Lidhu me ne

Radar

Takimi i fshehtë në New York, Berisha tregon se “ç’gatuan” dyshja Rama-Vuçiç ndaj Kurtit

Takimi i fshehtë në New York, Berisha tregon se

Sali Berisha ka folur për një takim të fshehtë mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij u bë në dëm të kryeministrit Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Berisha tha se Rama e ka konsideruar Kurtin si njeri të demonizuar nga ndërkombëtarët dhe kërkonte bashkë me Vuçiç të justifikonte sulmin e serbëve.

“Ai kalkuloi keq. Ai kishte bërë një takim të fshehtë, sipas burimeve, me Edi Ramën, në Nju Jork dhe ai e konsideronte se Albin Kurti ishte njeriu i demonizuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai mashtrimet e tij, të turpshme, të krijuara në një mit dhe aspak një realitet, të terrorit që ushtrohet gjoja ndaj serbëve në komunat e veriut nga qeveria e Kosovës, që është absolutisht gënjeshtër, kanë zënë vend dhe në një farë mënyre sipas tij do të justifikonin para komunitetit ndërkombëtar këtë rebelim të serbëve të veriut të organizuar nga Beogradi”, deklaroi Berisha.

Berisha rendit edhe arsyen që sipas tij konfirmojnë bashkëpunimin e Ramës me presidentin serb.

“Ai kurrë nuk e cilësoi akt terrorist sulmin dhe vrasjes e oficerit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Së dyti nuk citoi ndonjëherë Beogradin apo Vuçiç si organizator i këtij akti. Së treti, arriti gjer në cinizmin më ekstrem, nuk shprehu ngushëllime për familjen Bonjaku dhe forcat e Policisë së Kosovës. Së fundmi, më e rëndësishmja kërkoi me urgjencë vendosjen e komunave të veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR. Ishte skenar i bashkërenduar në skenarin e fshehtë në Nju Jork”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook