Lidhu me ne

Radar

Tallja e Artan Fugës: Po xhirohet një film me titull ‘Portofoli i Lushnjes’

Ironia e Artan Fugës: Po xhirohet një film me titull ‘Portofoli i Lushnjes’

Nga Artan Fuga

Hahahahaha!

Agjencia Telegrafike Shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in, atë që gjithë media botërore do ta pasqyrojë, atë që ndodh rrallë, diçka krejt e habitshme, nuk ndodh askund tjetër prej 6000 vjetësh: dy çiklistë, turistë italianë, gjetën një portofol plot me lekë dhe e dorëzuan në Policinë e Lushnjës.

Lushnjarët e kanë zakon që humbasin portofolet. Shenjë bollëku myzeqar – deklaroi një deputet, specialist i këngës: Osman Takja – djalë i bukur!

Nuk dihet të kujt ishin lekët. Ku i kishte gjetur lekët i zoti i portofolit, në ç’vend fiks i kishte humbur, a iu dorëzuan apo jo, si është e mundur që shqiptarët që kalonin atypari nuk i kishin gjetur më përpara, çfarë prerje kishin lekët, dhe çfarë mesazhi dha për miqësinë Itali-Shqipëri humbësi i portofolit kur iu kthyen leket.

Dihet se i kishte thënë një komshiu se ato lekë do t’i ruante pa harxhuar si një dhuratë, do t’i fuste në qyp, shenjë e rënë nga Qielli, parathoshin fat dhe zhvillime të mbara!

Më e rëndësishme akoma, në portofol ishte edhe karta e tij e identitetit. Kjo, që paratë e humbura t’i ktheheshin, në rast se portofoli do t’i binte nga xhepi!

Dikush thotë se i zoti e kishte hedhur portofolin me qëllim në pistën ku biçiklonin turistë për t’i provuar ndërgjegjen e tyre. Përpara tyre kishin kaluar çiklistë grekë, por asnjëri prej tyre nuk kishte denjuar t’i hidhte sytë portofolit provokues mbushur me lekë. Kjo tregon dallimin e madh midis çiklizmit në Greqi dhe në Itali – deklaroi ish-shefi i federatës së çikloturizmit në Maltë!

Ato lekë mund të kishin përfunduar në plehra dhe drejt e në inceneratorin e Fierit! – tha ish-nënkryetari i bashkisë së Lushnjës në një intervistë për një televizion të Tiranës!

Një gazetar investigativ i një medie prestigjioze po hulumton se çfarë lidhje ka ngjarja e Beratit ku katër gjoja italianë vodhën pronarin e një restoranti, zonja e të cilit e quajti veten gjysëm-italiane; me ngjarjen e Lushnjes ku italianët në vend të shkonin të blinin kadaif ose paçe apo ndonjë kos deleje të leshtë, në ndonjë lokal, si te restorant “Kozi”, i dorëzuan lekët në komisariatin më të afërt, duke ndryshuar itinerarin e udhëtimit me disa dhjetëra kilometra, duke mposhtur tentacione infernale.

Kush gjen lekë dhe i dorëzon, siç ndodh përditë këto ditë vere, merr si shpërblim edhe një foto me policë të komisariatit ku dorëzon leket!

Itali-Shqipëri 1:1.

Një autogol italianët në Berat, dhe po ata shënojnë në Lushnje!

Më kujtohet kur kombëtarja jone luante me Kinën dhe dilte 7 me 7.

Pasi Agjencia Telegrafike Shqiptare e dha lajmin jashtëzakonisht të rëndesishëm, dhjetëra media e ritransmetuan.

Rai po përgatit një kronike të zgjeruar në formë dokumentari në bashkëpunim me një televizion të famshëm në Shqipëri. Po ashtu po xhirohet një film me titull: Portofoli i Lushnjes!

Në çfarë derexheje kemi arritur!!!

Çfarë po i bëjnë informimit të qytetarit!

Mire banalitete idioteske, por edhe një infantilizim shqetësues i përgjithesuar.

Po mosni more mosni! Mos budallallepsni njerëzit!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook