Lidhu me ne

Kritike

Lubonja:Rama i rrezikshëm

maxresdefault

Lubonja: Rama i sëmurë dhe i rrezikshëm, nuk i duhet lënë në dorë as familja e tij, jo shteti

Gazetari Fatos Lubonja i ka parë sot qëndrimet e deputetit socialist Ben Blushi si një test domethënës për të shpjeguar atë që po ndodh me kryeministrin e vendit. Duke ngritur disa pyetje logjike, Lubonja, në një shkrim për “Panorama”, hamendëson: Pse Edi Rama nuk pranon të bëhen zgjedhje sipas statutit? Pse ai i trmbet garës për kreun e PS-së?

Dhe këtyre pikëpyetjeve ai u jep përgjigjen duke thënë se kundërshtimi i Ramës për të zbatuar rregullin shpreh gjendjen e tij mendore, se ai është sa rrjedhojë e delirit të madhështisë (që megjithëse e di se do të fitojë, nuk duron dot një shumicë të vogël që të kundërshtojë) po aq edhe me maninë e persekutimit (që imagjinon njjerzit që do të komplotojnë kundër tij).

Dhe konkludon Lubonja, një njeriu me këto simptoma nuk i duhet lënë në dorë as familja e tij dhe jo më drejtimi i partisë më të madhe dhe i shtetit.

Pasi analizon Ramën, Lubonja kalon në sitë edhe gjendjen mendore të udhëheqësisë socialiste që duket e paaftë për të reaguar ndaj delireve të një kryeministri të sëmurë.

Po në këtë shkrim Lubonja ndalet edhe në mënyrën se si e kanë trajtuar mediat konfliktin Blushi Rama. “Kanë dalë (pak) gazetarë që i japin të drejtë, dhe (shumë) gazetarë, drejtues dhe militantë të PS-së, që kundërvihen. Në debatet që po zhvillohen midis tyre, shumica merren me argumentet se pse ka të drejtë Blushi apo pse ka të drejtë Rama.

Të parët i referohen statutit, demokracisë në parti, faktit se kjo parti ka pasur zgjedhje në kohën e Nanos, kurse të dytët, argumentit se kjo zgjedhje është e panevojshme, pasi Rama është fitues i zgjedhjeve të mëdha”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook