Lidhu me ne

Radar

Mcgonigal zbuloi blofin e dëshpëruar të opozitës


Nga Endri Tafani

Ishte evidente nga materialet e dosjes McGonigal që nuk mund të kishte dënim apo akuzë penale ndaj Ramës. Mjaftonin pak njohuri juridike dhe politike dhe të kontekstit historik ku jetojmë për ta kuptuar këtë gjë. Nuk kishte prova që e implikonin direkt, nuk ishte në interesin e McGonigal të pohonte që Kryeministri shqiptar kishte ndërhyrë tek FBI (pse të hante dënime shtesë, kur provat ishin të paqarta?!), nuk kishte interes vetë në SHBA për ta ndjekur më tej. Në fund të fundit në vetë SHBA ekzekutivi e ka përdorur shpesh FBI, për të sulmuar kundërshtarët politikë, rasti i Trump është ai më i fundit në një listë të gjatë. Dhe nëse ka patur rrudhje turinjsh nuk ka patur ndonjë indinjatë. Kështu kanë ardhur kohët. Morali është lënë jashtë portës.

Siç thashë, mjaftonin pak njohuri juridike dhe politike, por si dhe pak njohuri për kohën dhe moralin ku jetojmë, për ta kuptuar që më parë këtë gjë.

Opozita me të drejtë insistonte tek një “lojë e ndyrë” e Ramës. Pavarsisht shfajesimeve të Ramës shumë shqiptarë è kanë të qartë apo e kanë krijuar tashmë si ide që Rama është përfshirë aty. Opozita duhet të ndalonte aty.

Problemi është që opozita vazhdonte më tej duke pretenduar që Rama do dënohej, në SHBA është bërë nami në opinionin publik dhe të gjithë mbanin në gojë çështjen McGonigal.

Ndërkohë nën zë u thuhej militantëve “Rama iku tani, do e heqin amerikanet, i ka orët e numëruara”.

Nuk kishte asnjë gjë me larg të vërtetës dhe patetike se këto qëndrime të opozitës.

Çfarë mund të kuptohet nga kjo është se opozita ose nuk ka njohuri juridike apo politike dhe kohës ku jetojmë, ose është një mashtruese ordinere që insistonte në gjëra që dihej që nuk do ndodhnin, në kuadër të “ngritjes së frymës tek militantët”. Të dyja janë të rënda.

E keqja tjetër është që ky rast tregon që dhe vetë opozita ka humbur besimin në forcat e saj dhe pret një zgjidhje mekanike nga jashtë “për të hequr Ramën”.

Një shpjegim shtesë për një pjesë të opozitës mund të jetë fakti që vetë Berisha që e ndjen veten të sulmuar padrejtësisht me sanksione “nongrata” insistonte tek ky rast për të treguar që ky sanksion është vendosur në mënyrë abuzive dhe rasti MczGonigal e vërtetonte. Por dhe vetë Berisha duhet të ndalonte aty. Vazhdimi dhe insistimi në ekzagjerime të tipit “çudirat që do dilnin nga gjyqi në SHBA, opinioni publik amerikan që ziente kundër Rames, fajësia e qartë me prova e Rames, dënimet penale që do vinin” etj etj shpjegohet po me të njëjtën gjë si me sipër ose nuk ia ka haberin me politikës dhe kohës ku jetojmë ose mashtron për konsum të brendshëm por të përfshirë në këtë rast me interes personal.

Siç thashë dhe më sipër, e gjithë opozita ishte ose injorante ose mashtrues në ekzagjerime e veta, por ironikisht nga të gjithë palët e opozitës vetëm Berisha ka një justifikim interesi personal në këto qëndrime.

Të paktën ai di të bëjë lojë për veten e vet, plus “i jep zemër militantëve” ndërsa pjesa tjetër e opozitës ngel tek pjesa “u jep zemër militantëve”.

Por gjithsesi veçanëria mbaron këtu.

Kjo politikë padije apo mashtrimi “t’u jepet zemër militantëve” pasi vetë opozita e ndjen veten të pafuqishme për të hedhur Ramën, tregon që duhet një Lidership i ri në opozitë me njohuri politike dhe mentalitet tjetër nga ai që mbizotëron sot aty.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook