Lidhu me ne

Kryesore

Pse SPAK duhet të merret me aferën McGonigal?

Nga ELVI FUNDO

Pse SPAK duhet të merret me aferën McGonigal?

Sipas mediave në SHBA, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar akuzat.

Ai ka bashkëpunuar me drejtësinë, duke pranuar se ka marrë para nga shtetas shqiptarë, të cilët sipas hetimit të publikuar referohen si “Personi A” dhe “Personi B”.

Ish-shefi i kundërzbulimit në FBI ka pranuar që paratë i mori për të lobuar kundër opozitës apo për të hapur hetime për burimin e parave të krimit për pagesa që kishte bërë në SHBA Lulzim Basha, në një total prej rreth 1.025.000 dollarë.

Pagesat kishin qëllim daljen në foto me presidentin Donald Trump.

Këtë fakt të Lulzim Bashës nuk e ka zbuluar McGonigal. Ky fakt del nga deklarimet zyrtare që ka bërë Nick Muzin, lobisti amerikan të cilin pagoi Lulzim Basha dhe i cili bëri deklarimet e tij në Departamentin e Drejtësisë.

Në SHBA flitet për korrupsion dhe ish-zyrtari amerikan ka berë marrveshjen duke kalkuluar edhe dënimin si pasojë e marrveshjes. Kjo natyrë marrveshjesh nënkupton nevojën që kanë institucionet amerikane dhe përpjekjen e tyre që të ruajnë imazhin e FBI-së, por nga ajo marrveshje mbetet fakti që ish- zv.kreu i FBI-së, pra McGonigal ka pranuar se është korruptuar nga dy shtetas shqiptarë, ka marrë para nga njëri prej tyre e kështu me radhë.

Është fakt që McGonigal është paguar, pra përdorur me pagesë kundër opozitës. Por ti bëjmë të dy arsyetimet pa i ndarë dhe paralelisht.

Lulzim Basha në këtë histori nuk është i pafajshëm!

McGonigal është korruptuar nga zyrtarët shqiptarë, por Lulzim Basha e ka bërë krimin e tij dhe megjithëse i hetuar një herë si kryetari i partisë që nuk kishte deklaruar në KQZ shpenzimet, ende sot e kësaj dite as ai as të tjerë nuk janë hetuar ende dhe nuk është zbardhur nga kanë ardhur lekët, paratë, dollarët që Lulzim Basha pagoi Nick Muzinin.

SPAK duhet ta hetojë dhe të hapë një çështje në lidhje me McGonigal.

Lind pyetja: Çfarë duhet të hetojë SPAK?

SPAK duhet të hetojë, jo a u paguan apo jo para, por:

– Kush dhe pse e ka paguar McGonigal për të punuar kundër opozitës?

-Cila janë lidhjet politike të tij dhe çfarë kanë përfituar në Shqipëri McGonigal apo zyrtarët dhe individët që kanë paguar këtë të fundit?
Sepse këtu kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni dhe SPAK duhet ta hetojë.

-A ka përfituar Afron Neza diçka në Shqipëri, në këmbim të parave që i ka kaluar për McGonigal?

Pra, cili është përfitimi që ka marrë për shërbimin që ka bërë ndaj Partisë Socialiste apo Qeverisë shqiptare?

Cili është roli i Dorian Duçkës dhe deri ku shkon korrupsioni me Mcgonigal?

Cilat janë përfitimet për shërbimet që ka bërë Duçka?

Nga SPAK duhet hetuar korrupsioni i pranuar nga McGonigal në SHBA për pjesën që i takon shtetasve shqiptarë të përfshire në aferë si dhe për shpërblimet e ofruara në vendin tonë.

SPAK duhet të hetojë nëse puset e naftës për të cilat ka akuza publike, janë të vërteta ose jo.

A ka përfituar Agron Neza? Apo më keq akoma, a kanë përfituar shtetas rusë nga shkëmbimi i favoreve që nisën me transfertat e Nezës për McGonigal?

Çfarë i lidh këta të fundit me shfaqjet që kanë me Damian Gjiknurin, me zyrtarë të lartë të PS-së? Si qëndron e vërteta?

Këtë duhet ta hetojë SPAK.

Që kemi pasur një rast korrupsioni të McGonigal, këtë na e tregoi hetimi i bërë në SHBA, ku flitet dhe pranohet edhe korrupsioni. Ajo që duhet të hetohet është korrupsioni që ka ndodhur në Shqipëri, korrupsioni që ka ndodhur nga bashkëpunimi me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, korrupsioni që ka ndodhur me zyrtarët e shtetit shqiptar. Dhe këtë duhet ta hetojë SPAK-u.

Dhe bashkë me çështjen McGonigal duhet hapur edhe çështja e pagesave që ka kryer Lulzim Basha.

Kjo sepse dosja është pushuar me kërkesë të prokurorëve sepse nuk u gjet burimi i të ardhurave që kishte Lulzim Basha për të paguar 1.025.000 dollarë për të bërë një foto me Donald Trump.
Ashtu siç i kishte deklaruar në SHBA Nick Muzin, ashtu edhe Lulzim Basha duhet t’i deklaronte në Shqipëri, tha prokuroria në atë kohë, por çështja u pushua.

Sot jemi përballë fakteve dhe provave të reja. Ka pasur korrupsion dhe këtë na e thonë institucionet e SHBA-ve, të cilat e kanë kapur zyrtarin e tyre.

Tashmë na duhet që paralel me hetimin për korrupsionin e McGonigal në Shqipëri, prokurorët të rihapin çështjen e fondeve, ku i gjeti paratë Lulzim Basha për të bërë foton me Donald Trump?

Janë 1.025.000 dollarë ende të pasqaruara. Këtu fillon dhe mbaron edhe debati politik dhe këtu fillon drejtësia. Lulzim Basha nuk mund të dali si heroi që paska vuajtur pasojat e një lobimi korruptiv. Ai lobim korruptiv e kishte fitoren në xhep sepse “lobuesit” mund të provonin lehtësisht që Lulzim Basha kishte nxjerrë nga xhepi mbi 1 milion dollarë por foto reklame personale.

Pra, duhet drejtësi nga njera anë për korrupsionin e njerëzve që kanë paguar McGonigal, përfitimet e tyre dhe abuzimin që mund të jetë bërë apo përfitimet që ata mund të kenë marrë nga Qeveria shqiptare. Nga ana tjetër, zbardhja se nga erdhën 1.025.000 dollarët e Lulzim Bashës.

Të dyja këto klasifikohen si korrupsion i zyrtarëve të lartë dhe, politikanëve ndaj duhet të hetohen nga SPAK.

Drejtësia shqiptare, nuk mund të mbyllë sytë, nuk mund të mbyllë veshët përballë të vërtetave që po thuhen publikisht, jo vetëm nga drejtësia e SHBA-së, por edhe në intitucionet më të larta të atij vendi, deri në Kongresin dhe Senatin amerikan, ku po kërkohet hetim i plotë i këtij rasti korrupsiv, ndërsa në Shqipëri po heshtin dhe nuk po heton askush korrupsionin me McGonigal, i cili u pagua për të kryer hetime dhe për të gjetur se cili ishte burimi i parave të Lulzim Bashës, të cilat ishin deklaruar në SHBA nga Nick Muzin.

Në Shqipëri SPAK duhet të hapë dosjen, të zbardhë korrupsionin, të zbulojë të vërtetat, pasi korrupsioni nuk është kryer vetëm në SHBA, paratë janë paguar nga shqiptarët, të cilët sipas vetëdeklarimeve të McGonigal dhe institucioneve ligjzbatuese amerikane, kanë pasur përfitime dhe lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë./ CNA

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook