundjes janë të rëndësishme, por gjithashtu thelbësore është të dimë dhe si ta parandalojmë. Për këtë qëllim janë vendosur protokolle të ndryshme të kontrollit ushqimor të ushqimeve të paketuara.

Ushqimet duhet ti nënshtrohen temperaturës prej 121 gradë Celsius për një farë kohe për të vrarë bakteret dhe sporet. Parandalimi i botulizmin varet në masë të gjerë nga industria ushqimore dhe produktet e bëra në shtëpi./ MeMjekun.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook