Lidhu me ne

Temporal

Shpallja “armik i popullit” i gomarit që del në televizion dhe zbavit disa të ngjashëm të tij

Ardian NdrecaShpallja “armik i popullit” i gomarit që del në televizionArdian Ndreca

A mund të gjobitet apo të dënohet dikush që mendon dhe e shpreh publikisht se toka asht e sheshtë apo që kundërshton vlerën e ligjeve të Newton-it?! E pra janë ligje që kanë nji statut epistemologjik solid. Aq ma tepër dikush që pohon marrina në lidhje me historinë e gjuhës dhe kulturës sonë, të vërtetat e të cilave kanë nji statut tjetër në krahasim me ligjet e natyrës!

Hapsina publike kudo asht e mbushun me sharlatanë por asht absurditet me mendue se çeshtja e sharlatanëve mund të rregullohet me peticione, me norma apo ligje, tue qenë se këto të fundit nuk janë në gjendje me ba mrekullina. Edhe po u miratue nji normë, nji dekret apo rregullore (përfytyroj ndërkaq fytyra të çmerituna në Strasburg), sharlatanët të nesërmen do të zgjoheshin nga gjumi po me të njejtin zell dhe do të zhvendoseshin në nji hapsinë tjetër publike.

Mandej nuk e di sesa do t’i vlente shkencës së vërtetë shpallja “anmik i popullit” i nji gomari me zile që del në televizion dhe zbavitë disa të ngjashëm të tij!

Ndokush kujton se përjashtimi nga hapsina publike i sharlatanëve i zgjidh problemet, kjo ngjet nga që tek ne gjuha e forcës asht ende mikluese, por do të ishte ma mirë me pyet veten pse ka kaq shumë (aq sa janë) që i ndiejnë dhe i vehen mbrapa sharlatanëve!

Për dekada asht ba sehir ndërsa arsimi i ulët dhe i mesëm publik shkatrrohej me themel, kurse ai i nalti, në vend që të ecte me ritmet e duhuna shpërfytyrohej në kioska ambulante që shtypin diploma, e në ato kioska ke mujtë me gjetë jo pak sqimatarë të shkencës tue nënshkrue në bordero.

Kemi krijue nji sistem të kalbun arsimor që nuk i reziston dot sfidave të kohës, kemi krijue nji shoqni me nji kulturë aq të ulët sa që trembet edhe prej tre-katër tekahytash të ndërkryem. Ata që gjejnë strehë në asi teorinash kallpe e bajnë ma së shumti për shkak të sensit të inferioritetit që rrjedh prej mjerimit të së përditshmes, prej frustrimit që ka prodhue dhe prodhon klasa politike e këtyne dekadave, pa u kujtue se teorina të atilla e bajnë qesharak kombin dhe gjuhën tonë.

Testi i fundit ndërkombëtar i “Pisa” tregoi se vendi ynë ka ramje të theksueme në arsim. Kjo ndodh pse kultura dhe arsimi nuk kanë qenë dhe nuk janë prioritet tek ne, prandaj s’duhet të çuditena nëse zbraztia dhe shkretia që ka krijue politika mbushet me sharlatanë, me injoranta dhe deliranta. I kemi në krye e mandej na duket çudi që janë edhe në bisht!

Megjithatë, edhe nëse kemi humbë betejën për dijen dhe kulturën, të paktën nuk duhet të bajmë gabimin fatal me humbë edhe tolerancën ndaj atyne që kanë rrëshqitë ose janë të ekspozuem ndaj gomarlleqeve që shprazen përnatë në televizionet shqiptare.

Askujt nuk do të duhej t’i hiqej fjala e lirë, sado e pasaktë dhe joshkencore të jetë ajo. Ndoshta do të mjaftonte që shteti shqiptar mos t’i jepte ma miliona reklama atyne televizioneve që nxjerrin në plan të parë teveqela e bihude nga mëngjesi deri në darkë, e ky fenomen do të ridimensionohej. Pellazgërinat dhe revanshizmat infantiliste janë vetëm leskrat e dukshme të inferioritetit dhe mjerimit të nji sistemi të tanë që asht ma afër përmbarimit sesa rilindjes së vet.

MË TEPËR

Sport16 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix16 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix16 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix16 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix16 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix17 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix17 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix17 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix17 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook