Lidhu me ne

Kryesore

Çmimet globale të ushqimeve shënojnë rënie gjatë gushtit, po në Shqipëri pse nuk ndryshojnë?

Çmimet globale të ushqimeve shënojnë rënie gjatëEdi Rama

Sipas raportit të INSTAT, ushqimet për familjet shqiptare vijojnë të jenë të shtrenjta, edhe pse ritmi i shtrenjtimit është më i ngadaltë se në muajt e shkuar.

Në muajin gusht, çmimet globale të ushqimeve ranë për 2,1 për qind në krahasim me muajin paraprak.

Sipas njoftimit të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), çmimet e drithërave ranë me 0,7 për qind, ndërsa çmimet e grurit ranë me 3,8 për qind për shkak të “disponueshmërisë më të lartë sezonale nga korrjet e vazhdueshme në disa eksportues kryesorë në hemisferën veriore”.

Rritja e stoqeve ndikoi në uljen e çmimeve botërore të produkteve ushqimore në gusht, përveç orizit dhe sheqerit.

Indeksi i FAO-s i çmimeve botërore të produkteve ushqimore, i cili në baza mujore monitoron ndryshimet në çmimet botërore të produkteve ushqimore që tregtohen në nivel global, shënoi mesatarisht 121,4 pikë në gusht, që është 2,1 për qind më pak krahasuar me korrikun dhe 24 për qind më pak se rekordi i arritur në mars 2022, shkruan  “Bloomberg”.

Çmimet e vajit të perimeve ranë 3.1 për qind në gusht, duke përmbysur pjesërisht një rritje të madhe prej 12.1 për qind në korrik dhe çmimet globale të vajit të lulediellit ranë gati tetë për qind gjatë muajit.

Kjo, pasi kërkesa globale për importe u dobësua dhe oferta në rritje e eksportuesve të mëdhenj.

Çmimet botërore të vajit të sojës ranë për shkak të kushteve të përmirësuara për prodhimin e sojës në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimet e vajit të palmës ranë mesatarisht për shkak të rritjes sezonale të prodhimit në vendet e Azisë Juglindore.

Vlera e indeksit të çmimeve për drithërat u ul me 0,7 për qind në krahasim me korrikun, dhe çmimet botërore të grurit ranë me 3,8 për qind në gusht për shkak të rritjes së disponueshmërisë nga eksportuesit kryesorë, ndërsa drithërat e tjerë ndërkombëtarë ranë me 3,4 për qind për shkak të stoqeve të mëdha botërore të misrit nga korrja rekord në Brazil dhe korrja e fundit në SHBA.

Në të kundërt, vlera e indeksit të çmimeve të orizit u rrit 9.8 për qind nga korriku për të arritur një nivel nominal 15-vjeçar, duke reflektuar ndryshimet në treg pas ndalimit të eksporteve të orizit të bardhë indian nga India, eksportuesi kryesor në botë i orizit.

Pasiguria mbi kohëzgjatjen e ndalimit dhe shqetësimet rreth kufizimeve të eksportit kanë bërë që aktorët e zinxhirit të furnizimit të mbajnë stoqet, të rinegociojnë kontratat ose të ndalojnë ofertat e çmimeve, duke kufizuar tregtinë në vëllime të vogla dhe shitjet e parakontraktuara.

Vlera e indeksit të çmimeve të qumështit u ul me katër për qind krahasuar me korrikun, e udhëhequr nga çmimet globale të qumështit pluhur dhe furnizimet e bollshme nga Oqeania.

Çmimet botërore të gjalpit dhe djathit ranë gjithashtu, pjesërisht për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm të tregut lidhur me pushimet verore në Evropë.

Çmimet e mishit në botë ranë me 3.0 për qind, çmimet botërore të mishit të deles ranë më së shumti, për shkak të rritjes së disponueshmërisë së eksporteve kryesisht nga Australia dhe kërkesës së dobët nga Kina, si dhe stoqet e mëdha ndikuan në rënien e çmimeve të mishit të derrit, shpendëve dhe viçit.

Siç thuhet, vlera e indeksit botëror të çmimit të sheqerit është rritur me 1.3 për qind në krahasim me korrikun, ndërsa në gusht është rritur mesatarisht 34.1 për qind më shumë se vlera e një viti më parë.

Rritja u nxit kryesisht nga shqetësimet e shtuara mbi ndikimin e fenomenit El Nino në kulturat e kallamsheqerit, së bashku me reshjet nën mesataren në gusht dhe kushtet e motit të thatë në Tajlandë.

Moti ekstrem po prek një shumëllojshmëri të kulturave bujqësore dhe inflacioni i ushqimeve gjithashtu mbetet i lartë në shumë vende për shkak të kostove të larta të energjisë dhe punës. Indeksi i çmimeve të ushqimit të OKB-së pasqyron kostot për mallrat e tregtuara ndërkombëtarisht dhe jo çmimet e shitjes me pakicë.

Çmimet e qumështit, vajit vegjetal dhe mishit ranë të paktën 3% muajin e kaluar, tha FAO. Matja e kostove të drithit ra gjithashtu, nën presionin e një korrje rekord të misrit brazilian. 

Ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri.

Inflacioni në muajin gusht shënoi nivelin më të ulët që nga nisja e luftës në Ukrainë, duke zbritur në 4.%.

Në të njëjtin muaj të një viti më parë, ky tregues që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit ishte 8%.

Megjithatë, sipas raportit të INSTAT, ushqimet për familjet shqiptare vijojnë të jenë të shtrenjta, edhe pse ritmi i shtrenjtimit është më i ngadaltë se në muajt e shkuar.

Po ashtu, më shtrenjtë qytetarët po paguajnë edhe për shërbimet në kafe e restorante, ndërsa në raport me një vit më parë, ulja e karburanteve ka vijuar.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix16 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix16 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix16 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix16 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix16 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix16 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix16 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix16 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar16 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook