Lidhu me ne

Kritike

Është vjedhja e zgjedhjeve o budalla, jo opozita

Nga Agim Nesho

Është vjedhja e zgjedhjeve o budalla, jo opozita

Ka kohë që opinioni publik në Shqipëri po reagon me forcë për një situatë të padurueshme, problematike që mazhoranca socialiste dhe Edi Rama po e çojnë vendin. Të gjithë e kuptojnë që ky regjim kleptokratik – hajdut ështëi lidhur vetëm me interesat e një klike të përzgjedhur nga Rilindja dhe po e largon vendin nga perspektiva e tij europiane dhe perëndimore.

Në këtë diskutim të gjerë, ku duket qartë një pakënaqësi shpërthyese, janë disa faktorë të cilët nuk bëjnë të mundur ndryshimin e situatës dhe rikthimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri:  

Së pari, largimi në masë i shqiptarëve në emigracion dëshpërimisht duke mos gjetur të ardhmen e tyre në Shqipëri. Largimi në masë të madhe i të rinjve, i familjeve, i intelektualëve dhe shtresës së mesme ka bërë të mundur që në elektoratin e mbetur kanë mbetur pensionistët – mbi 600, 000 – si dhe administrata publike, e cila dekadën e fundit është kthyer në një makineri e përdorur nga mazhoranca për të fituar zgjedhjet. Presioni i patronazhistëve është elementi i kontrollit dhe dhunës ndaj punonjësve të administratës.

Së dyti, regjimi i Rilindjes ka kapur shtetin, dhe ka prishur të gjitha balancat e pushtetit në Shqipëri duke kapur fatkeqësisht dhe një segment të gjerë të drejtësisë që duhet të ishte e pavarur. Kjo drejtësi e munguar sjell jo vetëm dëshpërim në një shoqëri që është e paaftë të ndryshojë perspektivën e vendit të saj. Për më tepër, drejtësia përdoret për të përçarë opozitën, marrë vulën, fondet, etj., për ti shërbyer interesave të klikës në pushtet.

Së treti, ky regjim mbahet vetëm me propagandë dhe dizinformim. Një makineri e plotë, e madhe dhe e frikshme përpiqet të çorientojë opinionin publik dhe të sjellë konfuzion tek njerëzit e thjeshtë dhe të ndershëm. Ata sulmojnë çdo iniciativë të opozitës, përfaqësuesit e tyre me integritet dhe që nuk blihen, duke promovuar elemente të rinj dhe pa eksperiencë, që Rilindja mendon se mund të bashkëpunojë me të gjitha format me ta.

Qëllimi kryesor i gjithë kësaj fushate propagandistike ka qenë goditja e liderëve historikë të tranzicionit shqiptar, si Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke hedhur baltë dhe fabrikuar fakte të rreme për të krijuar konfuzion tek opinion publik.

Falsifikimi i fakteve, rikthimi i gjithë legjendave dhe përpunimi i fakteve nga elemente të korruptuar dhe të drejtuar për interesat e partisë në pushtet, përpiqen me çdo kusht që të mbajnë në pushtet një regjim të inkriminuar dhe të kalbur si ai i Rilindjes që tashmë është diskretituar me afera korruptive si afera e inceneratorëve, afera e Portit të Durrësit, partneritetet me shoqëritë private dhe gjithë tenderat që favorizojnë klientelën e pushtetit.

Liderët dhe opozita nuk mund të zgjidhen dhe manipulohen nga mazhoranca e korruptuar. Ata nuk përcaktohen nga mosha apo nga ‘direktivat nga jashtë’ por janë udhëheqës që formohen në aksionin politik, nuk kompromentohen dhe kanë vizion për të ardhmen.

Ideja që ky regjim nuk rrëzohet se nuk ka një opozitë të aftë dhe të besueshme është vetëm produkt i makinerisë propagandistike të autokratit Edi Rama. Kjo duhet demaskuar deri në fund se sjell si rezultat humbjen e kohës. Rama kërkon të shpëtojë përgjegjësinë e tij dhe llogaridhënien përpara popullit.


Së katërti, regjimi autokrat i Edi Ramës, problemet që lidhen me drogën dhe kanabizimin e vendit, vjedhjet monstruoze, janë bërë të mundura edhe për arsye se ky regjim ka gjetur përkrahjen e elementeve të kompromentuar të cilët për arsye lobizmi apo projektesh kanë përkrahur një regjim jo popullor dhe autokratik.

Në këtë kategori janë diplomatë që promovojnë karrierën e tyre për momentin pa menduar për faktin e Shqipërisë, financierë që duan të fitojnë nga destabilizimi i rajonit, si dhe ish-politikanë të lartë si Tony Blair që nuk ngopet me fondet që vijnë nga vende të varfra që abuzohen nga pushtetarët autokratë.

Pra të gjitha këta faktorë kanë influencuar dhe influencojnë në mbajtjen e një regjimi të panjohur më parë nga shqiptarët në historinë 110-vjeçare të shtetit shqiptar, jo se opozita është e paaftë, nuk ka liderë apo mungesë vizioni për të marrë përgjegjësitë përpara vendit.

Problemi i Shqipërisë është kapja e shtetit dhe vjedhja e votës duke manipuluar sistemin zgjedhor. Sot Shqipëria ka opozitë, madje shumë të fortë në demaskimin e këtij regjimi.

Ajo qëi mungon Shqipërisë është legjitimiteti i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira. Prandaj mbizotëron vetëm zëri i patronazhistëve dhe propagandës.

Mbrojtja e institucionit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme i takon popullit shqiptar,  institucioneve ndërkombëtare garante për demokracinë dhe opozitës. Kjo është beteja jonë e ardhshme.

Libri i zi me faktet e pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit është libri që çdokush duhet ta bëjë të njohur në ambientet ku jeton dhe punon.

Shqiptarët duhet të publikojnë dhe shkruajnë në shtypin ndërkombëtar në mënyrë masive për të treguar se për zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk ka kompromis.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar12 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar12 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet12 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix13 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore13 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook