Lidhu me ne

Mix

Çfarë të hash dhe çfarë të mos hash, kur ke anemi me mungesë hekuri

Anemia është një gjendje mjekësore që tregon se trupi yt nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe. Një ndër format më të zakonshme të anemisë shkaktohet nga mungesa e hekurit, që mund gjithashtu të ndodhë nëse nuk merr mjaftueshëm hekur nga ushqimi që konsumon ose trupi yt nuk arrin ta përthithë atë mire. Dieta e anemisë fokusohet tek ushqimet që mund të ndihmojnë në ripërtëritjen ose parandalimin e deficencës së hekurit duke shmangur ushqimet të cilat e pengojnë përthithjen e tij.

Përfitimet

Nëse ti je anemik për shkak të mungesës së hekurit, mjeku yt mund të të udhëzojë që para se të fillosh trajtime të tjera (siç janë suplementet e hekurit, të cilat mund të kenë efekte anësore), të fillosh të bësh ndryshime në dietën tënde. Sipas studimeve, dieta mund të ndikojë efektivisht në menaxhimin e anemisë.

Si funksionon?

Ka 2 lloje hekuri. Mishi i kuq është një burim i pasur me hekur nga burime shtazore; Hekuri nga burime jo shtazore gjendet tek bimët. Trupi ka tendencën të përthithë më mirë hekurin nga burime shtazore.

Dieta e anemisë fokusohet tek ushqimet e pasura me hekur, ashtu edhe ato që janë burime vitamin C, vitamin B12 dhe acidi folik, që ndihmojnë trupin të përthithin hekurin. Nga ana tjetër, nuk inkurajon konsumimin e disa ushqimeve dhe pijeve që pengojnë përthithjen e tij.

Anemia mund të jetë një problem afatshkurtër që ndodh kur trupi yt është nën stres nga një sëmundje, dëmtim ose ndërhyrje. Mjeku mund të të këshillojë të hash më shumë ushqime të pasura me hekur dhe të marrësh suplemente. Pasi nivelet e hekurit të vijnë në normalitet, mund t’i rikthehesh dietës tënde normale. Por nëse mjeku përcakton se je në rrezik për të zhvilluar sërish anemi, mund të të udhëzojë të vazhdosh të ndjekësh dietën dhe të marrësh suplemente edhe nëse nivelet e hekurit përmirësohen. Nëse vuan nga anemia kronike do duhet ta ndjekësh këtë praktikë për një kohë të gjatë. Në rastin kur trupi yt sërish nuk arrin të përthithë ose mbajë hekurin, dhe niveli i tij është shumë i ulët, mund të përshkruajë trajtime si transfuzioni i gjakut ose infuzionet e hekurit.

Çfarë të hani?

Kur planifikon vaktet e tua, mund të zgjedhësh nga një varietet ushqimesh natyralisht të pasura me hekur të cilat ndihmojnë në përthithje. Ndërkohë që ka edhe ushime që nuk ndihmojnë në përthithje.

Ushqime që ndihmojnëUshqime që nuk ndihmojnë
BiftekuKafja
MëlçiaÇaji
Peshku tonVera
SardeletErëzat dhe djegëset
Mishi i derritQumështi, kosi dhe djathi
Fasulet, thjerrëzatVezët
MidhjetMentja
FistikëtMolla
QiqratArrat
Patatja e embelBajamet
TofuGjethet e panxharit
Fruta të tharaGluteni
JeshillëqetOrizi kafe
DomatetElbi, tërshëra
QitroKikirikët
Kungull ose Fara kungulliMajdanozi
Buka, gruri dhe makaronat e fortifikuara me hekurÇokollata/Kakaoja
Lengu i nxjerrë nga kallami i sheqeritSusami

Rekomandime

Është e rëndësishme të konsiderohet kombinimi i ushqimeve të caktuara, pasi mund të ndikojnë negativisht ose pozitivisht në përthithje.

Për shembull, një studim shqyrtoi vaktet individuale për të vlerësuar përthithjen e hekurit dhe tregoi se trupi mund të thithë 2.5 herë më shumë hekur nga burime jo shtazore nga një vakt kur përfshin gjithashtu mish që përmban burime shtazore hekuri.

I njëjti studim zbuloi, gjithashtu, se aftësia e trupit për të përthithur hekurin mund të përgjysmohet kur vakti përmban 165 miligramë kalcium, gati sa një fetë djathë. Nga ana tjetër, studiues të tjerë shqyrtuan shumë studime të ndryshme që u bënë gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe nuk zbuluan se kalciumi kishte një ndikim aq të madh në përthithjen e hekurit.

Pijet që përmbajnë polifenol ose taninë, si kafeja dhe çaji, mund ta bëjnë më të vështirë për trupin tuaj të përthithë hekur nëse i pini ato në të njëjtën kohë kur hani. Efekti mund të pakësohet duke i konsumuar këto pije midis vakteve në vend të konsumimit bashkë me to.

Mjekime të caktuara mund ta vështirësojnë përthithjen e hekurit, ndërsa të tjera mund të bëhen më pak efektive kur ndërveprojnë me të. Për shembull, mjeku juaj mund t’ju kërkojë të prisni të paktën 2 orë para se të merrni ilaçet për tiroiden, pasi konsumoni ushqime me hekur.

Këshilla lidhur me gatimin që e rrisin përbërjen e hekurit në vaktin tuaj:

  • Zgjidhni enët e gatimit me kujdes: Disa kërkime kanë treguar se të gatuarit e mishit ose perimeve në një enë gatimi me përbërje hekuri mund të ndihmojë rritjen e përbërjes së hekurit.
  • Reduktimi i kohës së gatimit: Pa bërë kompromise me cilësinë e ushqimit, përpiquni të gatuani ushqimin në afat kohor sa më të shkurtër që të ruhen vlerat ushqimore.
  • Shtoni qitro: Acidi i qitros mund të nxisë marrjen e hekurit nga trupi juaj. Provoni të shtrydhni pak lëng limoni tek bifteku juaj i pjekur para se ta hani.

Kij në konsideratë:

Nëse jeni duke konsumuar shumë hekur, nëpërmjet dietës, suplementeve ose të dyjave, mund të jeni në rrezik për mbingarkesë hekuri. Rrallëherë, mbidoza e suplementeve të hekurit ka çuar në toksicitet. Megjithatë, kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë nëse fëmijët gëlltisin pilula hekuri të menduara për të rriturit. Nëse merrni suplemente hekuri, sigurohuni që ato të ruhen në mënyrë të sigurt.

Trupi juaj gjithashtu mund të ketë shumë hekur për shkak të hemokromatozës së trashëguar. Kjo përfshin ndryshime gjenetike që e bëjnë trupin tuaj të mos jetë në gjendje të rregullojë se sa hekur ka në gjakun tuaj. Ndonëse mund të fillosh një dietë për aneminë, sepse niveli i hekurit është tepër i ulët, hemokromatoza e trashëguar mund të bëjë që nivelet e tua të hekurit të bëhen më pas tepër të larta.

Ndërsa jeni duke marrë suplemente hekuri ose vitaminash, lajmëroni mjekun tuaj nëse përjetoni ndonjë shenjë ose simptomë të mbingarkesës së hekurit ose hemochromatozës, të tilla si:

•       Dhimbje trupi

•       Lodhje kronike

•       Nxirje lëkure

•       Mosfunksionim erektil

•       Probleme me fertilitetin

Këshilla:

Nëse jeni anemik për shkak të mungesës së hekurit, ndoshta duhet të bëni ndryshime në dietën tuaj. Ngrënia e ushqimeve më të pasura me hekur ose kufizimi i ushqimeve që mund të pengojnë përthithjen e hekurit janë dy mënyra që mjeku juaj mund të sugjerojë. Mund t’ju duhet të merrni suplemente hekuri ose të shtoni vitamina dhe minerale të tjera që e ndihmojnë trupin tuaj të përdorë hekur, si acid folik, vitaminë B12 dhe vitaminë C.

Nëse jeni në një gjendje mjekësore të caktuar ose keni faktorë rreziku si për shembull të mund jeni shtatzënë, mund të hani një dietë vegjetariane ose vegane, ose të keni sëmundje autoimune, mund të jeni më të prirur të bëheni anemikë. Nëse anemia juaj është e rëndë ose nuk reagon ndaj ndryshimeve në dietën tuaj, mund t’ju duhet të bëni transfuzion gjaku ose të merrni infuzione hekuri për të rivendosur nivelin e tij në trup në normalitet.

Burimi: Anemia Diet: What to Eat for Better Management (verywellhealth.com)

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar24 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar24 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix24 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook