Lidhu me ne

Kryesore

Përgjimet dhe shantazhet, biznesi më i përhapur brenda oktapodit Rilindje!

Shkruar nga Klodian TomorriPërgjimet dhe shantazhet, biznesi më i përhapur brenda oktapoditRama dhe Rilindja

Xhovani Falkone dikur pati thënë si mund të shmangim të flasim për shtetin nëse flitet për mafian. Pra mafia është shteti. Ose shteti është mafia. Tashmë kjo po u bëhet gjithmonë e më qartë të gjithë shqiptarëve. Rilindja është një Oktapod.

Menjëherë sapo Taulant Balla u emërua ministër i brendshëm, një nga vendimet e para që mori ishte shkarkimi i shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri. Zoti Balla kishte arsye të forta për ta shkarkuar Bistrin, të cilat do të zbuloheshin vetëm pak ditë më vonë.

Pasi ish shefi i operacionales u arrestua nga SPAK për përfshirje në grup kriminal në të ashtuquajturën dosja Metamorfoza, në media rrodhi një tjetër lajm tronditës. Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte kallëzuar në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi ishte zbuluar se në këtë strukturë përdorej një linjë e paligjshme përgjimi.

Linja ishte ngritur nga vet zoti Bistri për të përgjuar eksponentë të lartë të qeverisë dhe biznesit. Mes tyre Arben Ahmetajn, biznesmenin Irfan Hysenbelliu dhe vet Taulant Ballën. Përgjimet kryheshin për llogari të një figure tjetër të lartë të maxhorancës, që aktualisht është një nga tre njerëzit me të pushtetshëm të Shqipërisë.

Përgjimet e rivalëve brenda llojit për ta përforur informacionin si shantazh apo për të ngjitur shkallët e hierarkisë janë karakteristikë tipike e organizatave mafioze. Por jo e vetmja.

Në shtator të vitit 2019, Top Channel sajoi në programin e vet investigativ Top Story një emision që godiste Ditmir Bushatin për pasaportat diplomatike. Disa muaj më parë në të njëtin emision ishte goditur Fatmir Xhafa, Niko Peleshi dhe Taulant Balla.

Kohë më vonë filluan të dilnin në sipërfaqe intrigat pas emisioneve. Pasi qeveria udhëroi prishjen e Prestige Resort, Irfan Hysenbelliu deklaroi publikisht se kryeministri i kishte kërkuar të godiste një nga ministrat e tij të jashtëm. Bëhej fjalë pikërisht për Ditmir Bushatin. Por ajo që me sa duket nuk u realizua në Neës 24, u sajua me pasaporta në Top Story.

Arben Ahmetaj deklaroi një ditë më parë në intervistën e tij për Çim Pekën se të gjitha emisionet që godisnin figurat e maxhorancës porositeshin nga e njëjta dorë. Nga udhëheqësi i partisë. Në fakt, konfidencialisht këtë e thonë të gjithë të prekurit. Por kjo ishte e parë që u tha publikisht.

Përgjimet dhe shantazhet janë një biznes gjerësisht i përhapur brenda Rilindjes. Në të gjitha sferat. Brenda dhe jashtë llojit. Pak ditë më parë, një drejtor i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës ka darkuar me një gazetar. I pranishëm në darkë ka qenë dhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit. Aty është përgatitur terreni për të shantazhuar një prokuror të SPAK, i cili po heton një dosje sensitive.

Hetimi është për një kompani, e cila ka ndërruar disa herë pronësi dhe emër. E denoncuar për herë të parë publikisht nga Belind Këlliçi, kompania aktualisht mban akronimin 5D, që disa e përkthejnë si 5 drejtorët.

Kjo kompani nga hiçi u shndërrua në një nënkontraktor miliona eurosh i Bashkisë së Tiranës dhe disa nga adresat e saj përkojnë me bizneset e drejtorëve të rëndësishëm në bashki.

Xhovani Falkone dikur pati thënë si mund të shmangim të flasim për shtetin nëse flitet për mafian. Pra mafia është shteti. Ose shteti është mafia. Tashmë kjo po u bëhet gjithmonë e më qartë të gjithë shqiptarëve. Rilindja është një Oktapod. Por dje për herë të parë dikush e theu Kodin e Heshtjes. Mafia është një fenomen human. Dhe ashtu si çdo fenomen njerëzor ka një cikël me fillim dhe fund. Shpresa e vetme është që fundi i saj të mos përkojë me fundin e Shqipërisë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook